Flash News

KRYESORE

Një ditë pas dështimit të marrëveshjes për ‘Zgjedhoren’, Kim, Soreca dhe Norman i shkojnë Bashës në zyrë

Një ditë pas dështimit të marrëveshjes për

Një ditë pasi Këshilli Politik nuk arriti të gjejë një marrëveshje për Reformën Zgjedhore brenda afatit të paracaktuar prej palëve, 31 maj, pavarësisht inkurajimit të faktorit ndërkombëtar, ambasadorët e SHBA, BE dhe të Britanisë së Madhe sot në mesditë pritet të zhvillojnë një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Takimi mes Bashës dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim, të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca dhe atij britanik Duncan Norman pritet të zhvillohet në orën 15.00 në selinë blu.

Një ditë pas dështimit të marrëveshjes, të tre ambasadat reaguan me tone sërish inkurajuese që Këshilli Politik, punimet e të cilit janë shtyrë në një afat të pacaktuar, të vijojnë gjetjen e konsensusit pa kushte të reja për një marrëveshje të shpejtë si kusht i integrimit të vendit në BE.

Reforma Zgjedhore/ Dështimi i marrëveshjes deri në 31 maj, reagimi i fortë i Yuri Kim: Ndal vendosjes së kushteve të reja dhe të pazbatueshme

Dështimi i ‘Zgjedhores’, Soreca ultimatum Këshillit Politik: Një marrëveshje mes palëve i mundur, duhet të përfundojë tani

Pas SHBA e BE, reagon edhe ambasada britanike: Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë në vendin e parë

Të fundit