Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
1- SURPRIZA E FORMULËS D’HONDT SIPAS LIGJIT TË VJETËR
Ditët e para kësaj jave mbasi u shpallën rezultatet zgjedhore, bëra një ushtrim në kompjuter, duke pjesëtuar rezultatin e çdo subjekti në secilin qark e duke renditur herësit, të cilët korrespondojnë me mandatet e deputetit të fituara.
E thënë ndryshe, aplikova formulën D’Hondt që mban emrin e një matematikani belg të shekullit të 19-të e që përdoret rëndom në botë për shpërndarjen e mandateve.
Nuk po bëja atë që gjendej në çdo portal. Po imagjinoja sikur Kodi Zgjedhor nuk ishte ndryshuar njëanshëm nga Edi Rama në vjeshtë dhe se PD e LSI po garonin të dyja brenda koalicionit të Opozitës së Bashkuar, por secila me listën e vet.
Rezultati i këtij ushtrimi më befasoi: opozita në pesë qarqe merrte një mandat më shumë se aktualisht; pikërisht në Tiranë, Durrës, Berat, Vlorë e Gjirokastër. Me këtë rezultat, PS merrte vetëm 69 mandate deputetësh dhe Opozita e Bashkuar 68. Kingmaker mbetej PSD, e cila me gjasë në shtator do të bënte me votë atë që tha të hënën kryetari i saj me gojë.
2- PËRGJEGJËSIA PERSONALE DHE AJO KOLEKTIVE
Një të hënë në shkurt 2019, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike diskutoi e miratoi një propozim të pazakonshëm që deputetët e dëgjuan një ditë më parë në TV: largimin definitiv nga Kuvendi ose siç njihet “djegien e mandateve”. Plot dy muaj më vonë, Këshilli Kombëtar i PD-së diskutoi e miratoi një tjetër propozim të pazakonshëm: “Të angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë” ose, siç tashmë njihet, bojkotin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.
Vendimmarrja u krye në atmosferë të ndikuar prej muajsh nga një besëtytni popullore se masa të tilla ekstreme do të sillnin vetvetiu ndryshimin e qeverisë. Por edhe ata anëtarë të grupit e të Këshillit, të cilit ishin pak të ndikueshëm nga besëtytnitë, u ndodhën para një dileme të vështirë: refuzimi i propozimit do të thoshte edhe delegjitimim publik i udhëheqjes; e gjitha kjo para zgjedhjeve vendore që do të ndiqeshin nga ato kuvendore.
E parë në retrospektivë si propozimi, ashtu edhe vendimi, ishin të gabuar. Mbase do t’ia kishte arritur qëllimit po të pranohej në ndërgjegje se kostot e një “color” revolucioni si ai ukrainas apo gjeorgjian do t’ia vlenin dhe të ishte kalitur vullneti për t’i çuar gjërat deri në fund. Edhe kur fundi ishte afër ekstremit.
Por kjo nuk ndodhi! Vërtet që opinioni brenda e jashtë u ndërgjegjësua për zullumin banditesk të Ramës e disa ndërkombëtarë filluan të çelin sytë ndaj tij. Por duke qenë se dy aktet e opozitës nuk sollën ndryshimin politik të premtuar, pjesa neutrale e opinionit filloi t’i shohë ato si kuturisje problematike.
Sa për ndërkombëtarët, të mëdhenj e të vegjël, shqetësimi se mos kuturisje të tilla bëheshin praktikë opozitare në Ballkan, Kaukaz e më gjerë ishte ku e ku më i madh se sa problemet brenda Shqipërisë. Kaq mjaftonte e tepronte që të bëheshin agresivë me opozitën. Për vendimin e gabuar mua më duhet të mbaj përgjegjësi për votën time; ndoshta edhe t’u lyp ndjesë atyre që më votuan deputet në Parlament e anëtar në Këshill.
3- SIKUR TË BËHESHA PRAPË NUSE! Por, të shikosh në retrospektivë, nuk do të thotë të bësh të mençurin pas Kuvendit. Kjo analizë vetëkritike ndihmon të kuptosh se çfarë ndodhi e na shërben të gjithëve si përvojë.
Sikur PD e pas saj tërë opozita të mos kishte djegur mandatet, atëherë Rama nuk do të kishte mundur të abrogonte koalicionet parazgjedhore siç ishin praktikuar prej dy dekadash dhe nuk do të mund t’i merrte me këtë truk 2,8% të gjithë mandateve; ose pesë copë siç ma dëfteu ushtrimi më sipër. Atij që më kujton se faji është më shumë te hajduti sesa te roja, i gjegjet hazërxhevapi duke sqaruar se nuk ke pse të varësh me dorën tënde mëlçitë në qafë të ujkut.
Sikur PD e pas saj tërë opozita të mos kishte bojkotuar zgjedhjet lokale, nuk parashikoj se do arrinte triumf në to; por PD e vetme fitoi 1/4 e bashkive në 2015 nga Shkodra në Përmet e nga Kukësi në Selenicë. Opozita e 2019 mund të shpresonte me realizëm për më shumë se kaq. Edi Rama i mori pa garë të tëra bashkitë në vend dhe i keqpërdori për zgjedhje duke rritur masivisht punësimin elektoral.
Nuk do të doja të rekomandoja që bashkitë e munguara të PD-së të bënin të njëjtën gjë. Por është e qartë se ato do të ndihmonin shumë fushatën në terren. Sidomos në trekatër qarqe ku formula D’Hondt për dyqind a treqind vota e dërgoi mandatin e fundit nga partitë e opozitës te PS.
Nëse opozita nuk do të kuturisej në pranverën 2019, me shumë gjasë ajo do të arrinte të fitonte të paktën 70-71 mandate. Nëse qeveria Rama në fushatë nuk do të blinte vota, nuk do abuzonte me shtetin, nuk do të thërriste në ndihmë banditët, nuk do të kontrollonte mediat e me radhë, fitorja e opozitës do të ishte më e thellë.
Por këto të fundit opozita nuk i ndalte dot.
Mund të vazhdoja më tutje nëse opozita nuk do të bënte gabimin X e Y po do të ishte teprim i panevojshëm.
Motivi për këtë shënim nuk është të qarët mbi qumështin e derdhur. Jeta politike vazhdon. Po ashtu edhe detyrimi për të nxjerrë mësime e për të mos përsëritur gabimet.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14