Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Takimet në Aruba, Vasili: Pse heshtin ndërkombëtarët

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasil ka reaguar në lidhje me çështjen Aruba ku thuhet se përfaqësues të qeverisë shqiptare janë takuar me kartele të drogës.
Në një reagim në rrjete sociale, Vasili akuzon ndërkombëtarët për “dy standarde” në lidhje me situatën. Ai thotë se ndërhyrjet dhe heshtjet e faktorëve ndërkombëtarë kanë kontribuar në degradimin e institucioneve shtetërore dhe në përparimin e korrupsionit masiv në vendin tonë.
Sipas Vasilit, ndërkombëtarët kanë përdorur një protagonizëm të tepruar që shpesh është parë me indinjatë nga publiku shqiptar duke u përqendruar në çështje “periferike” ndërsa heshtin për probleme kryesore si kanabizimi i vendit, korrupsioni sistematik, shpërngulja e popullsisë dhe komprometimi i drejtësisë.
Vasili e cilëson çështjen Aruba dhe rastin e McGonigal si shembuj të situatave në të cilat ndërkombëtarët, sipas tij, kanë qenë “shurdh memecë”.
Reagimi i plotë
Është fakt, ndonëse jo për t'u krenuar, se shqiptarët dhe politika shqiptare janë ndërkombëtaro-dipendente.
Që në shpërgëjt e pluralizmit, kur ai sapo hapte sytë, ndërkombëtarët ishin aty dhe pjellën e shumëpritur, që lindi në dhjetor të viteve '90 e mbërthyen në duart e tyre.
Ndërkombëtarët kanë bërë sistematikisht një superprotagonizëm kaq të ekzagjeruar sa që shpesh janë parë me indinjatë të thellë nga opinioni shqiptar.
Dy standardet kanë qenë shpesh sjellja e papranueshme dhe destruktive e ndërkombëtarëve, që nga njëra anë ulërinin e kërcënonin për çështje tepër periferike dhe nga ana tjetër heshtnin turpshëm ose, më keq akoma, bënin alibinë e veprimeve shkatërrimtare të qeverisë.
Ndërkombëtarët ulërinin për dëmtimin e një kërpudhe porcelani në oborrin e kryeministrisë gjatë protestave shumë masive të opozitës.
Ndërsa heshtnin përballë kanabizimit të vendit, korrupsionit shkatërrimtar, që solli edhe shpopullimin tragjik dhe zgjedhjeve komuniste me një parti.
Edhe sot përballë skandalit të Arubës apo dje të McGonigalit papritmas ndërkombëtarët, aq llafazanë, bëhen plotësisht shurdh memecë.
Ndërkombëtarët dje ulërinin e kërcënonin për votimin me çdo kusht e me çdo mjet e reformës në drejtësi.
Ndërsa sot heshtin përpara kapjes së dhunshme të drejtësisë nga pushteti dhe kthimit të drejtësisë në një vegël të pushtetit, që mbron haptas pandëshkueshmërinë e qeverisë, në kthimin e drejtësisë në një mekanizëm të neveritshëm korporatist si dhe në një drejtësi mafioze që nuk ndalon edhe që të rrëmbejë mandatet e Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkombëtarët që kishin ngrënë nga supa e prishur e qeverisë i thoshin dje opozitës se do të hante bar, sepse opozita nuk pranonte të shitej tek narkoqeveria e Ramës.
Ndërkombëtarët dje ulërinin për respektimin e standardeve të drejtësisë kur arrestohej ndonjë ministër i qeverisë së Ramës.
Ndërsa sot, kur liderët e opozitës persekutohen pa asnjë fakt e provë nga narkodrejtësia apo kur rrëmbehen në rrugë mënyrë banditeske si ish-Presidenti Meta, po këta ndërkombëtarë bëhen përsëri shurdh memecë.
Ndaj edhe skandali i Arubës sot nuk komentohet prej tyre dhe nuk i jepet asnjë nxitje drejtësisë që ta kthejë atë në një hetim shembullor për nga thellësia dhe forca e ligjit.
Shqipëria në prani të ndërkombëtarëve ka arritur suksese "të mëdha" duke u bërë vendi më i korruptuar i Evropës dhe pastruesi më problematik i sasive gjigante të parasë.
Ndërsa ndërkombëtarët që ulërinin për kërpudhën, përkundrazi flasin për hapa imagjinarë përpara të qeverisë në fushën e reformave dhe suksese që nuk i sheh njeri, por nuk guxojnë të vënë gishtin në plagë për korrupsionin dhe kriminalizimin e shtetit. Ndaj edhe inceneratorët, koncesionet e plot afera të tjera korruptive bëjnë sikur nuk shihen e dëgjohen nga ndërkombëtarët.
Diplomacia e havjarit i ka shndërruar ndërkombëtarët në Shqipëri në një sëmundje kronike, që vetëm rëndohet dhe me pasoja, që vetëm përkeqësohen.
Ndërkombëtaro-dipendenca ka ushqyer shpresa iluzive të mëdha, por që janë zhgënjyer vazhdimisht në momentet më kyçe të jetës së vendit.
Fakti që narkoqeveria dhe narkoshteti vazhdon të sundojë në Shqipëri prej 12 vitesh është provë asgjësuese e falimentimit të ndërkombëtaro-dipendencës.
Aruba e zbuluar nga ndërkombëtarët patriotë, jo nga këta të havjarit, provon se në shtetet nga vijnë ndërkombëtarët shteti funksionin dhe godet narkomafien, ndërkohë që këtu për shkak të flirtit me narkoqeverinë e Tiranës ndërkombëtarët heshtin.
Ndërkohë që mediat më të mëdha ndërkombëtare ziejnë nga shqetësimi kritik për situatën në Shqipëri, ndërkombëtarët e Tiranës kanë prioritet pikniket për fundjavë dhe deklaratat qesharake politike proqeveritare pas drekave të shijshme.
Ndaj Arubën s'ka kush ta hetojë!
Nëse ndërkombëtarët e duan Shqipërinë një vend demokratik dhe jo një narkoshtet, le të bëjnë zbardhjen e Arubës dhe le ta godasin narkoshtetin mu në zemër; në të kundërt të heshtin dhe të vazhdojnë të përtypin havjarin e pushtetit sikurse kanë bërë deri tani.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14