
Flash News
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
Taksia përplaset me kamionin në aksin Lezhë-Shkodër, drejtuesi niset në gjendje të rëndë te Trauma
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas
Me përjashtimin e deputetëve të opozitës, Parlamenti do të konkurrojë për qetësi kishat, xhamitë dhe sinagogat
Nga Lutfi Dervishi
Skenat e pahijshme në Parlament me piramida karrikesh, flakadanë, dhe gardistë do të jenë një kujtim i hidhur i së shkuarës. Vendin e zhumrës dhe sherrnajës do ta zërë qetësia dhe mirëkuptimi. Shumica parlamentare do të miratojë një rregullore që deputetët e opozitës që nuk sillen mire, do të marrin “notë në sjellje” dhe do të përjashtohen jo më nga 10 ditë, por nga 1 deri në dy muaj.
Në fakt siç e kemi parë muaji kalon shpejt, ndaj mirë është që të përjashtohen një vit ose dy vite. Përjashtimi me dy vite është si të vrasësh me një gur dy zogj. Largon sherrin nga Parlamenti dhe kursen edhe buxhetin sepse lë pa rroga ngatrrestarët.
Me përjashtimin e deputetëve të opozitës, Parlamenti do të konkurrojë për qetësi kishat, teqetë, xhamiat, dhe sinagogat. Reformat aq shumë të kërkuara nuk do të pengohen më, madje shumica tani ka rast që me disiplinimin e opozitës jo vetëm do të bëj reforma, por do të ketë rast të bëj edhe ndonjë punë.
Demokraci, shumë dakord, por me rregull dhe qetësi.
Është e qartë se pas periudhës së dënimit deputetët e opozitës do të kthehen sërish në Kuvend, ndaj duhen marrë masa që Parlamenti të mos kthehet në han pa porta. Deputetët e opozitës duhen kontrolluar me imtësi se mos mbajnë vezë, tymuese dhe fishekzjarrë. Por kjo nuk mjafton. Për t’u siguruar se nuk do të thonë gënjeshtra, para se të hyjnë në Kuvend secili deputet i opozitës duhet t’i nënshtrohen makinës së vërtetës me pyetjen standarte:
Çfarë plani keni sot?
Kush nga deputetët ka tymuese me vete?
Kush ka ndërmend të shajë qeverinë?
Për t’u garantuar se qetësia në sallë nuk do të cënohet, kryetarja e Kuvendit duhet të ketë një buton të vecantë dhe sa herë të marrë fjalën, qoftë edhe për procedurë një deputet i opozitës duhet të shtypë butonin mute (heshtje) dhe kështu deputeti i opozitës është i lirë të flasë me veten deri në 1 minute.
Ndërkohë kryetarja e kuvendit dhe deputetët e shumicës duhet të dyllosin veshët që të mos dëgjojnë broçkullat e deputetëve të opozitës.
Për t’u siguruar që maskarenjtë e opozitës nuk do të lëvizin nga karrikja e tyre, mirë është që në çdo karrike ose të ulet një gardist ose të montohen pranga ku deputetët t’u lidhet një dorë ndërkohë që me dorën tjerër mund të kërkojnë fjalën sa herë të duan dhe të ushtrojnë detyrën si përfaqësues të popullit.
Shqipëria është një vend që ka të garantuar lirinë e shprehjes me kushtetutë, ndaj nuk bëhet fjalë që deputetëve të opozitës t’u kufizohet liria e shprehjes, por duke shfrytëzuar teknologjinë, deputetët e opozitës mund të komunikojnë në një grup në whats’app, ku administrator i grupit do të jetë kryetari i grupit parlamentar të shumicës. Nëse deputetët e opozitës do të guxojnë të shkruajnë fjalë fyese, atëherë nuk do të lejohen të shkruajnë më me gërma, por sërish mund të shprehen me emoji. Por nëse sillen mirë, aty mund të diskutojnë të shprehen me votë pro (me shenjën e gishtit të shkurtër lart ) ose votë kundër (shenja e gishtit të shkurtër poshtë ).
Me marrjen e këtyre masave pritet që deputetët e opozitës të mos heqin dorë nga kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Ata do të kërkojnë sërish ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, por do të modifikojnë objektin e kërkesës: Objekti i ri i hetimit do të jetë: sjellja jonë destruktive gjatë dy muajve të fundit.
Të fundit


Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
8 Korrik 2025, 10:01
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
8 Korrik 2025, 09:50
Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
8 Korrik 2025, 09:39
Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
7 Korrik 2025, 22:44


Berisha: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen ‘Partizani’ si dëshmitarë të rremë
7 Korrik 2025, 21:41
Marrëdhënia që s’është romancë, por s’është as thjesht kolegiale
7 Korrik 2025, 21:39
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik 2025, 21:28




Sa është temperatura ideale e kondicionerit në verë?
7 Korrik 2025, 20:53
GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin
7 Korrik 2025, 20:38
Ku ndodhet Ronaldo pasi mungoi në funeralin e Diogo Jotas
7 Korrik 2025, 20:38
Nga shalqiri, te pjeshkët dhe pjepri, ja cili është fruti i verës me më pak kalori
7 Korrik 2025, 20:28
Zbulohen mesazhet e autorit që vrau Ilaria Sulën në Romë
7 Korrik 2025, 20:20
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas
7 Korrik 2025, 20:12
Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja
7 Korrik 2025, 19:48

Tufa me bletë sulmon qytetarët në Francë, përfundojnë në spital 24 persona
7 Korrik 2025, 19:32
Demenca/ Humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese
7 Korrik 2025, 19:13
Vendimi për Malltezin, Gjokutaj: Bumerang për SPAK dhe Gjykatën
7 Korrik 2025, 19:01

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie
7 Korrik 2025, 18:36


Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, ja çfarë duhet të keni kujdes
7 Korrik 2025, 18:10
Sot Gert Bogdani do të festonte ditëlindjen, Edlira Çepani dedikim prekës
7 Korrik 2025, 17:40






Sulmuesi akuzon rëndë klubin e Fenerbahches: U përpoqën të më drogonin
7 Korrik 2025, 16:21
Gjendet një trup i dekompozuar në Kolonjë, dyshimet e para
7 Korrik 2025, 16:03
Aksident në Sarandë, makina përplas motorin, një i plagosur
7 Korrik 2025, 15:58
Berisha me gazetarë nga diaspora:Vota vdes pa hyrë në kuti
7 Korrik 2025, 15:58
Mosha më pjellore për mashkullin dhe femrën
7 Korrik 2025, 15:40
Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
7 Korrik 2025, 15:32
Blushi: Rrëmbimi kriminal i Metës, i pakrahasueshëm as me të Navalnit në Rusi
7 Korrik 2025, 15:20
Njihuni me iPhone 17 Pro, risitë kryesore në dizajn dhe teknologji
7 Korrik 2025, 15:09
Pse lirimi i Abi Malltezit nuk e çliron atë; aq më pak Shqipërinë
7 Korrik 2025, 15:00
‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve
7 Korrik 2025, 14:57
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë
7 Korrik 2025, 14:48
Djersitja gjatë verës/ Këto janë 3 pije me të cilat mund ta mbani nën kontroll
7 Korrik 2025, 14:42
Kapet duke transportuar armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohet i riu (EMRI)
7 Korrik 2025, 14:37
Theo Hernandez fluturon drejt Arabisë për vizitat mjekësore
7 Korrik 2025, 14:26
Zjarret ne vend/ Ministria e Mbrojtjes:19 vatra në 24 orë! Gjashtë janë ende aktive
7 Korrik 2025, 14:17

I nxehti përvëlues, Greqia urdhëron pushime të detyrueshme nga puna
7 Korrik 2025, 13:54

Deklaratat e Kryemadhit, reagon Meta: Një përgjigje për "Zeqinenë" e SPAK-ut!
7 Korrik 2025, 13:34


Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë
7 Korrik 2025, 12:54

GJKKO liron nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin
7 Korrik 2025, 12:35
Turizmi, vera 2025, një hap pas
7 Korrik 2025, 12:31
IKMT aksion në Theth, nis shembjen e ndërtimeve pa leje
7 Korrik 2025, 12:24
Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?
7 Korrik 2025, 12:06
Shkrumbohet nga zjarri urbani i linjës Tiranë-Kamëz
7 Korrik 2025, 12:00


Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Kroaci i riu shqiptar (EMRI)
7 Korrik 2025, 11:32

Drejtimi i paduhur!
7 Korrik 2025, 11:16
Video/ Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Ça ke që bërtet
7 Korrik 2025, 11:01

Rama mbledh më 9 korrik kryebashkiakët e vendit
7 Korrik 2025, 10:43
Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit (FOTO)
7 Korrik 2025, 10:28
Parkut Natyror i Ohrit drejt “listës së zezë’” të UNESCO-s
7 Korrik 2025, 10:25
Në zbatim të masës "detyrim paraqitje", Berisha mbërrin në SPAK
7 Korrik 2025, 10:16
Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor
7 Korrik 2025, 09:59
KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe të vendit
7 Korrik 2025, 09:50
Rama nuk i ndahet Vlorës, sërish vizitë në bashki
7 Korrik 2025, 09:39
Konispol/ Hyri për t'i vjedhur shtëpinë, pronari qëllon me çifte 44-vjeçarin (EMRI)
7 Korrik 2025, 09:34

Zjarret në Gjirokastër, flakët shumë pranë monumenteve të kulturës
7 Korrik 2025, 09:12

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
7 Korrik 2025, 08:39
Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë, në Shqipëri vijnë më “koprracët”
7 Korrik 2025, 08:25
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
7 Korrik 2025, 08:14
Java nis me temperatura përvëluese, termometri shënon deri në 37°C
7 Korrik 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Korrik 2025, 07:45
A ka pengesa ligjore që të dënuarit e Speciales të transferohen në Kosovë?
6 Korrik 2025, 21:58