Flash News

KRYESORE

"Oligarkët' ofrojnë miliona, njerëzit kërkojnë thërrime. A ka diçka joserioze në këtë 'spektakël të solidaritetit'?!

"Oligarkët' ofrojnë miliona, njerëzit

Balfin Group është më i fundit ndër kompanitë e mëdha në Shqipëri, ato që për shkak të terminologjisë  së opozitës kanë filluar të njihen si 'oligarkët'. Një njoftim për shtyp i Balfin fliste për 1.2 milion euro të ofruara si ndihmë për emergjencën e tërmetit, shto këtu edhe 'aksesorë' të tjerë që vinin nëpërmjet dyqaneve apo nënkompanive të grupit.

Kastrati ka ofruar gjithashtu 1.5 milion euro dhe Gener 2 njëzet shtëpi për ata që kanë humbur banesat nga tërmeti.

Përveç Gener 2, që ofron një gjë konkerete, 1 apo 20 shtëpi janë diçka që shihet, shumat marramendëse që ofrohen nga kompanitë e tjera, sa kohë nuk janë të detajuara apo të adresuara, ngjajanë më shumë si pjesë e 'spektaklit të solidaritetit' që ka përfshirë së fundmi të madh e të vogël.

Gazetarët e Politiko.al që ishin dje në Thumanë, janë përballur me një realite tjetër nga bollëku dhe solidariteti që rrjedh lumë në njoftimet e kompanive apo statuset në Facebook. Ka njerëz që nuk kanë çadra, dysheke, batanije dhe gjëra të tjera elementare.

Sa kohë që nuk janë konkretë, kompanitë e fuqishme shqiptare duket se nuk po bëjnë asgjë me shumë se  sa menaxhuar marrdhëniet me publikun, duke bërë PR (public relations).

Të fundit