Flash News

OPINEWS

Mbërrijnë në Rinas 100,000 vaksina anti-covid, Rama: Me vonesë prej tentativës çmendurake

Mbërrijnë në Rinas 100,000 vaksina anti-covid, Rama: Me

Mbërrijnë në Rinas 100,000 vaksina të tjera Sinovac, që ishin parashikuar të vijnë një ditë më parë, por fluturimi u anulua për shkak të pezullimit të punës nga disa prej kontrollorëve ajror të AlbControl.

Kryeministri Edi Rama shkruan në një postim në rrjetet sociale se vaksinat erdhën një ditë me vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve.

“Aeroporti Nënë Tereza – Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid
Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë”, shkruan Rama.

 

Të fundit