Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Altin Gjeta*
Në më pak se dy javë Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e 10-ta të përgjithshme që nga rrëzimi i një prej regjimeve më staliniste pas Perdes së Hekurt. Gjatë viteve të para të tranzicionit vendi kaloi nëpër momente të vështira si pasojë e papjekurisë politike dhe mungesës së traditës demokratike. Megjithatë, Shqipëria arriti të bënte përparime të prekshme në vitet 2000. Në 2006 qeveria shqiptare nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në dhe tre vjet më vonë vendi u bë anëtar me të drejta të plota në NATO. Progresi i Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar u shpërblye nga Këshilli Europian në vitin 2010 me heqjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë në zonën Shengen.
Nga fundi i viteve 2000 kriza financiare botërore nxorri në pah dobësitë strukturore të ekonomisë së brishtë parakapitaliste shqiptare, duke e çuar vendin afër recesionit ekonomik. Për më tepër, korrupsioni endemik në administratën publike, sistemin gjyqësor dhe të gjitha nivelet e qeveritare u bë dukuri e përhapur gjerësisht. Gjithashtu, goditja e lirisë së shprehjes, arroganca e qeverisëse dhe erozioni i shteti të së drejtës arriti nivele shqetësuese për të ardhmen demokratike të vendit.
Në këto rrethana, Edi Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë me një fitore të thellë në zgjedhjet e vitit 2013-të pas tetë vitesh në opozitë. Ai erdhi në pushtet me premtimin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, sigurimin e shërbimeve shëndetësore falas, krjimin e 300,000 vendeve të reja pune dhe përshpejtimin e integrimit europian të vendit. Por, në vend që ta çonte vendin përpara, tetë vitet e tij në pushtet janë shënjuar nga dështime të mëdha dhe regres eksponencial për Shqipërinë në të gjitha drejtimet.
Vetëm pak kohë pas ardhjes në pushtet, qeveria socialiste filloi të shfaqë mungesë vullneti politik për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Individë me të kaluar kriminale u promovuan nga PS në Parlament dhe qeverisjen lokale. Kjo bëri që Partia Demokratike në opozitë të propozojë dhe të miratojë me ndihmën e faktorit ndërkombëtar një ligj të paprecedentë në historinë e Parlamentit shqiptar, i njohur si paketa e de-kriminalizimit, e cila synonte të shkarkonte nga zyrat e shtetit dhe postet politike zyrtarë të lartë apo politikanë me rekorde kriminale. Në vitin 2017 raporti i Departamentit të Shtetit mbi drogën dhe trafiqet ilegale e konsideronte Shqipërinë vend burimi për marijuanën, si dhe një rrugë tranziti për kokainën dhe heroinën e destinuar për në tregjet europiane. Si për të konfirmuar këtë, në 2017-ën përgjimet e antimafias italiane çuan në ndjekje penale ish-ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama për trafik ndërkombëtar droge, duke rrënuar kësisoj në mënyrë të pakthyeshme reputacionin e Shqipërisë në luftën kundër trafiqeve.
Në këtë kontekst, nën presionin e skandaleve qeveritare, kryeministri Rama filloi ta transformonte demokracinë e dobët shqiptare në një regjim autoritar të njëshit, intolerant ndaj lirisë së shprehjes dhe shtypit. Kryeministri personalisht ka sulmuar, ofenduar dhe ngritur padi për shpifje ndaj gazetarëve. Në 2019 qeveria e tij propozoi një paketë ligjore antidemokratike në Parlament, me qëllim shtypjen e zërave kritik në hapësirën mediatike. Vetëm para pak javësh qeveria shqiptare u dënua me 110 milion euro në arbitrazh pasi Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve e cilësoi mbylljen e televizionit Agon Channel të investitorit italian Francesco Becchetti si të motivuar politikisht.
Qeveria Rama ka humbur totalisht betejën (nëse ka patur ndonjëherë një të tillë) kundër korrupsionit. Raporti i fundit i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe Transparency International e cilëson Shqipërinë si shtet të kapur, ku Parlamenti miraton ligje të porositura nga interesa private në kurriz të interest publik. Rëshqitja e Shqipërisë në autoritarizëm ilustrohet edhe më qartë nga dështimi i vendit për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kur Rama erdhi në pushtet në 2013 u zotua se do të rivendoste demokracinë dhe rikthente besimin e publikut te zgjedhjet. Përkundrazi, gjatë qeverisje së tij zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë minuar me përdormin efikas të kutisë së veglave të dikatatorit, analizuar nga studiuesit e zgjedhjeve Cheeseman dhe Klass në librin “Si Manipulohen Zgjedhjet” (botuar në shqip nga Politiko Books). Përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman BILD nxorrën në pah skema perfekte të blerjes së votës dhe intimidimit të votuesve nga deputetë dhe ministra socialistë.
Rrënimi i shtetit të së drejtës dhe demokracisë ka çuar në bllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Pas tetë vitesh në pushtet, qeveria Rama ka arritur të hapë vetëm formalisht negociatat me BE-në. Në mars 2020 Këshilli Europian, me një akt sui-generis vendosi të mos ulet në konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë pa përmbushur një sërë kushtesh në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar si dhe zbatimin e rekomandimet të OSBE-ODHIR në kuadër të reformës zgjedhore.
Për shkak të performancës së dobët e ekonomike, papunësisë së lartë, veçanërisht te të rinjtë dhe pagat e ulta, Shqipëria ka vuajtur nga shpopullimi masiv gjatë viteve të fundit. Sipas Eurostat, mijëra të rinj shqiptarë janë larguar nga vendi në drejtim të shteteve antare të BE-së në kërkim të kushteve më të mira të jetesës. Nën qeverisjen e Ramës Shqipëria u rendit mes vendeve kryesore të origjinës për azilkërkues në hapësirën e BE-së.
Kundër rrëshqitjes së mëtejshme të vendit në një spirale të tillë po garon Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha në një koalicion të gjerë me partitë e vogla të opozitës dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në manifestin e saj elektoral PD angazhohet të rimëkëmbë ekonominë, reformojë sistemin shëndetësor dhe arsimor, rivendosë balancat kushtetuese, ashpërsojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe të përshpejtojë procesin e integrimit të Shqipërisë. Megjithatë, në optikën time lidershipi i zotit Basha përballet me tri sfida të mëdha përpara. Së pari, fitimin e zgjedhjeve, çka do të duket asgjë krahasuar me dy sfida të tjera që e presin pas 25 prillit: modernizimin e partisë dhe shkëputjen e saj nga garda e vjetër, si dhe hapja e një cikli të ri politik për t’i dhënë fund tranzicionit kronik.
Adresimi i këtyre sfidave bëhet edhe më i mprehtë ndërsa tranzicioni i tejzgjatur demokratik, stagnacioni ekonomik, korrupsioni kapilar dhe ngecja e procesit të integrimit në BE ka sjellë një zhgënjim masiv ndaj përfitimeve të proklamuara të demokracisë liberale. Një studim i fundit i BiEPAG, Qendër e Studimeve të Europës Juglindore, tregon se vetëm 38% e shqiptarëve besojnë se mund të ndryshojnë qeverinë përmes zgjedhjeve, përqindja më e ulët në Ballkan. Zhgënjimi në rritje ndaj politikës dhe demokracisë rrezikon të mbajë qytetarët e zonës gri dhe të neveriturit nga politika larg kutive të votimit në 25 prill, çka në fund të ditës do të avantazhonte qëndrimin e Ramës në pushtet dhe për rrjedhojë instalimin zyrtarisht të një autokracie Erdoganiste.
Prandaj, zgjedhja kësaj here duket të jetë ekzistenciale; mes instalimit të autoritarizmit ose rithemelimit të demokracisë. Basti për të ardhmen është shumë i lartë për të qënduar në shtëpi apo ikur për piknik në mal në 25 prill.
*Chevening fellow. Hulumtues pranë Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14