Flash News

KRYESORE

Nuk i intereson shumica e qytetarëve, por shumica e pjesëmarrësve

Nuk i intereson shumica e qytetarëve, por shumica e pjesëmarrësve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se për zgjedhjet lokale i mjafton që kandidatët për bashkitë të marrin shumicën e votave të qytetarëve pjesëmarrës, edhe nëse këta nuk përbëjnë shumicën e qytetarëve të bashkisë.

I pyetur nëse zgjedhjet lokale do të ishin moralisht të pranueshme nëse pjesëmarrja në votime do të ishte e ulët dhe nuk do të përfaqësonte shumicën e qytetarëve me të drejtë vote, Rama tha: “Përderisa nuk ka një kuorum të caktuar, është shumë e thjeshtë. Te referendumet funksionon e kundërta, që pjesëmarrja e ulët mund të rrëzojë referendumin. Në zgjedhje për dhënie mandatesh...”

Në Shqipëri nuk është caktuar një dysheme sa i përket numrit të nevojshëm të pjesëmarrjes në votime, në mënyrë që zgjedhjet të konsiderohen të vlefshme. Pra, edhe nëse në votime marrin pjesë vetëm 20% apo 30% e qytetarëve me të drejtë vote, ato konsiderohen të vlefshme dhe kandidati shpallet fitues, ndonëse nuk është votuar nga shumica e qytetarëve që kanë të drejtën e votës.

Të fundit