Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

Nga Koloreto Cukali
1.
“Lulekuqet mbi mure” hapet me një kalim të butë të kamerës që tregon fëmijë të varur mbi mur: këmbët brenda jetimores, gjoksi mbi murin ndarës, dhe koka përmbi të, duke parë botën.
Muri, është lejtmotivi i vërtetë i filmit të vitit 1979, të Dhimitër Anagnostit. “Brenda murit” është bota e vogël, me rregullat, hierarkitë, konfliktet. Jashtë murit bota tjetër, e madhe, me kaosin, dhunën, të rriturit.
2.
Me sa di, realiteti i strehëve vorfnore të periudhës “së Italisë” nuk është ai i përshkruar në film (një nga gjyshet e mia është rritur në një Strehë Vorfnore për vajza të asaj kohe), i cili, për shkak të kohës duhej të transmetonte këndvështrimin politik të sistemit. Por kjo nuk ka rëndësi. Filmi nuk shërben më si një dëshmi e kohës së Italisë. Sot, Lulekuqet mbi Mure është në prerje artistike tërthore e shoqërisë shqiptare. Filmi, mund të duket si “film me fëmijë”, por, aty është Shqipëria.
3.
Në titrat e filmit, emrat e parë që dalin janë ato të gjigandëve të skenës, edhe pse, filmi, në të vërtetë janë fëmijët. Një lloj padrejtësie, deri diku e falur, ndaj Strazimir Zaimit, Enea Zhekut, Krenar Arifit, Gjergj Pilikës e Artur Hoxhollit. Loja e tyre, është aq e drejtpërdrejtë, aq natyrale, aq “raw”, për të përdorur një term të huaj, saqë i jep filmit një vërtetësi dërrmuese, falë talentit të tyre por dhe dorës së mjeshtrit që i ka drejtuar.
4.
Kadri Roshi. Një personazh i paemër. Thjesht “kujdestari”. Një aktor i madh. Një karakter i vizatuar me laps të fortë, aq fort, sa thyhet dhe lapsi. Një personazh folklorik, i rrezikshëm, sadist, i nënshtruar, nënshtrues, hajdut, autoritar, vegël. Detali bazë i makinerisë, pa të cilën instrumenti i dhunës nuk do funksiononte dot. Një nga qindra veglat që mbajnë në lëvizje makinerinë e atij pushteti, të këtij pushteti, e atë atij që do vijë. detali që gjendet me shumicë në këtë fabrikën sociale tonën.
5.
Një magji e pashoqe e krijuar nga Anagnosti në këtë film janë heshtjet. Në momentet e tilla, një klasë me fëmijë të uritur e një mësues që vërtitet si ujk në kafaz; apo një sallë inkuzicioni, ku nga fundi dëgjohet pështyrja: “dëgjuam krisma”, unë mund të ndjej dhe zemrën që më rreh. Heshtja e thellë, në një botë të zhurmshme.
6.
Logjika e regjisorit dhe skenaristëve dikton që në film duhet të ketë një personazh (thelbësisht) pozitiv. E kërkon 1976-a. E kërkojnë dhe rregullat e socrealizmit. E kërkojmë ndoshta edhe ne, në nevojën për të mos parë vetëm zi. E ku ka më mirë se një mësues, (i vetmi personazh që ka emër e mbiemër në film, Luan Sina) që duhet të tregojë se në këtë vend ka dhe njerëz që rebelohen, që shpërndajnë dijen dhe që forcojnë zemrën. Njerëz, që veten fëmijët para vetes, parimet para rrogës. Nuk e di a ka në të vërtetë shqiptarë të tillë, më. Por… zëri i Timo Fllokos... Ai zë më kumbon sa herë që kam përpara syve, ose në mendje “Anës Lumenjve”.
7.
Aliu në fillim të filmit dhe Jaçja në fund të tij, nuk kanë makinën klasike hollivudiane që largohet në perëndim, vizual dhe metaforik, por, kanë një biçikletë. Ajo që mund të duket si fiksim i Anagnostit me biçikletat, mua më duket si fiksim me lirinë. Jo tonën. Jo të Shqipërisë. Jo liriinë e mdhe, por atë të voglën, personalen. Në Shqipërinë e vogël, edhe biçikleta ishte simbol lirie, jo i lirisë nga pushtuesi, as lirisë na diktatura, por i lirisë së individit. Jaçja, nuk ikën nga jetimorja, por, thjesht po rritet. Nëse i gjithë filmi është një kolektiv fëmijësh, ky, është momenti shpërthyes i individit. Larva që bëhet flutur. Duket, sikur i tërë filmi shërben për ti dhënë këtij djali-fëmijë, lirinë. Atë të vetën, personalen.
8.
A ka mundësi, të shkruash diçka, qoftë dhe për një film të 1976-s, pa e përzierë me politikë? Kam frikë se jo. Sepse, kinemaja e vërtetë është një testament shoqëror. Dhe shoqëria jonë, është thelbësisht (mbse dhe padrejtësisht) politike. Çdo vuajtje, çdo dramë, çdo kompleks e çdo traumë e jona, i ka rrënjët në politikë.
Lulëkuqet mbi mure, do të jetojë gjatë, për aq kohë sa rrotull nesh e sipër nesh Shqipëria është si ajo të filmit.
9.
Ndoshta është përvojë personale, por unë e shoh murin. E shoh sot. Ngado që kthehem shoh të njëjtat personazhe: Drejtorin arrogant e autoritar të lidhur me fashistët (lexo, europianët), që trimërohet me autoritetet e huaja në krah; por që një vdekje nuk ngurron ta kthejë në fushatë PR-i për veten; shoh kujdestarë gjithandej, njerëz që vjedhin dhe ushqimet e fëmijëve, me të njëjtin mentalitet folklorist me xhaketë krahëve, vetëm se xhaketën e kanë Armani; shoh një shoqëri ku ai lart të dënon të rrish pa bukë (lexo: pa punë), se e ka në dorë ta bëjë; laska që këndojnë “fiskie-saso” (e di, maniak, që nuk është e tillë në italisht, por kështu e kemi dëgjuar të vegjël), sepse bota e tyre e vogël është perfekte – ato njohin dhe drejtorin; Shqipëria e sotme është plot me fëmijë që trajtohen si fëmijë e jetojnë si fëmijë, herë të pangrënë e herë si fëmijë pasanikësh, edhe pse mund të jenë nga 30, 40 e 50 vjeç.
10.
Muri është aty. Muri ynë është mendor, edhe pse janë liberalizuar vizat. Muri i vizatuar me kamera nga Anagnosti është akoma aty. Vetëm se Shqipëria e sotme nuk ka një Timo që të rrënqeth mishin me Anës Lumenjve (nuk ka as lumenj sa për atë punë), dhe kryesorja, Shqipëria e sotme nuk ka lulëkuqe. Nuk ka më lulëkuqe, sepse kemi humbur kuriozitetin dhe pafajësinë për të parë matanë murit, apo se besojmë se jashtë nuk ka asgjë me vlerë. Nuk ka më lulekuqe ngaqë në këtë oborrin tonë të vogël këtej murit nuk na nuk ka më ëndërrimtarë, por vetëm pragmatistë.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14