Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

Nga Jonathan Pano
Të dhënat zyrtare të Formimit Bruto të Kapitalit Fiks (FBKF) për vitin 2024 tregojnë se 31.5 % e investimeve neto në ekonomi janë kanalizuar në ndërtim banesash, në rritje nga 30.8 % e vitit 2023. Ndërkohë, investimet në pajisje të teknologjisë janë thuajse simbolike. Vetëm 0.21 % e totalit. Edhe shpenzimet për produkte të pronësisë intelektuale (inovacione, patenta, software) mbetën në 0.37 %. Ky orientim tregon një ekonomi që po konsumon kapital në një sektor jo produktiv, në vend që të ndërtojë kapacitete moderne prodhuese.
Në Bashkimin Evropian, investimet në banesa përbënin mesatarisht 5.6 % të PBB së në vitin 2021, ndërsa vendet me peshën më të madhe si Qipro (7.6 %) dhe Gjermania e Finlanda (7.2 %), mbeten shumë larg nivelit shqiptar. Greqia kishte një peshë minimale prej 1.3 %. Po ashtu, vlera e shtuar bruto e sektorit të ndërtimit në BE luhatet rreth 5.5 % të PBB së, ndërsa në SHBA rezidenca fikse (ndërtimi dhe rikonceptimi i banesave) përbën rreth 4 % të PBB së dhe e gjithë ekonomia e banesave (qiratë, shërbimet komunale) rreth 16.2 %. Këto shifra tregojnë se edhe vendet me sektorë të fuqishëm ndërtimi nuk lejojnë që ky sektor të thithë një të tretën e investimeve kombëtare.
Pse orientimi nga betoni është problematik?
1. Produktivitet i ulët dhe mungesë diversifikimi. Investimet në banesa nuk rrisin kapacitetin prodhues apo konkurrueshmërinë ndërkombëtare. Shpenzimi i kapitaleve në teknologji dhe asete të paprekshme është i domosdoshëm për të rritur produktivitetin. Kur vetëm 0.21 % e investimeve shkojnë në teknologji, vendi rrezikon të mbetet jashtë revolucionit digjital.
2. Mungesë edukimi financiar. Shumica e familjeve shqiptare, për shkak të traditës dhe mungesës së literacisë financiare, e shohin pronën e paluajtshme si formën më të sigurt të investimit. Në mungesë të njohurive për instrumente të tjerë (tregjet e kapitalit, fondet e investimit, obligacionet), kursimet kanalizohen masivisht te ndërtimi. Kjo mungesë diversifikimi e bën ekonominë të brishtë ndaj krizave të tregut të pasurive të paluajtshme.
3. Rritje e ekonomisë informale. Raporti më i fundit i Global Initiative Against Transnational Organized Crime thekson se ndërtimi dhe tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri janë ndër sektorët me rrezikun më të lartë për pastrim parash. Bleje e pronave me para në dorë pa provuar origjinën e fondeve është ende e mundur, vetëm 40 % e transaksioneve financohen me hipoteka, dhe shumë kompani ndërtimi kanë lidhje me grupet kriminale. Studimi nënvizon se 68 % e pastruesve të parave përdorin pasuri të paluajtshme të shtrenjta për të “pastruar” fitimet e paligjshme. Këto praktika artificialisht rrisin kërkesën dhe çmimet e banesave, duke krijuar një flluskë që mund të shpërthejë.
4. Financim i dyshimtë. Sipas Albanian Conservative Insitute, flukset e paligjshme që hyjnë në Shqipëri arrijnë 1–4 miliardë euro në vit (5–17 % e PBB së) dhe kanalizohen kryesisht në ndërtim. Bankat mbulojnë vetëm rreth 22 % të financimit të sektorit, duke ngritur pyetje se nga vijnë fondet e tjera. Raporte të tjera sugjerojnë se 500–700 milionë euro pastrohen çdo vit përmes ndërtimit.
Shtetet me ekonomi të konsoliduar kanë zhvilluar kultura të diversifikuara të investimit. Kapitalet kanalizohen në teknologji, kërkim zhvillim, infrastrukturë dhe asete të paprekshme. Për të lëvizur drejt këtij modeli, Shqipëria duhet të ndërmarrë disa hapa:
• Rritja e edukimit financiar. Programet shkollore dhe kursimet familjare duhet të orientojnë qytetarët drejt instrumenteve të ndryshme investimi (obligacione, aksione, fonde të indeksit). Literacia financiare ndihmon individët të kuptojnë rrezikun dhe të shmangin varësinë nga një aset i vetëm.
• Fuqizimi i tregjeve kapitale dhe inovacionit. Krijimi i një ambienti të besueshëm për start up et, ekonominë kreative dhe teknologjinë do të diversifikonte portofolin e investimeve dhe do të rrite produktivitetin.
• Lufta ndaj ekonomisë informale dhe pastrimit të parave. Organe të specializuara si SPAK duhet të rrisin kontrollin mbi transaksionet në pasuri të paluajtshme, duke kërkuar provën e origjinës së fondeve për çdo investim të madh. Raporti i GI TOC nënvizon se hetimet për ndërtimet pa dokumentacion duhet të intensifikohen dhe blerjet me para në dorë të kufizohen.
• Politika fiskale dhe bankare stimuluese. Ulja e barrës tatimore për sektorët prodhues dhe lehtësimi i kredidhënies për inovacion e bujqësi mund të zhvendosin kapitalet nga betonizimi drejt aktiviteteve me vlerë të shtuar.
Shqipëria përballet me një paradoks zhvillimi. Rritje ekonomike e mbështetur te ndërtimi, por me prapambetje në sektorët që gjenerojnë të ardhura afatgjata. Një ekonomi moderne nuk mund të mbështetet vetëm te “llaci dhe tulla”. Për ta thyer këtë cikël, është thelbësore të forcojmë edukimin financiar, të diversifikojmë portofolin e investimeve dhe të godasim burimet e paligjshme të kapitaleve. Vetëm atëherë do të mund të ndërtojmë një ekonomi të qëndrueshme që krijon punësim, inovacion dhe mirëqenie për të gjithë.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14