Flash News

OP-ED

A e patë popullin e 7 korrikut?

A e patë popullin e 7 korrikut?

Redaksionale/Politiko

Lumi njerëzor në Bulevardin e madh të Tiranës, në një të enjte gjithë zagushi të 7 korrikut, i dha kryqytetit një manifestim njerëzor, shoqëror dhe politik në të njëjtën kohë.

I artikuluar si Front i Shpëtimit Kombëtar, një bashkim mes artikuluesve të kauzave shoqërore dhe Partisë Demokratike, tubimi demonstroi forcën e butë (soft power-in) të ideve të rezistencës.

Në dallim nga thuajse shumica e shfaqjeve opozitare, i djeshmi artikuloi teza radikaliste, por u përmbajt fizikisht, edhe pse trupin e muskujt ishin aty, si rrallëherë. Edhe hapja simbolike me një këngë të Renis Gjokës dhe Big Bastas, një marsh proteste qytetare mes rock-ut dhe hip hop-it, sikur përfaqësonte atë përzierje që gatuante shoqëria në gjithë gjatësinë e Bulevardit.

Përtej simbolikave, cilat qenë disa nga shenjat që la protesta e 7 korrikut?

Së pari, fuqia politike demonstrohet me numra dhe me ide. Numrat, përfaqësuesi sasior i tubimit politik nuk mund të zbehin fuqinë e idesë, më së pari të vetë rezistencës qytetare. Artikulimi i kaq shumë kuazave, që nga shpopullimi te ndryshimet kushtetuese, edhe pse duket si shkapërderdhje, në fakt priret për nga demokratizimi. Në kuptimin që të gjitha idetë janë të pranuara, të gjitha aksionet të vlefshme.

Së dyti, procesi politik dhe shoqëror e shpërfill establishmentin. Madhësia e tubimit e përgënjeshtronte propagandën qeveritare të satelitëve në hapësirë, suksesit ekonomik dhe dhjetra cicmiceve me lumturi, që vetëm diasa sy nuk  ditkan t’i shohin. Dhjetra mijëra sy në shesh, dhe qindra mijra të tjerë nëpër shtëpi, u bënë testament se poshtë malit, që në dukje nuk bzan, ka një vullkan që vlon. Aksioneri më i madh i protestës, Partia Demokratike, në raport me establishmentin fitoi dje. Ajo dëshmoi se e ka përmbyllur procesin e ngjizjes së lidershipit dhe ai është masivisht i njohur dhe pranuar. Vektorë të establishmentit, si gjykatat etj., sado ‘të verbër në dhënien e drejtësisë’ nuk mund të mbivlerësojnë artificet në raport me ngjarjet dhe realitetin.

Së treti, protesta e djeshme normalizoi opozicionin në vend. Një parti popullore drejt së cilës duket se po tenton Partia Demokratike, i bën irelevantë ‘bishtat’ që kërkojnë të vetëidentifikohen si ‘opozita zyrtare’, me certifikata të falsifikuara jashtë opozitare. Kushdo e pretendon fronin e përfaqësimit të opozitës e merr vetëm me anë të konkurencës. Qoftë edhe me një prej shumë llojeve të konkurimit, thirrjës së popullit në shesh.

Ata që thirrën popullin e së enjtes e kanë siguruar avantazhin. Në rrënjë të fjalë demokraci nuk ka gjë tjetër veç fjalës demos-popull.

Të fundit