Flash News

KRYESORE

Operacioni KUITO/ Oriz në vend të kokainës, hetimi zgjerohet mbi zyrtarët e portit të Durrësit

Operacioni KUITO/ Oriz në vend të kokainës, hetimi zgjerohet mbi

Kanë dalë detaje të reja në lidhje me kontenjerët në portin e Durrësit që u sekuestruan nga policia gjatë operacionit ‘KUITO’. Dyshohet për favorizim në hyrjen në port të personave të dyshuar, që ka sjellë edhe zgjerimin e hetimit mbi zyrtarët e Durrësit.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike për hyrje daljet në port për të parë cdo lëvizje që do të hedhë dritë mbi dyshimet e ngritura.

Pas sinjalizimit nga DEA amerikane, autoritetet greke zbuluan në portin e Pireut një sasi prej 137 kilogramësh kokainë që vinte nga Ekuadori dhe kishte si destinacion final Shqipërinë.

Droga ishte fshehur në motorët e frigoriferëve në katër kontenierë me banane, të porositura nga një kompani shqiptare, e cila operon në treg nga viti 2011.

Autoritetet e vendit fqinj informuan policinë menjëherë sapo zbuluan sasinë e gjetur të drogës, dhe një grup hetimor udhëtoi me urgjencë për në Greqi. Në portin e Pireut, ku kontenierët kaluan tranzit, autoritetet vendosën ta zëvendësonin drogën me oriz dhe brenda pakove u vendos GPS.

Të fundit