Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

Nga Agron Alibali
1.Hyrje; 2. Dy Marrëveshjet shtetërore SHBA – Shqipëri në fushën e trashëgimisë kulturore; 3. Një vlerësim i nevojshëm për AADF-në. 4. Për Marrëveshjen Dypalëshe të Asistencës Teknike Ekonomike të v. 1992; 5. Lidhja e paqenë midis Marrëveshjes Dypalëshe të v. 1992 me Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ministri e Kulturës – AADF të v. 2021; 6. Përfundime
Hyrje
Gjatë shqyrtimit kushtetues të çështjes Butrinti, ku është përfshirë Fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit [AADF], u desh të trajtoheshin edhe marrëdhëniet dypalëshe në fushën kulturore midis Shqipërisë dhe SHBA-së. Në ndonjë lagje të opinionit publik është krijuar ideja e gabuar se është vetë Amerika ajo do që ta marrë në dorë Butrintin, dhe këtu nuk paska asgjë të keqe.
Asgjë nuk mund të jetë më larg së vërtetës. Sikurse e kemi trajtuar më herët në këto faqe, i pari diplomat amerikan që vizitoi Butrintin më 3 mars 1934 ishte Herman Bernstein, që e “përshkroi si të pakrahasueshme pasurinë arkeologjike dhe historike të Butrintit, i cili lidh të kaluarën e Shqipërisë me të tashmen e saj”. Si do të ndihej vallë diplomati, shkrimtari dhe gazetari i shquar hebreas-amerikan po të mësonte se një entitet i vendit të vet po synon sot që ta marrë në dorë Butrintin, siç pohon me gojën e vet ideatori i këtij akti?
Dihet se AADF-ja nuk është qeveria amerikane, dhe Michael Granoff, sado i respektuar qoftë, nuk është Sekretar i Shtetit i SHBA-së. Po ashtu, modeli rregullator i imponuar në Butrint NUK është ASPAK modeli amerikan, ku National Park Service ka në dorë dhe kontrollon ekskluzivisht parqet kombëtare, pronë federale, në SHBA. Pyetja nëse për Amerikën përbën interes vital marrja në dorë e Butrintit nga një entitet amerikan as që meriton të ngrihet.
Mirëpo nuk ka diskutim që modeli rregullator i imponuar në Butrint përbën një përpjekje shumë të sofistikuar dhe të mirëmenduar për ta zhveshur shtetin shqiptar – dhe institucionet e tij akademike – nga roli i vet “parësor” dhe vendimtar në kontrollin e Butrintit. Kjo përpjekje shumëvjeçare përfshin një veprimtari gjithaq të sofistikuar ligjhartuese dhe juridike. Ajo përbëhet nga një paketë aktesh që përfshin 2 ligje, të paktën 2 Vendime të Këshillit të Ministrave, të paktën 2 vendime të Këshillit Kombëtar të Menaxhimit të Pasurive Kulturore, të paktën 3 marrëveshje të karakterit kontraktual, të paktën 3 plane operacionale (të menaxhimit të integruar, të biznesit, të qendrës së vizitorëve), një protokoll bashkëpunimi me Institutin e Arkeologjisë, dy akte noteriale, dhe një vendim gjykate.
Mirëpo kjo paketë e pashembullt rregullatore, sikurse kemi argumentuar në shkrime më të hershme këtu, prish rendin kushtetues në Shqipëri dhe hierarkinë e normave pasi bie ndesh me Konventën e Parisit të v. 1992 si dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke qenë se është ngritur në rrafsh normativ me miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë përmes Ligjit nr. 50/2022.
Mbështetësit e modelit të ri rregullator të imponuar në Butrint kanë sugjeruar se ndër burimet e tij është edhe Marrëveshja Dypalëshe për asistencë teknike ekonomike e qershorit 1992, nënshkruar në Tiranë midis Ministrit të Ekonmomisë Artan Hoxha dhe Ambasadorit William Ryarson [ose Marrëveshja e v. 1992].
Dihet se modeli rregullator i Butrintit përbëhet nga dy marrëveshje të tjera: Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Ministrisë së Kulturës dhe AADF-së për krijimin e Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit [FMB] e v. 2021, që po e quajmë Marrëveshja e Bashkëpunimit ose Marrëveshja 1, dhe Marrëveshjen për dhënien në administrim të Butrintit FMB-së, nënshkruar nga Ministria e Kulturës dhe FMB-ja, dhe e miratuar me ligjin famëkeq nr. 50/2022, që po e quajmë Marrëveshja e Administrimit ose Marrëveshja 2. Të dyja këto pretendojnë, pra, se bazohen ose frymëzohen në Marrëveshjen shtetërore të v. 1992.
Siç do ta analizojmë më poshtë, Marrëveshja e v. 1992 nuk ka asnjë lidhje me Butrintin, dhe as me rolin dhe veprimtarinë e AADF-së në Shqipëri. Rrjedhimisht, edhe përfitimet dhe privilegjet që AADF-ja përthith prej saj nuk qëndrojnë.
Përkundrazi, kuadri rregullator ndërshtetëror SHBA-Shqipëri në fushën e trashëgimisë kulturore është i veçantë dhe krejt i ndryshëm nga ai i modelit rregullator të imponuar në Butrint.
Siç analizohet më poshtë, kemi mendimin se AADF-ja përfshihet në Butrint, dhe në përgjithësi në trashëgiminë kulturore në Shqipëri, jashtë fushëveprimit të dakordësuar midis dy qeverive në fushën e trashëgimisë kulturore, si dhe jashtë mandatit të dhënë nga Kongresi Amerikan.
Dy Marrëveshjet shtetërore SHBA – Shqipëri në fushën e trashëgimisë kulturore
Në kuadrin e bashkëpunimit të institucionalizuar dypalësh në fushën e trashëgimisë kulturore ekzistojnë dy marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare në nivel shtetëror midis Shqipërisë dhe SHBA-së. Këto janë:
Marrëveshja midis Qeverisë së SHBA-së dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Pasurive të Caktuara Kulturore nënshkruar më 12 korrik 2004 në Washington, D.C. [Marrëveshja Kulturore Dypalëshe].[1]
Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë lidhur me vendosjen e kufizimeve të importit për materialet e kategorive arkeologjike e etnologjike të Shqipërisë, nënshkruar në Washington, D.C. më 21 gusht 2021 [MiM].[2]
Marrëveshja Kulturore Dypalëshe i referohet, në Preambul si dhe në Nenin 7 të saj, Konventës së Parisit për Trashëgiminë Botërore Kulturore dhe Natyrore të v. 1972. Me të vërtetë ajo thekson:
“dëshirën e ndërmarrjes se hapave konkrete për të thelluar me tej parimet dhe qëllimet e Konventës së vitit 1972 për Mbrojtjen e Trashëgimise Botërore Kulturore dhe Natyrore”, [Preambula], si dhe
“detyrimet e [Palëve] sipas Konventës se vitit 1972 per Mbrojtjen e Trashëgimisë Boterore Kulturore dhe Natyrore” [Neni 7].[3]
Është më se e qartë, pra, se të dy qeveritë kanë shprehur vullnetin sovran për t’i ndërtuar marrëdhëniet dypalëshe në fushën e trashëgimisë kulturore vetëm dhe vetëm bazuar në parimet dhe qëllimet e Konventës së Parisit si dhe në detyrimet e secilës palë sipas kësaj Konvente.
Mund të argumentohet se dy aktet e mësipërme janë marrëveshje ndërkombëtare, të cilat kanë efekt edhe në të drejtën e brendshme, sipas parashikimeve të Nenit 116.1 të Kushtetutës.[4]
Mirëpo theksojmë se Ligji nr. 50/2022 objekt kundërshtimi dhe aktet pjesë integrale të tij nuk përmbajnë as edhe një element apo referencë të frymës, germës dhe dispozitave të bashkëpunimit shtetëror zyrtar dhe institucional dypalësh në fushën e trashëgimisë kulturore midis SHBA-së dhe Shqipërisë bazuar në kuadrin juridik të dy marrëveshjeve të lartpërmendura.
Këto dy marrëveshje madje referohen edhe në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit. Kurse marrëveshjet 1 dhe 2 për Butrintin nuk janë kurrkund të referuara.
Rrjedhimisht, mund të konkludohet se Ligji nr. 50/2022 objekt kundërshtimi dhe aktet pjesë integrale të tij janë hartuar dhe ndërtuar jashtë kuadrit shtetëror dypalësh në fushën e trashëgimisë kulturore dhe, pra, ekzistojnë jashtë tij.
Një vlerësim i nevojshëm për AADF-në
AADF-ja duhet vlerësuar për kontributin e bazuar në Marrëveshjen Berisha – Granoff të vitit 2011 për Butrintin, si dhe për angazhimin e rëndësishëm në fusha të tjera, në kuadrin e rolit të vet filantropik e brenda autorizimeve të Kongresit të SHBA-së.
Po ashtu, duhet vlerësuar edhe vullneti i mirë i anëtarëve të Bordit të AADF-së dhe roli kontrollues e mbikëqyrës i tyre për aq sa realisht ushtrohet. Kujtojmë që AADF-ja duhet të veprojë dhe funksionojë rreptësisht brenda kuadrit ligjor të miratuar nga Kongresi i SHBA-së, gjegjësisht “zhvillim i sektorit privat” [SEED Act i 1989], të zgjeruar administrativisht me Marrëveshjen e Grantit AAEF-AADF të v. 2009 ku u përfshi edhe “turizmi kulturor”, i cili kurrsesi nuk barazohet si nocion me “trashëgiminë kulturore”.
Mirëpo nuk mund të pajtohemi me rolin e AADF-së në:
Ndërhyrjen në procesin legjislativ për hartimin e Ligjit 27/2018 dhe lobimin për miratimin e tij;[5]
Ndërhyrjen sistematike dhe të organizuar për mbulimin e shpenzimeve financiare dhe në përpunimin e akteve dhe dokumenteve të tjera lidhur me Ligjin nr. 50/2022 objekt kundërshtimi (p.sh. Plani për Menaxhimin e Integruar, etj).
Për mendimin tonë AADF-ja duhet të ishte përqendruar vetëm në projekte që lidhen me “zhvillimin e sektorit privat” dhe në fushën e “turizmit kulturor”, në përputhje me mandatin e saj. Kaq. AADF-ja nuk duhet të përfshihet në Pasurinë e Trashëgimisë Botërore në Butrint, apo në pasuri të tjera në listën e UNESCO-s, si dhe në të tjera, që janë pasuri shtetërore / publike.
Edhe ndihma fort e trumbetuar që AADF-ja kinse jep për përgatitjen e dosjeve për listat e trashëgimisë së UNESCO-s është jashtë mandatit të saj. Përndryshe, shteti shqiptar, si Shtet Palë në “good standing” me organizmat e UNESCO-s dhe të Konventës së Parisi, mund të përfitojë drejtpërdrejt dhe vetë nga përvoja dhe fondet e UNESCO-s sipas Procesit Upstream, dhe nuk ka pse t’i shtrijë dorën AADF-së as në këto fusha. Ky konstatim përmban rezervën mbështetur në denoncimin e deputetes së Sarandës Ina Zhupa se Shqipëria nuk ka përmbushur detyrimet financiare si Shtetit Palë ndaj UNESCO-s,
E thënë shkurt, sa më shumë të rritet bashkëpunimi institucional i Shqipërisë me UNESCO-n, aq më pak ka nevojë Ministria e Kulturës t’i drejtohet AADF-së. Dhe viceversa.
Për mendimin tonë, edhe përfshirja e AADF-së në çfarëdo mënyre dhe forme në Ligjin nr. 50/2022 dhe aktet pjesë integrale të tij është bërë jashtë kuadrit të bashkëpunimit shtetëror dypalësh midis SHBA-së dhe Shqipërisë në fushën e trashëgimisë kulturore, si dhe jashtë mandatit të saj të ligjshëm të autorizuar Kongresi i SHBA-së.
Siç e kemi shpjeguar edhe tjetërkund, thelbi, fryma, germa, shpirti i Konventës së Parisit është mbrojtja e trashëgimisë kulturore natyrore botërore me vlera të jashtëzakonshme universale dhe transmetimi i saj brezave të ardhshëm. Sipas nenit 1 të saj, “trashëgimi kulturore” janë monumentet, grupet e ndërtesave dhe sitet me vlera të jashtëzakonshme universale, si Butrinti.
Kurse thelbi, fryma, germa dhe shpirti i Ligjit nr. 50/2022, si ligj në thelb koncesionar, është përdorimi ekskluziv i pasurisë shtetërore me vlera universale të Butrintit nga AADF-ja përmes “administrimit indirekt”, si dhe interesi financiar në shfrytëzimi i tij. Siç deklarohet në Planin e Biznesit, të miratuar me Ligjin nr. 50/2022, thelbi është fitimi, pavarësisht nga gjethja e fikut që ofrohet nën perden e OJF-së se “çdo qindarkë e fituar në Butrint do të mbetet në Butrint”.[6]
Për Marrëveshje dypalëshe të asistencës teknike ekonomike të vitit 1992
Sikurse theksuam në krye, më 10 qershor 1992, fill pas ndryshimeve tektonike në sistemin politik, ekonomik e shoqëror në Shqipëri, u nënshkrua në Tiranë Marrëveshja Dypalëshe Ekonomike midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së SHBA. Marrëveshja hyri në fuqi ditën e nënshkrimit dhe u miratua me Dekretin nr. 224 datë 11.06.1992 të Presidentit të Republikës Sali Berisha. Ajo nuk u miratua nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Natyra e emergjencës ekonomike teknike mbështetet qoftë nga përmbajtja e tekstit, qoftë nga procedura e nënshkrimit të tij.
Kjo theksohet nga fakti se marrëveshja u nënshkrua për palën amerikane nga Ambasadori i SHBA-së; kurse për palën shqiptare, nga Ministri i Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë, dhe jo nga Ministri i Punëve të Jashtme.
Qëllimi i Marrëveshjes së v. 1992 shpallet qysh në paragrafin e parë – titulli: objekti i saj është ndihma ekonomike, teknike dhe të tjera që ka lidhje me to. Pra, Marrëveshja ishte një instrument diplomatik juridik dypalësh që trajtonte emergjencën ekonomike, teknike etj, me të cilën ballafaqohej qeveria e parë demokratike post-komuniste, dhe mbulonte angazhimet dypalëshe që do të mundësonin dhënien me efektivitet të kësaj ndihme nga ana e qeverisë së SHBA për Shqipërinë.
Marrëveshja e v. 1992 “bazohet” në dy kritere: (i) ajo vihet në lëvizje “me një kërkesë zyrtare” nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë drejtuar qeverisë së SHBA-së. Mirëpo, ndërsa kriteri i “kërkesës” është i domosdoshëm, Marrëveshja parashtron se Qeveria Amerikane nuk ka detyrimin që ta japë ndihmën. Kjo del nga përdorimi në tekst i foljes modale “mund” [may be provided] si dhe nga kriteri tjetër thelbësor (ii) “në varësi të ligjeve e rregulloreve të SHBA” [subject to]. Pra, realizimi i angazhimit të qeverisë amerikane varet nga vullneti politik i qeverisë amerikane dhe legjislacioni i brendshëm amerikan. [Paragrafi 2].
Përgjegjësitë e ShBA-së “sipas kësaj marrëveshjeje” zbatohen dhe përmbushen nga misioni diplomatik i SHBA-së në Shqipëri, i cili MUND të caktojë një seksion të saj për ndjekjen e Marrëveshjes. Paragrafi 3 parashikon lehtësirat dhe privilegjet e SHBA-së dhe personave të saj.
Nën optikën e Kushtetutës së sotme Marrëveshja Dypalëshe e v. 1992 mbulohet nga Kreu II i Kushtetutës së v. 1998, përkatësisht nenet 121, 122 dhe 180.1. Ky i fundit përcakton se “Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë para hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute konsiderohen të ratifikuara sipas kësaj Kushtetute.”
Pra, si marrëveshje që në rrafsh kohor është zbatuar para Kushtetutës së sotme, pyetja që vihet është nëse Marrëveshja Dypalëshe është ratifikuar sipas Dispozitave Kryesore Kushtetuese të v. 1992?
Parë në optikën e Kushtetutës së vitit 1992, gjegjësisht të Dispozitave Kryesore Kushtetuese,[7] rezulton se dispozitat kontrolluese janë nenet 9[8], 16.4 dhe 16.5[9], 28.10[10], 29[11], dhe 36.6.[12]
Analizuar në optikën e atyre dispozitave mund të dilet në këto konkluzione:
Marrëveshja Dypalëshe ishte në interesin kombëtar të Shqipërisë sepse mbulonte emergjencat e rrethanave historike dhe vështirësitë ekonomike të kohës [neni 9];
Marrëveshja Dypalëshe objektivisht sillte detyrime financiare për shtetin, pasi çlironte aktivitetet e asistencës teknike ekonomike nga tatimet, taksat dhe tarifat doganore. Rrjedhimisht ajo duhet të ratifikohej nga Kuvendi [neni 28.10];
Përderisa Marrëveshja Dypalëshe hynte në sferën e kompetencave të Kuvendit, ajo nuk mund të ratifikohej me dekret të Presidentit të Republikës;
Nuk ka të dhënat se Dekreti i Presidentit të Republikës të kohës u kundërfirmua nga Kryeministri apo Ministri i Ekonomisë;
Nëse do të konsiderohej instrument që nuk kishte nevojë të ratifikohej [neni 36.6], Marrëveshja Dypalëshe nuk rezulton të jetë miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Marrëveshja Dypalëshe e 10 qershorit 1992 është marrëveshje ndërkombëtare sui generis. Ajo nuk është nënshkruar nga Kryeministri i Shqipërisë në atë kohë, z. Aleksandër Meksi. Ajo nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë në atë kohë. Ajo nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Kurse siç del më lart, dekreti ratifikues presidencial shfaqet me cene të paneglizhueshme kushtetuese. Rrjedhimisht, pozicioni i saj në rendin juridik të brendshëm është i paqartë. Nga ana tjetër, sikurse përmendëm, ajo nuk është miratuar as nga Senati i Shteteve të Bashkuara.
Rrjedhimisht, në optikën e nenit 122 të Kushtetutës, si marrëveshje teknikisht e paratifikuar as nga Senati i SHBA-së, dhe as nga organizmat kompetente të Republikës së Shqipërisë, mund të konkludohet se Marrëveshja e v. 1992 nuk gjen vend të qartë, nëse ka, në sistemin e brendshëm juridik të Republikës së Shqipërisë. Si marrëveshje ndërkombëtare sui generis, ajo nuk mund të prodhojë efekte përtej fushës dhe periudhës së emergjencës, si dhe të zbatimit të Dispozitave Kryesore Kushtetuese të vitit 1992. [13]
Lidhja e paqenë midis Marrëveshjes Dypalëshe të v. 1992 me Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ministri e Kulturës – AADF të v. 2021
Marrëveshja Dypalëshe e v. 1992 përbën bazë juridike të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të 24 shkurtit 2021, ose Marrëveshjes 1. [ Kjo del që në “Hyrje: Kjo Marrëveshje është lidhur në përputhje me bazën ligjore si vijon:” e renditur e katërta]. E nënshkruar nga një përfaqësues i qeverisë shqiptare dhe nga dy përfaqësues të një fondacioni të huaj, Marrëveshja 1 hyn në sferën e marrëveshjeve jo shtetërore, si një rregullim kontraktor midis një subjekti shtetëror dhe një subjekti të huaj privat.
Përsërisim se kusht dhe kriter i domosdoshëm për zbatimin e Marrëveshjes se v. 1992 për asistencë teknike ekonomike është Kërkesa nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë drejtuar Qeverise së SHBA-së. Kërkesa ndërqeveritare të kësaj natyre bëhen në nivel të Ministrit të Jashtëm, të ministrit përgjegjës për Ekonominë, ose nga Kryeministri. Në rast se kërkesat miratohen nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, aktin e miratimit e nënshkruan një zyrtar i autorizuar i saj, ose një përfaqësues apo diplomatë të misionit diplomatik të qeverisë së SHBA në Tiranë, me tagre fuqiplote.
Shqyrtimi dhe analiza juridike e Marrëveshjes 1 të v. 2021 tregon se ajo është nuk nënshkruar nga ndonjë përfaqësues zyrtar i qeverisë së SHBA. Zz. M. Mata dhe A. Sarapuli nuk janë të tillë.
Gjithashtu, nuk ka asnjë provë, dëshmi apo të dhënë që Qeveria e Republikës së Shqipërisë, t’i jetë drejtuar zyrtarisht Qeverisë së Shteteve të Bashkuara me Kërkesë për “ndihmë teknike, ekonomike apo të tjera të lidhur me të” për Parkun Kombëtar të Butrintit, Pasuri e Trashëgimisë Kulturore e UNESCO-s.
Po ashtu, për vetë objektin dhe karakterin e saj, Marrëveshja 1, si kontratë ndërkombëtare që sjell detyrime dhe të drejta në sferën e kulturës, është jashtë sferës së asistencës teknike ekonomike, dhe nuk mund të mbulohet apo të bazohet tek Marrëveshja Dypalëshe e v. 1992.
Në qoftë se pretendimi i AADF-së në mbëhtetjen tek ajo do të ishte i bazuar, atëhere mbështetur në paragrafin 2 [asistenca mund të jepet në varësi të ligjeve dhe rregullave në SHBA], kusht i domosdoshëm do të ishte “zhvillimi i sektorit privat”. Mirëpo Butrinti është Park Kombëtar pronë publike. Prandaj Marrëveshja e v. 1992 nuk mund të zbatohet, pasi Marrëveshja 1, e cila i mundëson AADF-së të kontrollojë një pasuri publike, nuk është “në varësi të ligjeve dhe rregullave” në SHBA.
Marrëveshja e Bashkëpunimit 1 e v. 2021, ku është bazuar Marrëveshja 2 për administrimin e Butrintit nga FMB-ja, përmban edhe një dispozitë tjetër sa të rëndësishme aq edhe të çuditshme, që i referohet Marrëveshjes se v. 1992:
“Neni 31 Kufizimi i përgjegjësisë
Palët bien dakord se AADF gëzon imunitetin dhe të drejtat që parashikohen nga Marrëveshja Ekonomike Dypalëshe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ratifikuar me Dekretin nr. 224 datë 11.06.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe, si e tillë, është e përjashtuar nga çdo përgjegjësi civile, penale, apo e çfarëdo lloji apo natyre, ndaj Ministrisë apo palëve të treta, lidhur me veprimtarinë e saj në Fondacion.”
Mirëpo Ministrja e Kulturës nuk ka tagër të japë pëlqim, miratim apo dakordësi për një dispozitë të tillë. Sikurse argumentuam më lart, Marrëveshja Dypalëshe e v. 1992 ka pasur efekt të përkohshëm lidhur me rrethanat e emergjencës ekonomike të v. 1990 dhe mund të thuhet se e ka humbur efektin e saj real me Kushtetutën e vitit 1998. Prandaj, Marrëveshja e v. 1992 nuk mund të shërbejë si bazë për AADF-në – të themelur më 2009, për të fituar privilegje dhe imunitete të tilla si ato të parapara nga neni 31 i sipërcituar. Rrjedhimisht edhe kjo dispozitë ka probleme serioze të pajtueshmërisë me Kushtetutën e vendit.
Përfundime
Marrëdhëniet dypalëshe në fushën e trashëgimisë kulturore midis qeverisë së SHBA-së dhe qeverisë së Republikën e Shqipërisë janë institucionalizuar përmes (i) Marrëveshjes së Bashkëpunimit Dypalësh të v. 2004 dhe (ii) Memorandumit të Mirëkuptimit të v. 2021, duke zbatuar dhe respektuar “detyrimet” e secilës palë ndaj Konventës së Parisit.
Vendi i Marrëveshjes Dypalëshe të v. 1992 në të drejtën e brendshme është të paktën i paqartë. Ajo mbetet në fuqi për inerci, ose për shkak të mosushtrimit nga palët të dispozitave për zgjidhjen e saj.
Por ky mosushtrim nuk mund t’i japë jetë asaj marrëveshjeje në kuptimin që të përdoret nga AADF-ja për të përfituar imunitet dhe përgjegjësi të kufizuar apo lehtësira tatimore apo doganore. Kjo edhe për faktin se, në rastin e Butrintit, angazhimi i AADF-së nuk përbën asistencë teknike ekonomike të SHBA-së[15]. Po ashtu, kushtet dhe kriteret e Marrëveshjes Dypalëshe nuk janë përmbushur as nga qeveria e Republikës së Shqipërisë [kriteri i kërkesës] dhe as nga qeveria e Shteteve të Bashkuara [kushti i pranimit nga Qeveria e SHBA-së], si dhe fakti që AADF-ja nuk përfaqëson qeverinë e SHBA-së.
Nuk gjejmë ndonjë referencë që angazhimi i AADF-së në Shqipëri në fushën e trashëgimisë kukturore të jetë kryer në përputhje dhe në pajtim me dy aktet ndërshtetërore dypalëshe. Po ashtu, angazhimi i AADF-së në “zhvillimin e biznesit privat” dhe të “turizmit kulturor”, në vetvete i ligjshëm dhe i mirëpritur, është jashtë fushëveprimit dhe kontekstit të parimeve, frymës dhe përkufizimit të trashëgimisë kulturore nga UNESCO. Kurse synimi i AADF-së për të marrë nën kontroll Butrintin, financimi i Planit të Menaxhimit të Butrintit, etj. si dhe i veprimtarisë ligjhartuese janë, për mendimin tonë, jashtë mandatit të vet ligjor të buruar nga legjislacioni amerikan.
Rrjedhimisht, i gjithë modeli i pashembullt rregullator i imponuar për Butrintin është jashtë kuadrit institucional të marrëdhënieve shtetërore dypalëshe midis SHBA-së dhe Shqipërisë në fushën e trashëgimisë kulturore. Kurse Marrëveshja Dypalëshe e v. 1992 nuk mund të përbëjë bazë ligjore për Marrëveshjen 2 për administrimin e Butrintit, të miratuar me Ligjin nr. 50/2022, dhe as për Marrëveshjen 1 të Bashkëpunimit të v. 2021.
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10