
Flash News
Nuk është naftë, por mut… për të shpëlarë inceneratorët
Tronditje në qeverinë e Johnson, japin dorëheqjen dy ministrat e kabinetit britanik
Mali i Zi më afër BE-së, mediat vendase zbardhin ‘paktin’ e fshehtë të Gjukanoviç me liderët evropianë
63 mln euro mashtrim me TVSH, të përfshira kompani që fitojnë kontrata publike
Rritet ndjeshëm numri i të prekurve me Covid-19, dy humbje jete në 24 orët e fundit

Alfred Lela
E sotmja ka qenë një ditë e ngarkuar, të paktën për celularin tim. Qindra mesazhe e telefonata, nga urueset e deri te habitoret. Rrjedhë normale e gjërave, në fakt. Dhe, nuk po e shkruaj këtë editorial 'të fundit' në Politiko, i ngacmuar nga mesazhet; as për të shkarkuar te ky komunikim barrën e vendimit, por për të thënë se në jetën e një profesionisti, gjithmonë vjen një ditë kur i duhet të ndeshet me predikimet e tij. Të zgjedhe t'i jetojë ose të vazhdojë t'i priftërojë ato.
Hapja ka qenë predikimi kryesor i editorialeve dhe debateve televizive ku kam marrë pjesë, duke nënkuptuar si të tillë 'daljen' e PD në shoqëri dhe 'futjen' e shoqërisë në PD. Me shumë kolegë të tjerë, ia kemi kërkuar këtë, në emër të përveçëm, Sali Berishës, herë si detyrim, herës si diversion, herë si provokim, e herë si mision.
Pyetja është se çfarë bën ti me predikimin tënd kur ai kthehet e të troket në derë. Do ta lësh të të zbulojë si diversionist, si hipokrit apo si dikë që sheh, te opozita në këtë rast, një investiturë kolosale të interesit publik. Edhe më shumë në një vend si Shqipëria, ku thuajse të gjitha gjërat flasin nën hyqmin e qeverisë dhe mazhorancës politike, adminstrative e konjukturale, që e shoqëron atë.
Vjen gjithmonë ajo ditë.
Hapje, hapje, hapje. Por, kush e bën hapjen, kush duhet dhe mund ta bëjë? Ka nga ata që do presin që hapja të çelë lule dhe, kur të jetë në frytëzim, të shpejtojnë me shportat gati për të vjelë atë që në horizont duket si ideja e pushtetit dhe benefitet e tij.
Ka nga ata që i tremben Amerikës dhe non grata-s. A thua se ata që janë, ata që duan, dhe ata që do t'i bashohen një PD-je në vështirësitë e kësaj stigmate, e bëjnë për t'i shpallur luftë Amerikës. A thua se PD, me në krye Sali Berishën, nuk qenë ata që i dhanë fund luftës me Amerikën, pikërisht asaj çmendurie totale të nisur nga paraardhësja e asaj partisë tjetër që tani luan amerikançen, me të njëjtën lehtësi që dikur hidhte jugosllavçen, sovjetikçen dhe kinezçen.
Nuk është, sigurisht, hapja e PD me shoqërinë e vetmja që kjo forcë ka për detyrë të komunikojë dhe të bëjë. Eshtë edhe mbyllja e Shqipërisë para hundës së të gjithë atyre mijëra bashkatdhetarëve që ikin. Nga frustrimi, nga pamundësia, nga mosshpresa, e me radhë. Komunikimi i Shqipërisë që po zbrazet dhe mbushja e enës së shpresës nuk është detyrë e lehtë. As ngecja e vendit te portat e integrimit. As komunikimi i 'mosmarrëveshjes shqiptare' në Ballkan dhe puna për ta kthyer atë në marrëveshje.
A mund të bëhen të gjitha këto që duken të lehta për t'u thënë? Partitë tona nuk e kanë një mission statement dhe as një kredo. Të cilën duhet ta kenë. Sali Berisha e artikulon një të tillë, me barrën e veprave të veta, një radhë çliruese, e një radhë penguese.
Çlirimi nga të dyja, si nga madhështia që adhuruesit ia përsërisin me fjalë e duarshtrëngime, ashtu edhe nga 'qind të ligat' që kundërshtarët ia recitojnë, mund ta kthejnë atë, edhe njëherë, në një prijës që kupton kohën dhe sidomos veten në raport me të.
Për autorin e këtyre radhëve është hera e parë. Për të kjo është hera e tretë. Në këtë kuptim, që hapja të kuptohet si hapje atij i duhen shumë vetë të herës së parë, shumë akte të herës së parë, shumë shndërrime të dorës së parë.
Kjo është forca e ndryshimit që mund të komunikohet. Ky është komunikimi që mund ta ndryshojë.
Sali Berisha është ndërkohë lider historik. Nuk është më historia që kërkohet prej tij, por e kundërta: dalja prej saj. Vetëm me historinë nga pas nuk mund të hapesh dhe as të rishpikesh.
Si mund të jetë pra, një burrë, edhe traditë, edhe e ardhme?
Të fundit


Nuk është naftë, por mut… për të shpëlarë inceneratorët
5 Korrik 2022, 20:30

Tronditje në qeverinë e Johnson, japin dorëheqjen dy ministrat e kabinetit britanik
5 Korrik 2022, 20:08
Valbona Selimllari rrëfen për shqetësimet më të mëdha që i kanë sjellë fëmijët e saj
5 Korrik 2022, 20:07
Për shkak të problemeve shëndetësore, Mbretëresha Elizabeth redukton detyrat e saj
5 Korrik 2022, 19:51

Tani nuk do të mund t`ju shohin më nëse jeni onlinë në WhatsApp
5 Korrik 2022, 19:25
A është Enca e dashuruar? E tregon në rrëfimin e saj për fansat
5 Korrik 2022, 19:04

63 mln euro mashtrim me TVSH, të përfshira kompani që fitojnë kontrata publike
5 Korrik 2022, 18:33
Kaloi dy herë Covid-in, aktori Matt Ford tani po përballet dhe me linë e majmunëve
5 Korrik 2022, 18:15

Rritet ndjeshëm numri i të prekurve me Covid-19, dy humbje jete në 24 orët e fundit
5 Korrik 2022, 17:46
Këngëtari shqiptar i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër
5 Korrik 2022, 17:35







Denoncimet e Kryemadhit për inceneratorët, Veliaj: I ka ndërtuar bashkë me Metën
5 Korrik 2022, 15:37
Euro arrin rekord, zbret nën 119 lekë
5 Korrik 2022, 15:17
"Aborti më shpëtoi jetën," Halsey rrëfen momentin më të vështirë të jetës së saj
5 Korrik 2022, 15:07
Spartak Braho: Balluku është pjesë e oligarkisë politike të Ramës
5 Korrik 2022, 14:51
Pas zërave se është në një lidhje me Kledi Hysën, Evi Reçi reagon për herë të parë
5 Korrik 2022, 14:48
Çfarë ndodh më 25 korrik? Kryemadhi: Vendoset zhvillimi politik që do të marrë LSI
5 Korrik 2022, 14:31


Cilët janë 'terroristët' që Turqia kërkon nga Suedia dhe Finlanda?
5 Korrik 2022, 13:52

Ministrja finlandeze: Jam optimiste për integrimin e Shqipërisë në BE
5 Korrik 2022, 13:31
Afera e inceneratorëve, PD kërkon dorëheqjen e Edi Ramës
5 Korrik 2022, 12:57
Ironia e Palokës: Sa herë plas super skandal, Rama bën ndonjë zbulim të madh
5 Korrik 2022, 12:45

Aleatët e NATO-s nënshkruajnë protokollin e pranimit për Finlandën dhe Suedinë
5 Korrik 2022, 12:24
Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës, sa do të kushtojnë
5 Korrik 2022, 12:04

Kallëzimi i LSI, SPAK nis verifikimet për 24 kompanitë e përfshira në evazion fiskal
5 Korrik 2022, 11:36

Aventura evropiane, bardheblutë “zbarkojnë” në Luksemburg
5 Korrik 2022, 11:17
Eriksen drejt Manchester United
5 Korrik 2022, 11:07
Yuri Kim: Më pëlqen veriu dhe flija, malësorët më ngjajnë me familjen time
5 Korrik 2022, 10:50

Ronaldo drejt “Barcelonës”? Spanjollët japin sinjale pozitive
5 Korrik 2022, 10:24


Rindërtimi i Ukrainës, Zelensky: Duhet të shkojë përtej restaurimit të mureve
5 Korrik 2022, 09:44


Kryemadhi: Nuk dështova të bëj opozitarizëm, Basha ‘më vrau pas shpine’
5 Korrik 2022, 09:10


OKB: Refugjatët sirianë dhe ukrainas s’po trajtohen njësoj. Ku qëndron dallimi
5 Korrik 2022, 08:44
Temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e sotme
5 Korrik 2022, 08:34

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
5 Korrik 2022, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2022, 08:05
Arta Dade: Krijimi i PD në ’90-ën nuk ishte rastësor
4 Korrik 2022, 22:56
Berisha: Zotëria me 30 mln euro është kushëri i Damian Gjiknurit
4 Korrik 2022, 22:45
‘Vetëm droga i bën ballë inflacionit’, Financial Times merr shembull Shqipërinë
4 Korrik 2022, 22:26
Kryeministri holandez: Me Ramën gati u kapëm fizikisht në samitin e Sofjes
4 Korrik 2022, 22:17
Berisha: Zyrtarë pranë Lulzim Bashës kanë përfituar nga inceneratorët
4 Korrik 2022, 22:05
I ra tenda e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari
4 Korrik 2022, 21:53
Inceneratorët, gazetari Kikia: Do i bëja me qejf dy vite burg për 30 mln euro
4 Korrik 2022, 21:40
Berisha: Opozita ka shuar revoltat qytetare. Nuk do të ndodhë kurrë më
4 Korrik 2022, 21:32


SHBA / Sulmi me armë në paradën e '4 korrikut', gjashtë të vdekur e 31 të plagosur
4 Korrik 2022, 20:39

“Më mirë ‘riedukim’ se sa gojën mbyllur”, gazetarët protestë para kryeministrisë
4 Korrik 2022, 20:17




ANALIZA/ Dekonstruktimi i miteve në marrdhëniet Shqipëri-ShBA
4 Korrik 2022, 19:38


Safe Journalists: Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj demokracisë
4 Korrik 2022, 18:56
Të shtëna me armë gjatë paradës së 4 korrikut në SHBA, raportohet për të vdekur
4 Korrik 2022, 18:40
Analiza/ Antarësimi në BE si rrezik për demokracinë shqiptare?!
4 Korrik 2022, 18:29

Sula: Në 7 korrik do protestoj bashkë me familjen, s'ka rëndësi kush e organizon
4 Korrik 2022, 18:25

Përflitet se Chris Rock dhe aktorja e njohur janë në një lidhje dashurie
4 Korrik 2022, 17:49
Ulen infektimet, por shënohen dy humbje jete nga Covid-19 në vend
4 Korrik 2022, 17:43

Lufta në Ukrainë, Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
4 Korrik 2022, 17:18
Shakira rrezikon të arrestohet
4 Korrik 2022, 16:47


Zgjidhet Miss Shqipëria 2022, njihuni me bukuroshen shqiptare
4 Korrik 2022, 16:12
Sulmi në Danimarkë, përjashtohet mundësia për një akt terrorist
4 Korrik 2022, 16:00

Katër ditët e mallkuara të korrikut për shenjat e horoskopit
4 Korrik 2022, 15:44


Putin: Gjeneralët kanë propozuar vazhdimin e operacioneve sulmuese në Ukrainë
4 Korrik 2022, 15:13