Flash News

OPINEWS

Programi i Qeverisë edhe zgjerimi i ekonomisë flluskë!

Programi i Qeverisë edhe zgjerimi i ekonomisë flluskë!

Nga Irena Beqiraj

Programi ekonomik nuk u diskutua dje në Kuvend.

Por dokumenti i shkruar rradhiste si arritje, rritjen ekonomike (megjithëse modeste), uljen e borxhit, rritjen pagave, apo të ardhurave nga turizmi, si treguesit kryesor që sipas tyre tregojnë që ekonomia ka ecur mirë.
Ndërkohë si tek analiza e arritjeve ashtu edhe tek premtimet anashkalohej fakti që sot kemi një ekonomi “ fluskë ” dhe të paqëndrueshme në afat të gjatë .

Elementi i parë është hendeku midis rritjes së pagave reale dhe rritjes së produktivitetit. Banka Botërore tregon se në Shqipëri, nga periudha 2015-2023 hendeku pagë reale edhe produktivitet është rritur . Pra, pagat reale janë rritur ndërsa produktiviteti ka rënë më shumë se në cdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor.

Rritja e pages minimale edhe rritja e mëtejshme e pagave në sektorin publik e pa shoqëruar me rritjen e produktivitetit rrit kostot e ofrimit te shërbimeve edhe produkteve . Në një ekonomi jo konkuruese ku edhe tregjet e produkteve bazë ushqimore janë oligopol rritja e mëtejshme e pagave pa rritje të produktivitetit do të reflektohet tek rritja e mëtejshme e çmimeve duke ulur më tej mirëqenien e shqiptarëve .

Ulja e produktivitetit lidhet me zgjerimin e sektorëve me produktivitet të ulët . Ndërsa sektorët me produktivitet të ulët si tregtia, turizmi shërbimet njohin rritje , sektorët me produktivitet te lartë si industria prodhuese edhe energjitike vazhdojnë rënien pikiatë. Në tremujorin e dytë të 2025 industria prodhuese ka shënuar rënie ne volum me 7.5% edhe në punësim 3.2% , ndërsa ajo energjitike ka renë 5.2% ne volum edhe 2.6 % ne punësim.

E pra, konkluzioni i parë edhe fatkeqësisht i pakundështueshëm është që në 12 vjet socialistët në vend ta përmirësonin e përkeqësuan parametrin kryesor të qëndrueshmërisë ekonomike, produktivitetin edhe rritën hendekun e tij me pagën mesatare. Ndërkohë që cdo rritje e mëtejshme e pagës minimale për të joshur 351 mijë votuesit që paguhen me paga minimale , pa adresuar rritjen e produktivitetit do te ul mirëqënien duke zgjeruar më tej ekonominë fluckë.

Elementi i dytë është mbivlerësimi i lekut. Edhe në këtë rast ecuria e produktivitetit është elementi i cili përcakton nëse leku ka pësuar vlerësimin e merituar apo është i mbivlerësuar. Vlerësimi dhe mbivlerësimi janë dy koncepte ekonomike të ndryshme nga njëri tjetri. Për të dhënë këtë gjykim shikohet diferenca midis

1) kursit të këmbimit që balancon ofertën dhe kërkesën për monedhë të huaj në tregjet financiare vendase edhe 2) ekuilibrin industrial të kursit te këmbimit, i cili përcaktohet nga raporti i produktivitetit të ekonomisë shqiptare me produktivitetin e ekonomisë europiane apo partnerëve tregëtare në mënyrë të ruhet konkurueshmëria e prododhimit vendas në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pra, kur monedha forcohet ndërsa produktiviteti ulet do të thotë se forcimi i lekut nuk mbështetet tek ekonomia reale . Kjo ka ndodhur sepse hyrjet e kapitalit të huaj ne euro janë investuar në sektorë kjo produktivë.

Konkluzioni i dytë është shtimi i flukseve e huaja te kapitalit jo te investuara në sektorë produktivë thjesht rrisin ajrin e nxehtë në fluskë!

Mbivlerësimi të lekut ka shërbyer si truk për dukjen ose si botoksi që i bën gratë te duken më të reja : borxhi i huaj sot duket më i ulët, prodhimi brendëshëm bruto duket më i lartë, pagat duken më të larta, dhe që inflacioni te mbahet lehtësisht nën kontroll. Por mos neutralizimi i këtij mbivlerësimi shkakton ulje të mëtejshme të produktivitetit të ekonomisë duke fryrë më tej ekonominë fluskë .

Elementi i tretë vjen nga të dhënat e stukturës së ndërmarrjeve.
Nëse ekonomia e vendit popullohet nga mikro ndërmarrjet, ndërsa numri i ndërmarrjeve me më shumë se 50 puntorë është i kufizuar (në Shqipëri 1%) tregon se produktiviteti nuk ka gjasa të rritet pa një politikë të targetuar afatgjatë e të mbështetur financiarisht nga qeveria, që synon trasformimin teknologjik.
Edhe kjo nuk nëkupton hapjen edhe mbylljen e negociatave as uljen e taksave, as amnistinë e pagëzuar “si paqa fiskale” as bonusin e bebeve as rritjen e pensioneve aq më pak rritjen e mëtejshme të pagës minimale.

Dje edhe sot në Parlament , në emisionet televizive duhet te flitej pikërisht për këto probleme , por jo vetëm! Duhet te flitej për ndryshimet në kodit penal, kodit të familjes , kodit zgjedhor. Duhej të flitej për çfarë u intereson qytetarëve.

Nderkohë u informuam edhe u ofruan këndveshtrime vetëm për provokimin e paskrupullt e me kast të Edi Ramës me qëllim që ambasadorët të mos dëgjonin fjalimin plot akuza edhe të vërteta të Sali Berishës !
Kështu gazetat shpërndanë për publikun vetëm "lajmin e mirë" të rritjes se pagës minimale, ose zmadhimin të ekonomisë fluskë!

Të fundit