
Flash News
Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës
Starton sot Giro D’Italia, ja akset rrugore që bllokohen në Tiranë nga ora 13:00-18:00
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
A ka Shqipëria një ‘problem britanik’ apo Britania një ‘problem shqiptar’?

Alfred Lela
Ka një tendencë, të prirë nag Kryeministri Rama, dhe të shoqëruar edhe nga qëndrimi i velinave mediatiko-intelektuale, për të thënë se është Britania e Madhe që ka një problem në rastin e dyndjes shqiptare për të kaluar Kanalin dhe për t’u kapur në brigjet e Anglisë.
Të tjerë i mëshojnë asaj se është problem i Shqipërisë, i cili lidhet me ikjen, shpopullimin, problemin ekonomik e shoqëror, që bëhet dramë demografike e me radhë.
Edhe nëse zgjedhim ta shohim kryeposhtë, përkundër asaj që mund të mendojmë, problemin në fjalë dhe pranojmë se është një ‘problem britanik’ dhe jo shqiptar, janë përfundimet që na përgënjeshtrojnë, ose jo, dhe jo dëshirat tona.
Atëherë, në këtë vijë logjike, le të themi se po, është the broken British migration system (sistemi i rrëgjuar britanik i emigracionit) që duhet fajësuar për atë që disa e quajnë krizë, e të tjerë vetëm një pamje nga kronika në brigjet e Anglisë.
Duke shfajësuar elementin shqiptar, si njerëzit që ikin, ashtu edhe qeverinë që nuk u krijon kushte, duket se krijojmë premisën e një pyetje të re: nëse ka dështuar, a e ka të mundur sistemi britanik të rikuperohet dhe ta zgjidhë problemin dhe të metën, e cila e mundon, aktualisht apo përkohësisht?
Të gjitha të dhënat dhe gjasat dëshmojnë se, në fakt, Britania e Madhe e ka mundësinë ekonomike, njohurinë shtetërore, përvojën legjislative, vullnetin ripërtërits për ta zgjidhur problemin shqiptar, duke e zhbërë, në të njëjtën kohë, edhe si ‘problem britanik’.
I kundërt është rasti i Shqipërisë. Nëse problemi është shqiptar, siç ngulmojnë disa, Shqipëria e ka shumë më të vështirë zgjidhjen, sepse nuk mund t’i mbyllë kufijtë dhe as mund t’i skanojë qytetarët e saj për arsyet e lëvizjes. Zgjidhja që mund të prodhojë Tirana zyrtare nuk është acute, por afatmesme dhe afatgjatë, kërkon politika dekurajuese të emigrimit, të cilat lidhen kryesisht me hapjen e vendeve të punës, rritjen e rrogave, krijimin e një mjedisi social dhe kulturor të përshtatshëm etj. Pra, të gjitha këto kushte, që me sa duket Shqipërisë i mungojnë, Britania i plotëson.
Ky ushtrim i thjeshtë logjik na siguron se problemi, atëherë, është shqiptar dhe jo britanik, dhe nuk zgjidhet me retorikë agresive nacionaliste, por me përunjësi, duke pranuar që, më së pari, e kemi një problem. Edi Rama nuk ka parapëlqyer ta bëjë këtë, por duke shfrytëzuar lidhjet me eksponentë të së majtës britanike, e ka përdorur rastin për të goditur qeverinë konservatore dhe politikta e së djathtës.
Jo shumë larg këtij qëndrimi ka qenë anësimi i tij me Sorosin duke e etiketuar asokohe kandidatin për president të Republikanëve, Donald Trump, si “turp të qytetërimit”.
Ditur këtë, problemi bëhet dyfish shqiptar: ne, jo vetëm nuk kemi infrastrukturën për të reaguar menjëherë ndaj një krize, por nuk kemi as qeveri të vullnetit të mirë që e identifikon problemin, e pranon atë dhe i vihet rrugës së zgjidhjes.
Krejt e kundërta: qeveria jonë kujton se mund të zgjidhë një problem të brendshëm me qëndrime megalomane ndërkombëtare të tipit koreano-verior.
Të fundit





Akti i katërt i Ramës: midis Brukselit dhe Mafias
9 Maj 2025, 12:12
Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
9 Maj 2025, 12:01
Berisha: Pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë
9 Maj 2025, 11:52
Leo XIV kremton Meshën e Parë si Papë
9 Maj 2025, 11:42

Denoncon Spaho: Kandidati i PS në Pogradec jep 100 mijë lekë për votën
9 Maj 2025, 11:27
Mustafaj: Krenar për fushatën e denjë të PD
9 Maj 2025, 11:22
Dështon sërish konstituimi, Kosova ende pa Kuvend të ri
9 Maj 2025, 11:06





"Vota nuk ka çmim", ambasada e SHBA në Tiranë 'shuplakë' Ramës
9 Maj 2025, 10:06

Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen dy të rinj
9 Maj 2025, 09:45


Ja pse nuk duhet të votosh më Partinë Socialiste pas 12 viteve qeverisje
9 Maj 2025, 09:08




Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
9 Maj 2025, 08:19
Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës
9 Maj 2025, 08:13
3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht
9 Maj 2025, 08:05



Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Maj 2025, 07:22
Mot i paqëndrueshëm, mesdita sjell reshje shiu
9 Maj 2025, 07:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Maj 2025, 06:45

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29