Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
‘Qeveria Basha 3’: pak Berishë, pak Ramë, pak dramë dhe asnjë lajm
Lulzim Basha ka qenë më kozmetik se asnjëherë në formulimin e lidershipit të ri të Partisë Demokratike. Ai ka zgjedhur katër nënkryetarë, të gjithë të rinj, duke zhbërë dyshen ‘e vjetër’ Spaho-Paloka. Një vend honorifik për njërin dhe degdisje në abys për tjetrin.
Katërshja e kompozuar nga dy gra, Tabaku dhe Duma, dhe dy burra, Alibeaj dhe Rushaj, është në fakt zgjedhja më e mirë që Basha mund të bënte. Edhe pse pas saj fshihet një kurth: demontimi i Sekretarit të Përgjithshëm G. Bardhi të cilit ia ruajti postin, jo për meritat, po për dy arsye. E ka besnik të betuar të vetes dhe nuk mund ta zhvishte nga pushteti simbolik partiak pas ngjarjes së Elbasanit, me një të vrarë dhe paqartësitë e një armiqësie politike dhe personale.
Por, katër nënkryetarët këtë bëjnë: I lënë simbolikën Bardhit dhe pushtojnë çdo centimetër pushtet që mbetet poshtë qilimit fluturues të paktit Basha-Berisha.
Edhe të marrë më vete, katërshja nuk është përzgjedhje e keqe. Tabaku dhe Duma janë mirë si kartolinë par avion nga një parti konservatore, që u jep vend grave, ndërsa Rushaj dhe Alibeaj janë dy operatorë politikë për të qenë. Të qartë në prezencë dhe të imët në operacionalitet.
Sekretariatet janë, siç edhe kanë qenë që pas Berishës, më shumë zyra të simbolikës së brendshme sesa reflektime të PD në botën shoqërore apo përthyerje të kësaj bote në të. Basha, thjeshtë, ka përfshirë të gjitha rrymat që lëvizin në shtratin lumor të tij dhe të Berishës. Agron Gjekmarkajn e ka akomoduar edhe pas tronditjes mediatike të largimit të Mark Markut, edhe për të mbajtur një përfaqësues katolik në një lidership thuajse të gjithin muhamedan (hiq Rushajn, Bumçin, Palokën). Një balestër ortodoske ia siguron Ivi Kaso dhe Enriketa Papa, të cilën e ka përzgjedhur si shefe të Fondacionit Liri-Demokraci. Ori Nebijaj, shoë girl i Top Channel është një hajmali që vjen nga familja, por edhe nga eliksiri elektoral i 25 prillit, votat e të cilit thujase e bënë parlamentare shtojzovallen televizive.
Jonila Godole, që vjen nga bota universitare, është edhe një urë miqësie për Fondacionin gjerman Konrad Adenauer, i vetmi aleat besnik dhe i qëndrueshëm ndër ndërkombëtarët. Godole drejton një OJQ për kujtesën që mbështetet nga KAS.
I pashmangshëm mbetet vëzhgimi i ekzilit të Bashës për kritikët në parti. Asnjë prej tyre nuk e ka kaluar rrjetën e Këshillit Kombëtar. Fatbardh Kadilli, një politikan i mirë skemash-pre e të cilave bie nganjëherë edhe vetë- mbeti jashtë, edhe pse duket sikur Basha ka preferuar idetë e tij, por jo autorin. Arben Ristani është përfundimisht një has been. Agron Shehajt i është lënë vetëm egoja shëtitëse dhe mundësia për ta nxjerrë xhiro në Palament. Edit Harxhi është aq larg lidershipit, sa Qabeja në këngët e moçme shqiptare. Bujar Nishani, ish president dhe ish-ministër, i është dhënë vetëm një tejqyrë për ta parë PD.
Simbolikisht, Basha mund të ishte pajtuar me një prej tyre, por ai ka zgjedhur shuarjen e konflikit me anë të thellimit të tij.
Dhe mirë ka bërë. Në një parti me mbret Berishën, mëtonjësit e ‘peshave të lehta’ duhen 'vrarë me kritikë në gojë'.
Përfundimisht, Basha nuk bën dot lajm, hiq rastin kur lajm është mungesa e tij.
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56