Flash News

KRYESORE

Akuzohet për trafik heroine e prostitucion, Astrit Avdyli pranon në gjykatë: Po, i kam shërbyer Vangjush Dakos

Akuzohet për trafik heroine e prostitucion, Astrit Avdyli pranon në

Astrit Avdyli, i njohur si ‘truri’ i grupit të Shijakut, i goditur pak ditë më parë në sajë të operacionit “Volvo 4” ka pranuar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda se ka ka bashkëpunuar me kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Detaje të reja janë zbardhur nga deklarata e tij sot në seancën kur ai bashkë me pjesëtarë të tjerë të arrestuar kanë apeluar vendimin për masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas ‘News 24’, Avdyli deklaron se i ka shërbyer Dakos, ndërsa më herët të njëjtën gjë ka bërë edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PAA, Agron Duka.

“Tani kam ndryshuar kah politik, besoj në programin e Dakos dhe PS-së”, mësohet të ketë deklaruar Avdyli në seancën e sotme, të zhvilluar larg vëmendjes së kamerave dhe medias.

Astrit Avdyli u arrestua si anëtar i bandës së Shijakut, e cila akuzohet për një sërë veprash penale si vrasje, prostitucion apo trafik ndërkombëtar heroine.

Të fundit