Flash News

OPINEWS

Asambleja si tava me kokën e Veliajt

Asambleja si tava me kokën e Veliajt

Nga Luçiano Boçi

Koka e prerë e Erion Veliajt u transferua nga SPAK tek asambleja e PS-së.

Mbartësi i tavës vetë Rama.

Një rakordim perfekt si shortet e dosjeve ndaj opozitës që i bien në dorë vetëm Irena Gjokës.

Kush mendon sot se Drejtësia nuk komandohet deti në detaje banale nga PS, ose nuk kupton, ose është i marrë.

Lotët “e dhimbjes” të kandidates për kokën e Erionit shpërthyen si betimet “për kokën e mamit”

“Unë do e drejtoj më mirë se koka e Erionit bashkinë” - duket sikur thoshin.

Entuziazmi i Ramës për kokën e Erionit ishte i dukshëm, i mbuluar me pompozitet dhe njeherazi i shoqëruar me jargët e servilëve për timonierin “e fortë’ që kanë në krie.

Tek e fundit koka e Erionit me sa ngjan me një pranueshmëri në eter dhe nga vetë koka, po kërkon të shpëtojë kokën e Ramës.

Zoti i mëshiroftë!

Të fundit