Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Në emër të progresit: zhbërja e familjes dhe kriza e qytetërimit europian
Albert Bikaj
Që nga vitet e revolucionit kulturor bota perëndimore, dhe jo vetëm, është përballur me sfida dhe ndryshime të shpejta që i kanë transformuar dhe mjegulluar konceptet, vlerat, individin dhe shoqërinë. Makthi i ideologjive shtypëse që legjitimizoi shtetin totalitar në forma të ndryshme kulminoi me dehumanizim, gjenocid dhe luftë botërore, nxiti reflektim dhe kritikë radikale duke vënë në pikëpyetje çdo gjë, përfshirë Iluminizmin edhe themelet e qytetërimit perëndimor (edhe pse akoma nuk dihet sa të përgjegjshme janë këto gjëra për krijimin e kushteve nën të cilat ranë). Pikërisht, fryt i kësaj qasje apo gjëndjeje të re kritike është postmodernizmi të cilin filozofi francez Jean-François Lyotard e definon si reagim ndaj metanarrativave të modernizmit që sfidon të gjitha autoritetet tradicionale, duke relativizuar të vërtetën dhe mohuar objektivitetin, me synim çlirimin e interpretimeve individuale dhe të veçanta.
Kështu, idetë themelore të postmodernizmit si rrymë e fuqishme teorike të mendimtarëve si Lyotard, Derrida apo Foucault, janë shndërruar (në formë karikature) në aktivizëm politik, kulturor dhe shoqëror. Kuptohet, nuk është fjala për vetë autorët, por për një përvetësim selektiv të tezave të tyre, i cili ka ushqyer diskurse të reja. Prandaj grupe individësh të caktuar të ndikuar zakonisht pohojnë se vlerat morale dhe institucionet tradicionale si familja, feja e organizuar, nuk janë asgjë më shumë se relative, produkte të kohës, por nga ana tjetër etninë, identitetin, klasën e trajtojnë sikur të ishte kategori primordiale edhe ontologjike. Pra, përqafojnë dy qasje ideologjike të kundërta, që mohojnë njëra-tjetrën, pasi postmodernizmi mohon ekzistencën ontologjike e të gjithave në fjalë: duke filluar nga objektiviteti i moralit, biologjisë, familjes, kombësisë... tekefundit, kjo ideologji rrezikon të mohojë identitetin e njeriut duke e reduktuar thjesht në një gjallesë materiale, konsumeriste, e krijuar si rezultat i rastësishëm dhe asgjë më tepër.
Kjo qasje ideologjike e re filloi të depërtojë, megjithëse në mënyrë më të kufizuar, edhe në Evropën Lindore dhe Juglindore të sapoçliruar nga komunizmi. Madje, sot kjo rrymë shpesh perceptohet gabimisht si “ide përparimtare europiane”. Konfuzioni që pasoi vite më vonë pasqyrohet në forma të ndryshme, sidomos në fushën kulturore dhe shoqërore. Kështu, shumë individë, përfshirë edhe intelektualë, që përqafojnë me ose pa vetëdije bindje postmoderne, por kur çështja lidhet me kombësinë, po këta persona mbajnë një qëndrim të prerë esencialist.
Të jep përshtypjen se është logjika e njëjtë që qëndron edhe në sfondin e projektligjit transgjinor të politikës shqiptare në të dy anët e kufirit, i cili shpesh ndërthur një diskurs të dyfishtë: nga njëra anë nacionalist dhe nga ana tjetër postmodernist. Kjo manifestohet në promovimin herë të kategorive gjinore “jo-binare” ose të një “gjinie të tretë”, herë të formave “alternative” të familjes, ku “babai” dhe “nëna” zëvendësohen me “prindi 1 & 2”, etj.
Problemi kryesor është se këto projektligje nuk paraqiten thjesht si alternativa për një pakicë, por si mohim i ekzistencës së normës së martesës dhe gjinisë burrë-grua në përgjithësi, e cila etiketohet pezhorativisht si “heteronormativitet”. Përkrahësit politik të këtyre ligjeve në Ballkan e legjitimojnë përfshirjen e ideologjive gjinore jo vetëm si shenjë të “përparimit perëndimor”, por edhe si një hap “të domosdoshëm” në rrugën e integrimit evropian. Me fjalë të tjera, qëllimi i tyre, edhe nëse është i nisur me mendim të mirë, nuk ka synim “bashkëjetesën” e tjetrit, edhe pse pikërisht këtë gjë e kanë kritikuar nga zanafilla
Thënë shkurt, shpjegimi i tyre i bie që të zhbëjmë familjen, njësinë themelore të kombit, për të mirë të kombit!? Po pse vallë këtë ligj nuk e paskan aplikuar shumë shtete të BE-së si p.sh. Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Italia, Spanja, Sllovakia, Polonia, etj? Është e qartë se për anëtarësim në BE aplikimi i ligjeve të tilla nuk është i domosdoshëm, thjesht mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe pakicave. Për më tepër, vlen të rikujtohet se projekti europian ka rrënjë të thella demokristiane, ndonëse një pjesë e elitave të sotme kanë përqafuar qasje të majtë liberale.
Natyrisht, duke pasur parasysh këtë mishmash bindjesh konfuze, parashtrohen pyetjet: Si mund të ketë moral pa norma dhe vlera objektive? Si mund të ketë komb pa familje si njësi themelore? Si mund të ketë familje pa prindër (baba dhe nënë)? Si mund të ketë prindër pa gjini? Si mund të ketë gjini fluide, sot mashkull, nesër femër, mbasnesër diçka tjetër? Me këtë logjikë, njeriu i nesërm do ketë të drejtë të vetëidentifikohet jo vetëm në terma gjinorë, por edhe në racë, specie apo forma të tjera ekzistence. Kjo nuk është aspak tepri, por veçse ka filluar të jetë realitet në shtete të ndryshme Perëndimore. Këtë qasje ideologjike logjikisht e pason transhumanizmi, fazë të cilën C. S. Lewis në në veprën e tij “The Abolition of Man” quante “zhbërje të njeriut”. Më tej, nëse një set i identifikimeve tona qenka rrënjësisht gabim, çfarë e bën një set të ri identifikimesh të përligjur sa të na imponohet si ligj?
Sidoqoftë, një nga arsyetimet e mundshme sipas ithtarëve të bindjes postmoderne do ishte “liria e pambaruar”. Koncept që nuk mund të kritikohet lehtë, pasi është esencial për jetën e njeriut dhe meritë të madhe për këtë ka padyshim tradita liberale në trajtat e saj qofshin konservatore apo sociale. Por, problemi qëndron me definicionin e tyre: ç’është liria? Ç’është liria pa virtyt, pa rend, pa të vërtetën? Liria pa kufi, në terma të filozofisë politike quhet anarki kaotike, ndërsa në terma psikologjik quhet krizë ekzistenciale. Në traditën klasike perëndimore liria konceptohet “për të bërë të mirën” (libertas maior) ndryshe nga ideja moderne liberale e cila lirinë e percepton negativisht thjesht si “mungesë kufizimesh” (libertas minor). Në lidhje me këtë teologu polak Karol Józef Wojtyła (Shën Gjon Pali II), ndër të tjerat, shkruante se liria nuk nënkupton të bësh ç’të dojë qejfi, por të kesh të drejtën të bësh atë që duhet. Duke theksuar se si pjesë të pandashme të lirisë janë e vërteta, dashuria dhe solidariteti. Këtë nuk e them pa shkas, pasi liria moderne në trajtat ideologjike është e cunguar; liberalët zakonisht e relativizojnë të vërtetën, ndërsa konservatorët zakonisht e ndajnë lirinë nga empatia dhe solidariteti.
Koncepti tjetër që shpesh i referohen me të drejtë, ndonëse në forma të gabuara, është “dinjiteti njerëzor”! Por çfarë është dinjiteti njerëzor? Sipas Shën Toma Akuinit ligji natyror është rendi moral universal i gdhendur në natyrën e çdo njeriu, përmes të cilit mund të dallojmë të mirën nga e keqja. Prandaj, sipas ligjit natyral njeriu është krijuar në Imazh të Hyjit (Imago Dei), me dinjitet të shenjtë dhe të pacenueshëm që është edhe themeli i të drejtave dhe përgjegjësive themelore njerëzore. Ky koncept që ndërthur traditën morale greko-romake dhe judeo-kristiane ka shërbyer që nga mesjeta si themel i qytetërimit europian dhe është artikuluar fuqishëm përgjatë periudhës moderne iluministe si bazë e drejtave njerëzore. Nietzsche vërente se imperativi kategorik i Kantit nuk ishte gjë tjetër veçse racionalizim i rendit moral të traditës kristiane.
Natyrisht, ideja e sekularizmit që karakterizon iluminizmin nuk është e rastësishme; në formën e saj të shëndoshë, që nuk përjashton Zotin apo fenë, nuk mund të konsiderohet e gabuar. Shpesh feja dhe Kisha si institucion janë abuzuar, herë nga hierarkia e korruptuar, herë nga sunduesit, ndaj kërkesa për kufizim të ndarjes së pushtetit nuk është pa baza. Megjithatë, siç argumenton Augusto Del Noce, iluministët besonin se morali si përfundim logjik humanist do të ishte i qasshëm për çdo njeri racional, por duket se ky ishte optimizëm i tepruar. Morali nuk mund të ekzistojë në vakum të tillë, thjesht brenda kufijve logjik.
Eksperimentet ideologjike moderne përfunduan duke shkaktuar tragjedi të llahtarshme, madje shumë herë më të mëdha se ato gjatë mesjetës e cila shpesh gabimisht merret si shembull i periudhës “së errët apo fanatike”. Vlen të kujtoj se vetëm përndjekjet, gjenocidet dhe luftërat e përgjakshme përgjatë shekujve XVIII-XX e vërtetojnë këtë. Përgjatë kësaj periudhe miliona njerëzve u është mohuar dinjiteti herë në emër të shtetit, nacionalizmit, shkencës (eugjenikës, darvinizmit, etj.), klasës shoqërore, progresit, etj. Tekefundit, kjo nuk është për t’u habitur pasi ideja e moralit relativ është presupozim logjik i bindjes materialiste dhe totalitare si marksizmi, nazizmi, fashizmi, etj. - të cilat i njohin dinjitetin njerëzor vetëm atyre që konsiderohen “miq” politik. E njëjta gjë vlen edhe për teokracinë, e cila në praktikë aplikon relativizmin moral pasi klasa sunduese kthehet në interpretuese arbitrare të “vullnetit Hyjnor” dhe moralit sipas interesave apo qëllimeve. Pavarësisht kësaj, një pjesë e konsiderueshme mendon ndryshe, duke e parë absolutizmin moral si kërcënim potencial. Si zgjidhje për evitim të kërcënimit totalitar, disa intelektualë të shquar rrymave liberale si p.sh. Karl Popper dhe Richard Rorty kanë ofruar qasjen “pluraliste të vlerave” e cila faktikisht bazohet në presupozime relativiste, duke kërkuar nga secili individ apo grup të heq dorë nga pretendimi i së vërtetës absolute.
Në veprën “Njeriu dhe shteti” filozofi Jacques Maritain thekson se dinjiteti njerëzor presupozohet të jetë e drejtë natyrale e çdo njeriu edhe nga ata që mendojnë se morali është relativ. Këtë kontradiktë parashtron disa pyetje të parafrazuara. Si mund të besojmë në të drejta natyrale absolute si dinjiteti njerëzor nëse mendojmë se rendi moral natyral është relativ? Si mund të besojmë në të drejta natyrore kur mohojmë të vërtetën si kategori absolute objektive? Pastaj, me ç’të drejtë ndokush mund të moralizojë apo gjykojë nëse beson se morali është arbitrar, pra subjektiv? Rrjedhimisht, nëse mohojmë esencën e natyrës njerëzore dhe rendin moral, si mund të besojmë në dinjitet dhe humanizëm? Çfarë dua të them është se të flasësh relativizmin e të gjithave, dikur edhe dinjiteti njerëzor nuk do të jetë asgjë më shumë sesa një fantazmë imagjinare që vlen po aq shumë sa vlen mungesa e tij.
Përndryshe, të jemi të qartë, trajtimi me dinjitet për çdo njeri, pa dallim, nuk diskutohet! Madje besoj se nevojiten reforma dhe mbështetje në këtë drejtim, por jo duke deformuar arsyen, etikën, biologjinë dhe institucionet e shenjta si martesa dhe familja në emër të dinjitetit dhe “humanizmit” të padefinuar. Rrezikun dhe pasojat e kësaj qasje do e përmbledh shkurtimisht. Viktima e parë e relativizmit moral sipas C. S. Lewis është e vërteta të cilën elita intelektuale dhe sunduese shumë lehtë mund ta manipulojë duke imponuar rregulla arbitrare me prirje totalitare-çnjerëzore. Viktima e dytë është kultura dhe liria; këtë proces e ilustron Roger Scruton duke sqaruar se falë relativizmit moral, tranzicioni në regjim totalitar bëhet me anë të propagandës që zëvendëson gradualisht kulturën dhe gërryen themelet e lirisë. Së fundi, teologu i madh Joseph Ratzinger (papa Benedikti XVI) paralajmëronte se diktatura nuk shfaqet vetëm në format klasike, pasi në kohët tona po paraqitet edhe një formë tjetër: “diktatura e relativizmit”, ku në emër të tolerancës ndalohet e vërteta.
Siç paralajmëronin filozofët dhe teologët e mëdhenj në fjalë, nëse mohojmë të vërtetën e rendit, moralit dhe natyrës njerëzore, paradoksalisht do përfundojmë duke krijuar diktaturën e relativizmit që mohon lirinë dhe vetë njeriun, e gjitha kjo në emër të lirisë dhe tolerancës, bazuar në qellim të mirë të një ideologjie logjikisht të gabuar.
Përvoja e gjatë njerëzore, qoftë në kronikat e lashta të historisë, qoftë në letërsinë klasike, na mëson se qëllimi i mirë nuk mjafton në vendimmarrje të mëdha, pasi mbi të gjitha nevojitet virtyti i maturisë, i cili duket se i mungon epokës sonë konfuze. Jo më kot, filozofi dhe shkrimtari i shquar anglo-amerikan T. S. Eliot shkruante se prova më e madhe e dekadencës së një shoqërie është keqpërdorimi i virtyteve. Kjo thënie e përshkruan më së miri natyrën e ideologjisë radikale që ka kapluar një pjesë të madhe të botës Perëndimore dhe po shpërndahet me shpejtësi edhe në shoqërinë tonë. Madje më kujton tregimin e Hans Christian Andersen-it, “Rrobat e mbretit”, e cila flet për një mashtrim kolektiv, ku nga frika dhe konformizmi të gjithë lavdërojnë “rrobat e padukshme” të mbretit, derisa një fëmijë i thotë të vërtetën e thjeshtë se mbreti në të vërtetë është lakuriq. Disa të vërteta janë shumë të thjeshta, mjafton pak guxim të përdoret arsyeja e shëndoshë qoftë edhe e nivelit fëmijëror për të rrëzuar trendet e tekave demagogjike qofshin politike, pseudoartistike apo pseudointelektuale. Pavarësisht bindjeve apo preferencave politike personale, qëllimi përfundimtar duhet të mbetet e mira e përbashkët, e themeluar mbi rendin moral dhe respektin për jetën njerëzore. Dinjiteti njerëzor është i paprekshëm, por ideologjitë nuk janë të shenjta; ndaj, përballë sofizmave të kohës sonë që bëjnë thirrje për utopi, nuk duhet të heshtim.
Mbi autorin
Albert Bikaj është politolog, historian dhe përkthyes nga Malësia, Mali i Zi. Fokus të veçantë ka filozofinë politike dhe historinë e mendimit politik. Së fundmi, ka përkthyer në shqip: "Nevoja për Kombet" të Roger Scruton, "Iriqi dhe dhelpra" të Isaiah Berlin, si dhe "Shënim doktrinar mbi disa çështje për pjesëmarrjen e katolikëve në jetën politike" të Joseph Ratzinger.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14