Jo më “shtriga kuq e zi”, si i thërret sot kryeministri Rama ministren Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ishte prezent duke shoqëruar kryeministrin Edi Rama në hapjen e bypass-it të Tepelenës, bashkë me kreun e bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi.

Gjatë prezantimit të projektit që sipas Ramës lidh Tepelenën me bregdetin e jugut, Rama kërkon ndërhyrjen e ministres për të mësuar më shumë mbi projektin në fjalë.

Rama i e thërret ministren Belinda Balluku shkurtimisht: Bela, ndërsa kjo e fundit ruan në publik relata më zyrtare, duke iu drejtuar me fjalën ‘kryeministër’.

Kujtojmë se Rama më herët e ka cilësuar Ballukun edhe si ‘shtriga kuq e zi e Aviacionit’ në ceremoninë e inaugurimit të linjës “Air Albania”.

Lexo edhe: Ministrja Balluku: Rama, person që ka zbuluar talente, vështirë të ndjekësh ritmin e tij