Flash News

KRYESORE

Avdylajt pranuan se i shërbyen në fushatë, Rama sërish s’e lëshon Dakon: Nuk më rezulton të ketë dalë në ndonjë përgjim

Avdylajt pranuan se i shërbyen në fushatë, Rama sërish

Kryeministri Edi Rama i ka dalë sërish në krah Vangjush Dakos, edhe pse këtë mandat e zëvendësoi në zgjedhjet lokale me Valbona Sakon, aktualisht drejtoreshë e Tatimeve.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama foli për përgjimet e publikuara në media, ku u fol si i përfshirë për blerje votash me grupe kriminale edhe Vangjush Dako.

Sipas kryeministrit, në përgjime nuk rezulton i përfshirë Dako, por një “bisedë horrash”, ndërsa kujtojmë se disa muaj më parë vetë Astrit Avdyli, i njohur si koka e grupit të Shijakut ka pranuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda se ka bashkëpunuar me kreun e bashkisë së Durrësit.

“Nuk më rezulton të ketë dalë ndonjë përgjim për Dakon, por disa përgjime në thyerje të sekretit hetimor për një grup kriminal dhe mes atyre përgjimeve ka nja dy referenca dhe nja dy komunikime që nuk tregojnë asgjë për Dakon. Dhe çuditërisht përsëri mes detyrimit karshi opinionit publik për ti dhënë çdo informacion, detyrimi është për të ndarë qartë spektaklin dhe informacionin.

Një kazan i madh llafesh mes ca horrave dhe për të cilat u kërkua burgosja e Tahirit. Nuk u nxor asnjë mësim, nga fakti se gjithë ajo vorbull në raport me personin që u kërkua të futej në burg brenda 24 orësh rezultoi asgjë sipas prokurorisë së antimafias italiane. Jursprudenca nuk e konsideron provë, jo më një muhabet në një komunikim telefonik. Thënë këto, zëvendësimi qoftë i Dakos apo i Qazim Sejdinit në Elbasan, jeni të lirë ta besoni është kërkesë e tyre prej kohësh. Tre mandate, në krye të dy qyteteve të rëndësishme janë shumë, konsum i madh dhe nevoja për të sjellë energji të reja është evidente”, u shpreh Rama.

Të fundit