Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
PISA, CHECK-UP i Arsimit Parauniversitar/ 25 arsye pse jemi të renditur në fund të klasifikimit

Msc. Ilir Bodini, specialist për çështje ligjore në edukim
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve PISA, është vërtetë një check up, që mat njohuritë në disa fusha të edukimit, identifikon problematikat dhe shtetet pjesëmarrëse orientojnë politikat e tyre në sistemet arsimore.
Si profesionist edukimi ndërthurur me ekspertizën ligjore sidomos në fushën e arsimit si jurist, avokat, dhe matës i herëpashershëm i klimës së marrëdhënieve të punës në arsim në të tria niveleve, vërtetë kam qenë kritik për shumë problematika në çdo qeverisje, poor sot bashkohem me mendimin e disa intelektualëve që kur diskutojmë, dalim në konkluzionin: Ishim mirë kur ishim keq
Shoh që ka dy ditë nëpër studio tv dalin manekinë për të nxjerrë lloj-lloj justifikimesh për të mbrojtur paaftësinë e tyre, saqë vërtetë më ka marrë malli për Frrok Çupin e Skënder Minxhozin.
Janë gati të thonë se fajin e ka konflikti brenda PD, vetëm e vetëm të mos kenë përgjegjësi për vete.
I bien edhe shumë larg nga Kina.
Thonë pandemia, tërmeti e ça nuk thonë.
Ju garantoj që më shumë impakt ka shpërthimi i Gërdecit mars 2008 në rajonin ku u ndje vala e shpërthimit se tërmeti e pandemia.
Ju kujtoj që marsi 2007 ishte afërsisht viti i lindjes së atyre që u testuan në vitin 2022.
1. 15 vjeçarët e testuar në 2022 në gjysmën e dytë të 2019 ishin në klasë të 6-të që do të thotë se dy nivele 3+3 i kishin mbaruar
2. Tensioni që u krijua në 2014 me largimin nga puna të 4 mijë “jomësuesve”, dhe stresi që u krijua për të futur mësuesit në testim bëri që ata të ishin krejt të pasigurtë për çfarë mund të ndodhte me të ardhmen e tyre. Edhe domatet në verën e 2022, u tha nga specialistët e fushës që nuk ishin cilësore për shkak të “stresit” të klimës.
3. Ajo që ndodhi me mësuesit duke i mbingarkuar me shkresa të panevojshme dhe duke marrë nga koha e punës së mirëfilltë në procesin mësimor, përveç të tjerash ishte stresante.
4. Në kualifikimin e mësuesve 2020 u fut udhëzimi që kush nuk merr kualifikimin del nga sistemi për një vit… Dhe ngelën jo pak por 2 mijë, por jo ata që duhej të ngelnin. Pas një viti u hoq ky kriter absurd.
5. U hoq edhe dokumentacioni i fryrë i panevojshëm që u trumbetua si sukses por edhe kur u hoq si i tillë u trumbetua.
6. Në vitin 2015 u bë reforma territoriale e pakonsultuar, e pastudjuar ku dhe arsimi e pagoi shtrenjtë me ndarjen e re territoriale dhe organizimet e rajoneve e të asaj të përgjithshme DPAP. Ku Zyrat Arsimore pathuajse u zhbënë duke i kthyer në një “apendix” pa asnjë rol, dhe të demotivuar në pagë dhe kushte pune.
7. Reforma e ndarjes në rajone i la mësuesit rrugëve sa në një ZA në tjetrën, duke krijuar një pasiguri dhe vështirësi në punën e tyre të përditshme. Ata duhej të sistemoheshin brend ZA administrative.
8. Të gjithë e thonë nën zë që ndarja e APU në rajone është dështim total, por askush nuk guxon ta thotë publikisht. Pasi të vjen mesazhi “ suksese në jetë”.
9. Hapja e “shkollës së drejtorëve”, përfshirja në ligjin 69/2012 në nenin 27/1 ishte një diskriminim dhe injorim për mijëra profesionistë edukimi të cilët kishin kualifikimet dhe aftësitë drejtuese e menaxhuese, të organizuar politikisht apo jo. Ky kriter përjashtues vendoste ndëshkim dhe përjashtim për ata që nuk plotësonin kriterin e nenit 27/1. Habitemi pse opozita nuk e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese këtë nen. Shkolla e drejtorëve mund të jetë alternativë por jo kriter diskriminues për të tjerët. Kurse trajnimi për drejtues shkollash janë zhvilluar dhe më parë nga ISP, ku ka nga ata që u bënë edhe ministre arsimi????. Fakultete edukimi kanë programe MSC për drejtim e menaxhim arsimi, por këto nuk vlejnë përballë kursit “shkollës së drejtorëve”, duke fyer rëndë edhe stafet akademike apo fakultetet e edukimit.
10. Koncepti i standardeve bashkëkohore kërkon një rol të rëndësishëm të prindërve në vendosjen e drejtuesve të IA. Kush e do një arsimim e edukim më të mirë, prindi, familja, komuniteti apo politikani i papërgjegjshëm që ndan copa nga torta e pushtetit si shpërblim??
11. Në asnjë IA parauniversitar nuk kemi të prezantuar qëllimin e drejtuesit të tij. Pse është aty? Cili është vizioni i tij/saj për drejtimin e IA? CV e tij? Apo vlen parulla : “ ndalohet hyrja e prindërve në shkollë”.
12. Prindërit, IA, qeverisja vendore dhe ajo qëndrore duhet që të bashkëpunojnë përtej politikës primitive të çastit. Mua më dhëmb shpirti për procesin e edukimit por jo për politikën pa rregulla e norma!!! Ky qëndrim është i shprehur nga qindra, e mijëra profesionistë edukimi.
13. Në IA dhe në mjediset e punës kudo dëgjohen nga drejtuesit shprehjet: E di unë! Do bëni si them unë! Sa të jem unë!! Është tjetri pas dere!!! U bëre ti!!! Etiketime politike, bullizuese, raciste etj.
14. Ne matim vazhdimisht klimën e marrëdhënieve të punës si palë interesi në këto marrëdhënie në respekt të KODIT TË PUNËS, Kontratës Kolektive, në nivel lokal dhe kombëtar. Mësuesit shprehin shqetësimet e tyre në përditshmërinë e punës, por ka nga ata që shprehen me frikë të madhe.(nuk përjashtojmë rastet e paaftësisë së mësuesve, por janë të papërfillshëm)
15. Në vendet e OECD dhe të rajonit GDP për APU është nga 5% e lart. Edhe Kosova e ka rreth 4%, Shqipëria e ka mbi 2.8%, shifër e cila përputhet me rezultatet e PISA.
16. Jemi i vetmi vend ku mësuesit vishen me bluzë të bardhë, duke krijuar barriera, pengesa dhe dyshime në marrëdhënie mes shkollës, familjes e komunitetit. Bluza e bardhë është “ një mur Berlini”, që përcjell mesazhet e një “ lufte mikro të ftohtë” në këtë proces edukimi të shenjtë.
17. Në Kushtetutën e RSH, arsimi 9-vjeçar është falas dhe i detyrueshëm, çka do të thotë që politikat shtetërore të përkujdesjes, shpërblimit, detyrimeve, pagave dhe qasjes duhet të jenë specifikisht të përcaktuara.
18. Pjesës më të madhe të fëmijëve të APU, në më të shumtën e kohës që rriten dhe shkojnë në shkollë, iu mungon të paktën njëri prind i cili është në emigrim ose edhe kur e ka në shtëpi është inekzistent apo dhunues. Politikat sociale në këtë rast dhe në rastet e tjera ekstreme kërkojnë mbështetje, investime e shërbime.
19. Me GDP për arsimin 2.8%, kush është më poshtë se ne nga vendet e përfshira në PISA? Asnjë! E po këtë vend ska se kush të na e zërë tjetër!
20. Kurrikula duhet të jetë në përputhje me rrethanat social-ekonomike të lindjes, dhe rritjes së fëmijëve shqiptarë dhe jo fotokopje të Kembrixh e Oxford! Logjistika arsimore duhet të jetë e pasur dhe ora e mësimit të mos fillojë e mbarojë me “hapni librat, mbyllni librat@, apo “kopjo te shoku”, “ndiq shokun”
21. Ligji për APU 69/2012 i miratuar me 126 vota në Parlament u masakrua disa herë duke tjetërsuar si kollonat dhe strukturën e një ndërtese pa ekspertizë.
22. Modeli i Altertekstit që u ndërtua sipas standarteve të BE, u masakrua pas vitit 2013 duke krijuar “xhepa” e mekanizma monopoli e përfitimi në kurriz të arsimit. Një tekst shkollor i Kembrixhit apo Oxfordit për klasën e parë nuk funksionon për këta fëmijë që 90% e tyre arsimin parashkollor e kanë të cunguar apo pjesërisht.
23. Shprehjes “ çfarë të mbjellësh do korrësh” nuk i humbet asnjëherë vlera e kuptimi. Me 2.8 euro në xhep, kur të tjerët kanë nga 5-7 euro, kuptohet mirë se çfarë mund të bleshë. Demi duhet kapur nga brirët! Kolltukofagët e burokratët që nuk e dinë se çdo të thotë arsim, edukim, që nuk e dinë fare se çfarë bëhet në përditshmërinë e arsimit, të fëmijës, familjes e komunitetit, dinë të hanë vetëm gurabija të pamerituara të pushtetit dhe të parasë publike të shqiptarëve
24. Jam i sigurtë që pas gjithë këtyre gabimeve do të ndërmerren veprime arbitrare ndaj mësuesve, drejtuesve të IA, të ZA-ve e deri në DRAP E DPAP për të “shëruar” arsimin, por do të bëjnë operacionin e gabuar
25. “Ti Selim, që s’di këndim/ je i mirë për asim” Fan Noli.
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10