Flash News

KRYESORE

Një ditë pas dorëheqjes së Haradinajt, Rama reagon për të thirrurit në Hagë: Sfidë e papërfunduar kombëtare

Një ditë pas dorëheqjes së Haradinajt, Rama reagon për

Një ditë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, shefi i qeverisë shqiptare thyen heshtjen.

Por, ajo që ra në sy është se reagimi i Ramës nuk lidhet vetëm me ftesën nga Gjyakta Speciale për Ramush Haradinajn, por edhe ndaj Jakup Krasniqit, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në twitter, Rama i cilëson si sfida të reja për çdonjërin prej të thirrurve këto ftesa, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, shkruan Rama.

“Gënjen për t’u dukur burrë i mirë”, Përplasjet që justifikojnë heshtjen e Ramës pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt

Pas Haradianajt, Gjykata Speciale në Hagë ftesë edhe ish-kryetarit të Kuvendit

Të fundit