
Flash News
Riatdhesohen 13 shqiptarë nga kampi i ISIS në Siri
Përfaqësues të ‘Rithemelimit’ në PPE, Berisha: Nuk ka pasur ftesë, do shkojnë 4 deputetë
Nesër zgjidhet Kryesia, Berisha mbledh sot ‘Rithemelimin’: Shqyrtojmë kandidaturat
Grekët bëjnë ‘kurban’ çamët për integrimin, për detin ‘heqin qafe’ Metën. Rama aprovon në heshtje
Konflikti në familje përfundon në vrasje, ndërrojnë jetë babë e bir në Kosovë
Shifrat fantastike të Këshillimit Kombëtar: është çmendur populli apo udhëheqja?

Alfred Lela
Këshillimi Kombëtar, një lloj referendumi pa procedurë dhe pa metodolgjinë që zakonisht shoqëron procese të tilla anketimesh, është mbyllur me sukses. Edhe njëherë Qeveria Rama ka arritur të nxjerrë, në hutimin e përgjithshëm të kaosit, një rezultat fantastik që, edhe pse nuk mund të thotë domosdoshmërisht të vërtetën, dëshmon diçka për autorin e kësaj të vërtete. Krejt ndryshe nga çështje dhe debate të mëdha kombëtare, me implikime edhe ndërkombëtare, si për shembull referendumi në Francë për kushtetutën e BE-së i vitit 2005, apo më i famshmi ndër referendumet, dalja apo jo e Britanisë nga Unioni Europian, që luhaten në tehun e mprehtë mes PO-së dhe JO-së, ku njëra mezi e mposht tjetrën, referendumi i Ramës arrin në fotofinish me hijeshinë dhe forcën e Usain Boltit.
Kështu, 61 përqind e shqiptarëve janë për legalizim të kanabisit (atij mjekësor për të qenë të drejtë, sepse shqiptarët e dinë afrofe se çfarë është kjo lëndë psikedelike dhe të gjitha implikimet e tij);
66 për qind e shqiptarëve janë pro amnistisë së kursimeve të emigrantëve;
59 për qind e shqiptarëve janë pro Ballkanit të Hapur;
74 përqind e shqiptarëve janë pro dënimit të gjyqtarëve të korruptuar, edhe pse nuk kanë kaluar vettingun;
67 përqind janë pro që Shqipëria të ndahet nga procesi paralel i integrimit në BE me Maqedoninë e Veriut.
Kur sheh numrat që pasojnë çështjet e hedhura për ‘këshillim’, nuk mund të mos vëresh se lista është më shumë dëshira brenda agjendës së qeverisë dhe pajtim automatik me to të popullit shqiptar. Sipas parimit të njohur enverist “ç’do populli bën partia dhe ç’thotë partia bën populli”.
Po kaq drasike është edhe shtrirja e kuvendimit, që varion nga kanabisi te gjyqësori i korruptuar dhe çështjet delikate dhe që kërkojnë shumë balancime, siç janë ato të integrimit dhe të politikës së jashtme. Më fantastikja ndër propozimet e qeverisë, dhe kthyer në dëshirë të shqiptarëve, është ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në integrimin paralel në BE, pra ai që quhet në gjuhën e Brukselit decoupling apo deçiftimi. Sikur politika e jashtme, e cila sidomos në këtë rast është multilaterale të vendoset në referendume të brendshme, Shqipëria mund të ishte në BE që në fillim të viteve ’90, dhe mundësisht shteti i 51-të i Amerikës.
Në të gjitha rastet nisma e qeverisë Rama është simulim i demokracisë, pra çelje procesesh që legjitimojnë, të paktën në dukje, hapa të dyshimtë, për të mos thënë delegjitimë, të së majtës në pushtet.
Nëse procedura dhe metodologjia anashkalohen në këtë thirrje të ‘zërit të popullit’ në punët e shtetit dhe të së ardhmes, ajo që mungon me gjithë mend, dhe çirret me mungesë, është transparenca. Cili mekanizëm apo organizatë i certifikon shifrat në përqindje që ka korrur qeveria në fushat pjellore të konsensusit popullor?
Për mënyrën si janë hartuar pyetjet është shkruar më herët, dhe tashmë atë amatorizëm e kapërcen aroma e fortë e shifrave. E cili, edhe pse është ndërtuar për të krijuar idenë e demokracisë dhe konsensusit, bën bash të kundërtën: thekson mungesat. Ndoshta jo të gjitha, por disa prej pyetjeve janë çështje që ndajnë. Gjë që nuk duket te përqindjet e forta të ‘konsensusit’. Këto shifra autokratike tregojnë një gjë: është çmendur populli ose udhëheqja.
Të fundit



Gratë në median shqiptare: Nga riviktimizimi tek stigmatizimi si imorale
27 Maj 2022, 14:14
Reja nis grumbullimin e Kombëtares, mungon Broja, Laçi dhe Bare të dëmtuar
27 Maj 2022, 14:10
Riatdhesohen 13 shqiptarë nga kampi i ISIS në Siri
27 Maj 2022, 14:09





Rriten sërish çmimet e karburanteve, sa do të kushtojë nafta
27 Maj 2022, 12:48





Pezullohen nga detyra dy prokurorët e SPAK-ut
27 Maj 2022, 11:34

Ukraina: Rusia ka vendosur deri në 500 mina në Detin e Zi
27 Maj 2022, 11:11





Shkullaku: Alibeaj me probleme mendore, sillet në delir si kryetar i PD
27 Maj 2022, 09:49





Zelensky: Rusia po kryen gjenocid në lindje, rajoni mund të bëhet i pabanuar
27 Maj 2022, 08:22
Kredia për shtëpi arriti rekord të ri në tremujorin e parë të vitit
27 Maj 2022, 08:14
Temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e sotme
27 Maj 2022, 08:13
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
27 Maj 2022, 08:04
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
27 Maj 2022, 07:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Maj 2022, 07:05
Sa i pranojnë shqiptarët besimet e ndryshme fetare?
26 Maj 2022, 23:00




Andi Bushati: Berisha e shpëtoi opozitën nga të qenit kukull
26 Maj 2022, 21:53

Anëtarësimi në BE, Milo: Me propozimin e Macron kthehemi mbrapa në proces
26 Maj 2022, 21:37

Sa shqiptarë e praktikojnë besimin e tyre fetar?
26 Maj 2022, 21:20

Bylykbashi: Do garoj për nënkryetar të Partisë Demokratike
26 Maj 2022, 21:11
Presidenti i ri, Vokshi: Nuk e bojkotojmë, do marrim pjesë në votim
26 Maj 2022, 20:43
Tirana shpallet kampione e Shqipërisë, ‘rrëmben’ trofeun për herë të 26-të
26 Maj 2022, 20:43



Ristani: Kriza në PD drejt fundit, Alibeaj është vënë në shërbim të Ramës
26 Maj 2022, 20:00

Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare, ylli i “Goodfellas” Ray Liotta
26 Maj 2022, 19:37






Konventa e BE-së dënon gjuhën ofenduese të Vulin ndaj shqiptarëve
26 Maj 2022, 17:19



Plagoset me armë zjarri një 11-vjeçar në Pukë
26 Maj 2022, 16:40





Fituesi i "Sanremos" në Tiranë, Blanco ndoqi dje ndeshjen nga "Air Albania"
26 Maj 2022, 15:13
Balla-Alibeajt: Kemi legjitimitet ta zgjedhim vetë Presidentin
26 Maj 2022, 15:06
Vrasja e nxënësve në Amerikë, Dalina Buzi: Çfarë më tmerron mua nga ai vend
26 Maj 2022, 14:44
Smith: NATO e shqetësuar për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit
26 Maj 2022, 14:43


Qeveria ul mesataren për disa degë, a preket mësuesia
26 Maj 2022, 14:23
Billie Eilish flet për sindromën e rrallë nga e cila vuan
26 Maj 2022, 14:04
Goditën me sende të forta shqiptarin, arrestohen dy të rinj holandezë
26 Maj 2022, 13:36
E dashura e re shpreh publikisht dashurinë për Robertin
26 Maj 2022, 13:12

Flor Binaj flet për largimin nga Portokallia: Duhet të ruaja dinjitetin tim
26 Maj 2022, 12:30
Marjana Kondi shpërthen në lot: Pse ma bëtë këtë pyetje
26 Maj 2022, 11:55

Mungesa e urimeve nga ambasadorët, si përgjigjet këtë herë Berisha
26 Maj 2022, 11:41
Vrau kolegun me armën e shërbimit, lihet në burg efektivi Ludian Zaimi
26 Maj 2022, 11:35

José Mourinho, trajneri i parë në histori që fiton të gjitha garat evropiane
26 Maj 2022, 11:16
Bie prodhimi vendas dhe eksporti i energjisë, me sa përqind rritet importi
26 Maj 2022, 11:03
Ndërron jetë ish-kryeministri italian Muere Ciriaco de Mita
26 Maj 2022, 10:54
Lufta në Ukrainë, Banka Botërore paralajmëron recesion global
26 Maj 2022, 10:44


Humbja e Feyenoord shkakton trazira në Roterdam, dhjetëra të arrestuar
26 Maj 2022, 10:14
Thyen rekorde me “One Kiss”, Dua Lipa dhe Calvin Harris sërish bashkë
26 Maj 2022, 10:07
"Pushime gocash", Rudina Dembacaj në Venecia me vajzën e saj dhe të Markut
26 Maj 2022, 09:25
BE “shuplakë” Ramës: Pagat s’mund të deklarohen, Shqipëria synon integrimin
26 Maj 2022, 09:21