Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Alfred Lela
SPAK nuk e bëri atë që parashikon ligji herën e parë. Sepse, në intepretimin që ky organ i bën Kushtetutës, heqja e pasaportës dhe detyrimi për paraqitje për deputetin e mandatuar nga populli, Sali Berisha, nuk është kufizim/heqje lirie. Kështu, prokurorët e posaçëm nuk iu drejtuan Kuvendit për të kërkuar aty lejen e kufizimeve ndaj deputetit ish-President dhe ish-Kryeministër. Leje të cilën do ta kishin marrë, me siguri, duke ditur se forca e kartonave në Kuvend i takon Partisë Socialiste të Edi Ramës.
Ky interpretim nuk bindi Berishën, por as një pjesë të mirë të opinionbërësve në Shqipëri. Shefi i opozitës e vazhdoi betejën sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke mos u paraqitur para policisë gjyqësore, por duke u ‘paraqitur’ para Kushtetutës.
Kjo e ekspozoi si një instancë që shpërfillet, dhe SPAK kuturisi ne kete tym duke ndryshuar masën e arrestit nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest me burg’.
Çfarë ka ndryshuar që po ndryshon masa e sigurisë, do të ishte pyetje e parë logjike? Ka shenja se Berisha mund të arratiset? Ka një provë të re që e detyron masën të ashpërsohet?
Me sa duket nuk është asnjëra prej tyre. SPAK po bën atë që quhet damage control (kontrolld dëmi), apo po mundohet ta rivendosë kontrollin mbi situatën dhe mbi subjektin e ‘pabindur’ Berisha.
Pra, po shlyen gabimin e shkeljes së Kushtetutës që e ka bërë vetë, me një gabim tjetër, ashpërsim të panevojshëm të masës së sigurisë.
I vetmi rrezik që mund të çonte në këtë ashpërsim është gjasa e ikjes së z. Berisha. Pra, nga sot deri të enjten, kur Parlamenti do të vendosë, SPAK duhet të ruajë Doktorin. Sigurisht, ata por edhe armiqtë më të mëdhenj të Berishës, e dinë se dikush që nuk ka ikur njëherë, herën e rrethimit, nuk ikën as tani kur rrethimi, edhe pse duket i ashpër është një mur kartoni.
Pse, atëherë?
SPAK, qartësisht, po instruktohet ose po vepron nën shtysa jashtë-institucionale, do të thotë politike. Analiza e fakteve të çon vetëm në një përfundim. Një pakt mes Ramës dhe SPAK, që i lejon këtij të fundit të provojë veten si përfaqëues i denjë i drejtësisë së re dhe i investimit amerikan në ktë reformë. Në zemër të këtij pakti është një vijë e kuqe të cilën SPAK nuk mund ta kalojë. Rreth vijës, Altin Dumani me të tijtë mund të bëjnë çfarë të duan, por deri aty dhe prapa kthehu. Me të dy këmbët mbi këtë vijë është vetë Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe ndoca 2-3 vetë të tjerë, me gjasë ndonjëri familjar, të cilët nuk duhen prekur asesi. Në këmbim Rama i ka hapur krahun Dumanit që të hetojë gjithkënd tjetër në qeveri apo administratë duke i kërkuar edhe atij diçka në këmbim: goditjen e Sali Berishës. Pa këtë të fundit, Rama pavarasisht pushtetit, do ta kishte të vështirë t’i mbijetonte një presioni nga radhët e partisë së tij. Socialistët nuk mund ta kuptonin dhe as falnin se si të vetët bien dhe Berishën nuk e prek asgjë, kur vetë Rama i ka mbajtur me shpresën e dënimit të tij. Të paktën për 21 janarin, viktimat e së cilës i çoi vetë në pritën, ndër të tjera edhe të atij që aktualisht është kryetar bashkie i tij.
Një shef partie që lejon goditjen falas të të vetëve, madje ia dorëzon SPAK-ut duke paralajmëruar hetimin me shkarkimin nga detyra, mund të jetë i fortë, por edhe i rrezikuar.
Rama, duke e ditur se as SPAK dhe as amerikanët nuk do të flasin, ndërton me këtë rast edhe një narrativë e cila e ndihmon elektoralisht. E keni dëgjuar të thotë poshtë e përpjetë se reformën në drejtësi e bëri ai dhe PS, jo anglo-amerikanët?
Të gjithë skemën e lehteson edhe një lojtar i dobët, i cili gjithsesi siguron me praninë e tij: Lulzim Basha. Ai pret në hije me duar të puthitura për t’i nisur në një fërkim të gëzueshëm, arrestimin e Sali Berishës. Njerëzit e pakët përretht tij e kanë në sy driten e keqe te kësaj pritshmërie. Për ta pengesa e Bashës për të qenë kryeministër quhet Sali Berisha.
Kjo është skema dhe nëpërmjet saj SPAK operon. Në çdo situatë kjo mund të ishte një skemë për shtetin, pra që shtyhet nga nje raison d’etat, po të mos ishte në thelb të saj pasoja e të lënit të vendit pa opozitë apo emërimin e opozitës.
SPAK, po të përbëhej nga burra dhe gra që e shohin institucionin e tyre si fragment të shtetit të së drejtës, i cili është nocion thuajse i përjetshëm, do e bënin edhe këtë llogari. Vendimi për të marrë pjesë në shkatërrimin e opozitës, për të ndërtuar me gjasë ‘drejtësinë re’, dhe ‘dhënë fund pandëshkueshmërisë’ është një ëndërr jakobine.
Dhe, të paktën të lexuarit dhe studentët e historisë e dinë se çfarë ndodh në fund të ëndrrave jakobine: ata që drejtojnë gijotinën përfundojnë një ditë në tehun e ftohtë të saj. Jo si heronj, por si teprime.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14