Flash News

KRYESORE

Një shans i fundit për Demarkacionin

Një shans i fundit për Demarkacionin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur i bindur se Demarkacioni do të marrë fund nga mesi i javës. Edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, është shprehur optimist se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje dhe Demarkacioni do të kalojë. E nëse votimi dështon edhe gjatë kësaj jave, atëherë Kosova përfundimisht do t’i humbasë afatet për liberalizimin e vizave, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Pas tri dështimeve të njëpasnjëshme për ta kaluar Marrëveshjen e Demarkacionit, kjo javë përbën mundësinë e fundit për ta përmbyllur këtë çështje, në mënyrë që të mos humbet afati për liberalizimin e vizave. Alarmin e kanë ngritur përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës.

Megjithatë, koalicioni qeverisës ende nuk ka njoftuar mbi ndonjë konsensus të arritur me partitë e tjera, të cilat janë në kundërshtim të Demarkacionit. Koalicioni ka paralajmëruar se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje, e cila do të përmbyllë çështjen e Demarkacionit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë  se Marrëveshja e Vjenës do të votohet në mes të javës. Edhe përfaqësuesit e PDK-së janë shprehur optimistë se “nyja” e Demarkacionit do të zgjidhet brenda kësaj jave.

Të fundit