Flash News

E-TJERA

Nis sesioni i ri parlamentar, çfarë do të ndodhë në seancën e sotme; çështjet e rëndësishme të Kuvendit

Nis sesioni i ri parlamentar, çfarë do të ndodhë në

Sot do të mbahet seanca e parë e sesionit të ri parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë. Seanca plenare do të fillojë në orën 16.00.

rendin e ditës është vendosur vetëm një pikë, ajo e miratimit të procesverbalit të mbledhjes së fundit, mbajtur më 20 dhjetor. Gjithashtu do të bëhen edhe disa njoftime.

Në seancën e sotmë do të jetë i pranishëm presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili do të mbajë një fjalë përshëndetëse rreth orës 17.00. Ai ndodhet sot në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Edhe ky sesion i ri pritet të shoqërohet me debate mes palëve, ndërsa çështje të rëndësishme presin të diskutohen. Ndër to mund të përmendim miratimin e ndryshimeve kushtetuese për shtyrjen e mandatit të organeve të vetingut.

Pritet që në këtë pikë të ketë dakordësi mes palëve. Nga ana tjetër do të vazhdojë punë e Komisioneve Hetimore që janë ngritur. Me propozim të Partisë Demokratike janë ngritur dy komisione për të hetuar '25 prillin' dhe inceneratorët.

 

Të fundit