Flash News

OPINEWS

Miliarderi i Plehrave - Inceneratori i Tiranës

Miliarderi i Plehrave - Inceneratori i Tiranës

Nga Jamarbër Malltezi

SPAK gënjen pasi afera nuk fillon me komisionin e vlerësimit qe paska abuzuar, por me ata qe (1) ndryshuan strategjinë dhe planin e veprimit te trajtimit te mbetjeve, (2) atë që mashtroi me studimin e JICA & IFC qe bazohej ne Reduktim-Riciklim e landfill duke ndryshuar ne incenerim. Këtë e beri Erion Veliaj ne rastin e Tiranës.

Pse duhej një kontratë firmosur nga Ministri Mjedisit për menaxhimin e mbetjeve të Tiranës kur ligji e përcakton si tagër ligjor të bashkisë e jo të qeverisë?

Pse ju bashkuan gjithë monopolet në një dorë? Pse duhej të merrnin (1) incenerator (2) landfill (3) riciklim (4) depozitim inerte ndërtimi, (5) depozitim dherash (që nuk janë mbetje por mall me vlerë)?

Pse gënjyen të gjithë anëtaret e komisionit? Kush ju dha garanci?

A ishte herë e veçuar Kjo që ndodhte? Apo kish ndodhur afera edhe me Elbasanin edhe Fierin?

Gjithë shteti ju me shtëpia dy mashtruesve apo ishin shërbyes të Ramës dhe Veliajt?

Shihni letrat e Veliajt për pagesë apo mos pagesë të tarifës së inerteve në sharre për kompani sipas qejfit si p.sh. Bolinos.

Këtu del përsëri roli i Agaçit dhe Metanit (Ramës) që duhej ti thonin si firmos ti kur (1) as nuk ke para në buxhet për këtë, (2) as nuk e ke ne strategji dhe plan veprimi dhe (3) as nuk e ke tagrin ligjor për menaxhim mbetjesh por veç për politika.

Të fundit