Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Diella e Edi Ramës? Demokratët kudo duhet të alarmohen, po vjen autoritarizmi digjital
Emërimi i fundit i një chatbot-i nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kabinetin e tij nuk është një shfaqje publicitare e zakonshme. Avokatët e teknokracisë digjitale besojnë vërtet se sovraniteti popullor nuk është gjë tjetër veçse shenjtërimi i paaftësisë, dhe ndikimi i tyre po rritet. Interesant është fakti se shkrimi është botuar në Project Syndicate një rrjet global gazetash dhe opinionistësh që financohet nga Fondacioni Soros.
Daniel Innerarity & Fabrizio Tassinari
FIRENCE – Kur Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi së fundmi kabinetin e tij të ri, nuk ishte zgjedhja e ministrit të Financave apo të Jashtëm, që tërhoqi më shumë vëmendje. Lajmi më i madh ishte emërimi nga Rama i një bot-i të fuqizuar nga inteligjenca artificiale si ministre e re e prokurimeve publike.
“Diella” do të mbikëqyrë dhe shpërndajë të gjitha tenderat publikë që qeveria i cakton kompanive private. “[Ajo] është anëtarja e parë e qeverisë që nuk është fizikisht e pranishme, por e krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale,” deklaroi Rama. Ajo do të ndihmojë ta bëjë Shqipërinë “një vend ku prokurimi publik është 100% i lirë nga korrupsioni.”
Në të njëjtën kohë evokues dhe provokues, ky veprim na kujton se ata që vendosin shpresën më të madhe te teknologjia shpesh janë ata që kanë më pak besim tek natyra njerëzore. Por, më e rëndësishmja, emërimi i Diellës është dëshmi se ilaçi i supozuar për gjithçka që e sëmur demokracinë po merr gjithnjë e më shumë formën e autoritarizmit digjital. Ndërhyrje të tilla mund t’u pëlqejnë oligarkëve të Silicon Valley-t, por demokratët kudo duhet të alarmohen.
Baza konceptuale e një ministreje AI qëndron te mënyra se si teknofilët e imagjinojnë marrëdhënien e njerëzimit me të ardhmen. “Tekno-solucionistët” i trajtojnë problemet politike, të cilat zakonisht kërkojnë debat, sikur të ishin sfida inxhinierike që mund të zgjidheshin thjesht me mjete teknike. Siç e pamë në Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës së shkurtër kur Elon Musk ishte në krye të DOGE (Departamenti i Eficencës së Qeverisjes), teknologjia ofrohet si zëvendësim për politikën dhe vendimmarrjen politike.
Nënkuptimi i qeverisjes së administruar nga AI është se demokracia do të bëhet e panevojshme. Teknokracia digjitale përbëhet nga zhvillues të teknologjisë që pretendojnë autoritetin për të vendosur mbi rregullat që duhet të zbatojmë dhe, rrjedhimisht, mbi kushtet në të cilat do të jetojmë. Kontrolli dhe balancat e mbrojtura nga Locke, Montesquieu dhe themeluesit e Amerikës kthehen në pengesa ndaj vendimmarrjes efikase. Përse të merremi me institucione të tilla kur mund të shfrytëzojmë fuqinë e mjeteve digjitale dhe algoritmeve? Nën teknokracinë digjitale, debati është humbje kohe, rregullimi është frena për përparimin, dhe sovraniteti popullor është thjesht shenjtërimi i paaftësisë.
Sigurisht, askush me mend nuk mund të mohojë se inovacioni teknologjik ka zgjidhur shumë probleme. Por premtimi i madh që sundimtarët e sotëm të teknologjisë po shesin nuk është se do të zgjidhin problemet, por se do t’i shpërbëjnë ato. Ata mohojnë vetë idenë e një të ardhmeje problematike, të pasigurt dhe të paparashikueshme.
Nuk është rastësi që Presidenti kinez Xi Jinping dhe Presidenti rus Vladimir Putin u kapën së fundmi në një mikrofon të hapur duke diskutuar mbi pavdekësinë. Të ndalosh plakjen do të thotë të na shpëtosh nga e ardhmja; kjo do të thotë jo vetëm të shmangim atë që është ende për të ardhur, por edhe t’i ikim barrës së zgjedhjes.
Pasi të kemi eliminuar të papërcaktuarën që na përkufizon, do të bëhemi qenie të cilave nuk mund t’u ndodhë asgjë vërtet. Do të banojmë në një të tashme të përjetshme, pa asnjë burim kuptimi përtej optimizimit të kushteve tona të jetesës, të patrazuar nga pasiguria, kontroversja apo rreziqet e lidhura me vendimmarrjen. Do të arrijmë një njerëzim pa njerëzi.
Nuk është rastësi gjithashtu që eksperimenti i Shqipërisë është drejtuar te punët publike dhe korrupsioni. Këto janë fushat që tërheqin vëmendjen e Bashkimit Europian, aty ku duan të jenë shumica e shqiptarëve. Që nga fundi i komunizmit 35 vjet më parë, dëshira e Shqipërisë për t’u bashkuar me Europën, të paktën në letër, e ka çuar drejt përqafimit të premisës teknokratike të artikuluar nga sociologu gjerman Max Weber: vetëm një burokraci autonome mund të jetë e lirë nga shtrembërimet politike.
Anëtarësimi në BE ndjek parametra të rreptë, kushte neutrale dhe kritere rigoroze mbi të cilat matet progresi. Megjithatë, Shqipëria, si të gjitha vendet e tjera të Ballkanit që presin në paradhomën e Europës, ka mësuar se teknokracia shpesh është asgjë më shumë se një gjethe fiku që mbulon hezitimin politik të vetë BE-së. Edhe sikur Shqipëria t’i përmbushte deri në fund të gjitha kërkesat e përcaktuara nga teknokratët e Komisionit Europian, kushte të reja mund të shtoheshin, justifikime të reja mund të ofroheshin, objektivat mund të lëviznin.
Duke emëruar një ministre të prokurimeve AI, Rama po i jep Europës një shije të ilaçit të vet. Ai gjithashtu po përgatit skenën për një skenar surreal dhe dëshpërues: zyrtarë të lartë europianë që mbajnë samite me një chatbot për të diskutuar aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim. Diella do të shërbejë si pasqyrë – e pamëshirshme dhe e pashmangshme – për zbrazjen e demokracisë që po ia shkaktojmë vetes.
*Daniel Innerarity është Shef iKkatedrës në Inteligjencë Artificiale & Demokraci në Shkollën e Qeverisjes Transnacionale të Institutit Universitar Europian dhe Profesor i Filozofisë Politike dhe Shoqërore në Universitetin e Baskisë dhe në Fondacionin Ikerbasque për Shkencë.
*Fabrizio Tassinari është Drejtor Ekzekutiv Themelues i Shkollës së Qeverisjes Transnacionale të Institutit Universitar Europian.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14