Flash News

KRYESORE

Nisin punimet për bypass-in e Tepelenës; Berisha: Vjedhje taze prej 22.8 mln euro e Edvin Hajdutit

Ish-kryemninistri Sali Berisha ka reaguar pas çeljes së punimeve për bypass-in e Tepelenës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se kjo është “një genjeshter me bisht dhe vjedhje taze prej 22.8 milione Euro e Edvin Hajdutit”.

“Nje genjeshter me bisht dhe vjedhje taze e Edvin Hajdutit prej 22.8 milione Euro!!!!

Sot Edvin Hajduti vizitoi baypassin e Tepelenes!

Cila eshte e verteta.

1-Segmenti i rruges qe serviret duke mashtruar si baypass nuk eshte baypass por eshte fiks ne trajektoren e rruges se meparshme.

2-ky segment eshte prokuruar si segment i rruges Levan - Tepelene qe ne vitin 2009

3-Traseja e tij perfshi ketu zgjerimin edhe me soleta mbi Vjose te nje pjese te tij te shkurter ka perfunduar para zgjedhjeve te vitit 2013 dhe kete e dine qindra e mijra udhetare qe kane bere rrugen Levan - Tepelene para dhe pas qershorit te vitit 2013.

Kjo eshte nje pafytyresi por kur nuk ke fytyre si puna e Edvin Hajdutit e fyen pafytyresine ta quash te tille.

4-Por ajo u perfundua plotesisht vetem 7 vjet me vone dhe vetem e vetem per te vjedhur 22,8 milione euro ne nje kohe qe ajo duhet te perfundonte brenda shumes se prokuruar te rruges Levan - Tepelene.

Kjo eshte nje vjedhje dhe nje genjeshter e neveritshme.

Ne foto keni Edvin Hajditin dhe Termet Peçin qe festojne perfundimin pas 7 vitesh te nje segmenti rruge 2,3 km me trase plotesisht te perfunduar para qershorit te vitit 2013.

ps: Me kete rast i them Edvin Hajdutit se projekti i Bajpassit te Tepelenes ekziston dhe sipas atij projekti rruga kalonte me ure ne anen tjeter te Vjoses dhe rikthehej ne aksin e rruges Tepelene - Memaliaj.

Projekti nuk u zbatua sepse autoritetet e Tepelenes kundershtuan me te drejte pasi e demtonte ekonomikisht qytetin e Tepelenes”, shkruan në rrjetet sociale Berisha.

Kujtojmë se, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe kryeministri Rama, të shoqëruar nga kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, kanë qenë prezent sot në çeljen e punimeve për bypass-in e Tepelenës, projekt ky i cili sipas Ramës do të lidh Tepelenën me bregdetin e jugut.

Të fundit