Flash News

KRYESORE

Një ditë pasi tërhoqi vëzhguesit për 30 qershorin, Meta takim me përfaqësuesen e KiE në Tiranë

Një ditë pasi tërhoqi vëzhguesit për 30 qershorin, Meta

Presidenti Ilir Meta sot ka pritur në takim përfaqësuesen e Këshillit të Europës, Jutta Gutzkoë, në sajë të takimeve për zgjidhjen e krizës dhe tri ditë para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi KiE ka anuluar delegacionin e vëzhguesve që do të paraqiteshin në Shqipëri për zgjedhjet vendore.

Në njoftim e një dite më parë thuhej se arsyeja e këtij vendimi është pasiguria e vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve, si dhe rreziqet e mundshme në disa zona të caktuara.

Më pas, Meta pritet të zhvilloje takime në presidencë edhe me krerët e partive të djathta mbi situatën aktuale politike në vend.

Ndërkohë, këtë mëngjes presidenti u takua edhe me kreun e PD, Lulzim Basha dhe nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili. Kreu i Shtetit i drejtoi një ftesë për dialog edhe kryeministrit Rama, por ky i fundit e refuzoi duke vijuar me axhendën e tij elektorale.

Mosnjohje e 30 qershorit? / Këshilli i Evropës tërheq vëzhguesit: “Situatë e rrezikshme”

Të fundit