
Flash News
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
Pse skandali McGonigal e shpëton Ramën në vend që ta fundosë
Nga Genc Burimi
Që kur shpërtheu skandali i ish-agjentit të FBI-McGonigal dhe daljes së tij para një jurie amerikane më 2021, kemi qenë një numër komentatorësh që e kemi konsideruar marrjen në pyetje të Edi Ramës nga SPAK, të paktën si dëshmitar, si “guri i provës” për drejtësinë e re shqiptare. Kjo bindje se me thirrjen e Ramës nga SPAK bëhet fjala për testin më madhor të “ndershmërisë profesionale” të drejtësisë së re shqiptare vetëm sa përforcohet tani që McGonigal pranoi publikisht veprën penale të tentativës për t’u pasuruar ilegalisht në Shqipëri me ndihmën e autoriteteve shqiptare.
Por zhvillime të reja në vazhdën e mbylljes së proceseve gjyqësore të Mc Gonigal në SHBA po krijojnë një bindje të re. Kurrë SPAK nuk do ta hetojë Edi Ramën në dosjen McGonigal. Madje, kjo dosje rezulton tani si një avantazh për Ramën ndërkohë që e kujtonim një handikap.
Ky artikull do të mundohet të shtjellojë në detaje këtë hipotezë.
Lufta juridiko-politike Trump- Biden kalon dhe nga Shqipëria e Ramës
Biden nuk mund të lejojë që Edi Rama të merret në pyetje nga drejtësia shqiptare. Një perspektivë e tillë përmban rrezikun që Rama të nxjerrë të dhëna që mund të komprometonin të birin e presidentit amerikan Hunter Biden. “Fatet” e Biden-it mund të jenë pjesërisht të lidhura me ato të Ramës. Arsyeja pse Rama e ka kthyer dosjen McGonigal në një aset personal që mund ta negociojë shtrenjtë, bën pjesë në sagën e luftës së paepshme Trump-Biden që ka nisur para disa vitesh dhe që do të vazhdoje edhe disa kohë akoma.
Në asnjë vend të botës së qytetëruar nuk mund të gjesh në këto momente një urrejtje, luftë politike dhe dëshirë për shkatërrim integral të kundërshtarit politik se sa kjo që po ndodh midis presidentit aktual amerikan Joe Biden dhe paraardhësit të tij që do ta sfidojë dhe më 2024 Donald Trump. “Më gjeni gjithçka që mund të bëjë që të dërgohet Biden ne burg” është lajtmotivi i Trumpit në këtë moment si reagim sipas tij, ndaj drejtësisë politike të komanduar nga Biden që kërkon ta eliminojë Trumpin nga gara e ardhshme presidenciale. Rezultati i parë i këtij sulmi frontal të Trump kundër Biden, është fajësimi i djalit të presidentit amerikan Hunter Biden për mbajtje armësh pa leje. Por Trump shpreson shumë më tepër në dosje ku të jetë i implikuar edhe babai Joe. Në strategjinë e Trumpit, Hunter Biden është thembra e Akilit e presidentit amerikan. Nëse provohet se Hunter Biden është pasuruar në mënyrë ilegale dhe se kjo është bërë me dijeni ose bashkëpunim nga ana e babait të tij që mund të ketë përfituar edhe vetë nga paratë e të birit, Trump mban kështu në duar një fletërrugë të qartë që do ta ndjekë verbërisht në javët dhe muajt e ardhshëm. Është në këtë kontekst lufte Trump-Biden që del emri Mc Gonigal dhe që gafat e të cilit mund t’i shërbejnë strategjisë presidenciale të Donald Trump.
Interesi i Trump te dosja ruse e McGonigal
Të dyja akuzat e rënda që peshonin mbi McGonigal i shkonin jashtëzakonisht për shtat ekipit të Trumpit. Akuza e parë lidhej me ndihmën surrealiste që një agjent i lartë i FBI-së si McGonigal i kishte dhënë një rusi oligark, Deripaska, mik me Putinin, armik i Amerikës. Interesi i ekipit të Trump ishte që Mc Gonigal të shpjegohej gjerë e gjatë në gjyq për këtë dosje ruse sepse kështu shfajësohej Trump për akuzat e padrejta që i bënë më 2016 për implikim të Rusisë në fitoren e tij. Asaj kohe si për ironi të fatit kishte qenë vetë McGonigal si i ngarkuari i FBI-së në operacionin hetimor Hurricane për të provuar se Trump kishte bashkëpunuar me rusët. Por ekipi i Biden-it nuk ia dha këtë kënaqësi kampit të Trump që të përfitonte nga një proces poshtërues për McGonigal ku ai mund të pyetej nëse kishte trafikuar nën presionin e demokratëve raportin kundër Trump në 2016 për lidhje me Rusinë. McGonigal me “këshilla” nga lart preferoi të evitoi procesin duke e pranuar totalisht fajin pa hyrë në detaje se ç’ndodhi me rusët. 1-0 për Biden.
Interesi i Trump te dosja shqiptare e McGonigal
Vinte dosja e dytë e McGonigal ajo shqiptare, ku Trump edhe aty mund ta kapte Bidenin shah-mat. Ekipi i Trump di shumë gjëra për Hunter Biden dhe sulmet kanë filluar publikisht në një debat televiziv presidencial Trump-Biden më 2020 kur i pari akuzon të dytin se i biri i tij paguhej nga Kina. Biden e mohon kategorikisht, por më vonë vetë Hunter Biden u detyrua të pranonte se kishte marrë gati 5 milionë dollarë nga kompania kineze CEFC. Veçse kjo kompani gjigante energjetike kineze që u mbyll m pas nga shteti kinez që të mos shpërthenin skandalet, del e lidhur me shqiptarin Dorian Duçka, këshilltar zyrtar i drejtuesve kinezë të kompanisë në fjalë. Kompania kineze del e lidhur po ashtu dhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama që edhe ai si kinezët punësonte të njëjtin këshilltar, Dorian Duçkën. Kompania kineze i kishte ofruar Edi Ramës një ekspozitë të pikurave të tij në Kinë.
Habia e parë, e njëjta kompani kineze që paguan të birin e presidentit amerikan, paguan po ashtu dhe shqiptarët Dorian Duçka si këshilltar dhe Edi Ramën duke i ofruar një ekspozitë falas. Habia e dytë është se Dorian Duçka me Hunter Biden njihen. Habia e tretë, është se Dorian Duçka, Edi Rama, Hunter Biden dhe Mc Gonigal që të katërt këta njihen. Habia e katërt, firma kineze i paguan 1 milion dollarë Hunter Bidenit që ky të gjejë një kontakt në FBI-në e Nju Yorkut ku në 2017 ishte arrestuar një përfaqësues kinez i kompanisë me emrin Patrik Ho. Për të katërt këto habi gjen një literaturë të bollshme në shtypin amerikan me fakte konkrete, por këto rrëfime vetëm para një gjykate mund të provohen. Vetëm nëse gjykatësi i bën pyetje McGonigalit nëse ai e njeh apo jo Hunter Biden, ky do të vihej në pozitë të prononcohej nën betim. Evitimi i gjyqit të McGonigalit në Amerikë e hoqi këtë mundësi dhe ia heq mundësinë ekipit të Trump të vërtetojë gjithë këto lidhje misterioze Biden bir- Mc Gonigal që kalojnë nga Shqipëria. Por mbetet mundësia e një gjyqi në Shqipëri, ku të njëjtat pyetjet nën betim mund t’i bëhen Edi Ramës dhe Dorian Duçkës. Por dhe aty shtegu mbyllet pasi SPAK i cili është krijuar me ndërhyrjen e administratës demokrate amerikane sipas të gjitha gjasave nuk do të hape hetim që mund të dilte nga kontrolli dhe të çojë deri tek i biri i presidentit amerikan. Biden 2, Trump 0.
I ngelet tani vetëm një mundësi kampit të Trump, komisionet hetimore parlamentare nga Kongresi dhe Senati, që të shpresojë të zhbirojë lidhjet e Hunter Bidenit me McGonigal Shqipërinë dhe Kinën. Shpresa tjetër është që të bëhet presion mbi SPAK që të hapë gjyq në Shqipëri meqenëse në SHBA s’do të ketë më gjyq. Por herën e fundit kur Trump i kërkoi drejtësisë së Ukrainës që të hapte hetim ndaj të birit të Trump që dyshohej për korrupsion edhe atje me një firme ukrainase me emrin “Burisma” , ekipi i Biden kundërsulmoi efikasisht Trumpin se po bënte presion ndaj drejtësisë se një vendi të huaj. Pra duket e vështirë që rrethi i Trump të bëjë presion mbi SPAK. E megjithatë provat që servir shtypi amerikan, sidomos në një shkrim të New York Post të shkurtit të kaluar, janë të shumta dhe do të meritonin një hetim.
Konkretisht, në maj 2017 kur kompania kineze CEFC derdh një milion euro në llogari të firmës se Hunter Biden, shkëmbimet me e-maile midis Hunter Biden dhe ortakëve të tij, tregojnë se këtë “dhuratë” ia detyrojnë “Dorianit”. I pari që shkruan është ortaku i Hunter Biden, James Gilliar me këto fjalë në adresë të Hunterit dhe një ortaku tjetër pas marrjes së një milion dollarëve nga Kina: “Doriani na ka ndihmuar jashtëzakonisht që në fillim dhe ne duhet të gjejmë mënyrën për ta shpërblyer”. Menjëherë Hunter Biden i përgjigjet: “Është e padiskutueshme që duhet shpërblyer. Dhe nëse shumica e ortakëve nuk është dakord unë do i jap diçka nga pjesa ime”.
Ka pak dyshime për shumë ekspertë se Doriani në fjalë nuk është veçse Dorian Duçka meqenëse bëhet fjalë për kompaninë CEFC për të cilën punon shqiptari. Këtë pyetje mund ta bëjë për shembull tani SPAK meqenëse në SHBA s’do ketë gjyq. Por a ka interes administrata e Biden që SPAK të bëjë kështu lloj pyetjesh? Fakti tjetër. Një milion dollarët iu paguan kompanisë së Hunter Biden nga kompania kineze CEFC që i biri i presidentit të gjente se çfarë dosje kishte FBI për një kinez të kompanisë të arrestuar në New York me emrin Patrik Ho. Në një email më 2018, avokati amerikan i kinezit të arrestuar i shkruan një mesazh Hunter Bidenit siç e boton New York Post. Në këtë e-mail shkruar nga avokati Edëard Kim mund të lexohet : “do të ishte e dobishme sikur të na thoshit emrat e agjentëve të FBI me të cilët ju keni folur”. Të gjitha gjasat janë se bëhet fjalë për McGonigal meqenëse një agjent i FBI çuditërisht shkonte në ato momente në Shqipëri dhe kishte lidhje me Edi Ramën dhe Dorian Duçkën që ka lidhje me Hunter Biden.
Lidhjet e këtij qarku të ngushtë se kush ia ka prezantuar njëri-tjetrin dhe për çfarë pazaresh vetëm drejtësia mund t’i zhbirojë me kusht që të bëhet gjyq. Por Mc Gonigal duke pranuar vullnetarisht të “haje burg” edhe në dosjen shqiptare i eviton pikërisht drejtësisë të fusë hundët në një dosje ku mund të dalin lidhje shumë më të mëdha të krijuara apo të përfunduara në Shqipëri. Për më tepër që një dëshmitar i fundit në SHBA, sipas shtypit amerikan pretendon se është gati të dëshmojë se McGonigal qe spiuni i Hunter Biden brenda FBI-së së New Yorkut. Dhe se fundi po shtypi amerikan vë re se McGonigal dhe Hunter Biden i kishin fëmijët në të njëjtën shkollë.
Hetimi në Shqipëri mund të nxjerrë ato që nuk do të mund të thuhen më në gjykatat amerikane.
Kampi i Biden kishte pra si qëllim sipas analizës që bën kampi i Trump që dosja McGonigal të varrosej njëherë e përgjithmonë edhe nëse për këtë Mc Gonigal shkon “me dëshirë” në burg për pesë vjet maksimum ose më pak meqenëse e pranoi fajin. Por dosja ende nuk është varrosur. Ekziston gjithnjë mundësia teorike dhe praktike që dosja McGonigal të gjykohet në Shqipëri, që Edi Rama të merret në pyetje ashtu si Dorian Duçka dhe të dalin lakrat e lidhjes me Kinën. Rama do ta kishte të vështirë të mohonte para drejtësisë shqiptare se nuk ka dijeni fare për kinezet, sepse vete Rama është financuar nga e njëjta firmë kineze që ka financuar Hunter Biden. Me ndërmjetësinë e “Dorianit” firma kineze CEFC i pagoi një ekspozitë madhështore në Kinë Kryeministrit shqiptar. Po ashtu rezulton sipas Neë York Post, se ortaku i Hunter Bidenit, James Gillar ka bërë aferë në Shqipëri me kinezët e CEFC, gjë për të cilën qeveria Rama nuk ka si mund të mos jetë në dijeni dhe të gjitha këto rrezikojnë të dalin në dritë nëse hetimet hapen nga drejtësia shqiptare. Por edhe sikur SPAK të hetonte dhe drejtësia shqiptare mos të dënonte, kjo do të ishte sërish me rrezik për Biden-ët sepse pyetjet, përgjigjet, dëshmitë e Ramës apo Duçkës mbeten në dosje dhe mund të shfrytëzohen nga një tjetër administrate amerikane më vonë. Pra gjeja më e sigurt për administratën aktuale amerikane është që mos të ketë asnjë hetim në Shqipëri sidomos në këtë periudhë që Amerika hyn në fushatë. Me të drejtë shtrohet pyetja, po të doje administrata Biden që mos të ketë hetim në Shqipëri ndaj Ramës në dosjen McGonigal, a do t’i bindej SPAK? Prandaj hapja apo jo e një hetimi të tillë në Shqipëri është gur prove nëse SPAK është vërtetë i pavarur apo nën urdhra.
“Imuniteti” i Edi Ramës nëpërmjet Presidentit “nga populli”
Në këtë vorbull surrealiste të luftës politike Biden-Trump me rrënjë që shtrihen deri në Shqipëri, roli i Edi Ramës si dëshmitar kyç, po bëhet kyç. Po “ra” Rama me anë të një procesi McGonigal në Shqipëri bie në një farë mënyre Biden “himself” bir ose babë.
Në këtë faze, Biden nuk frikësohet pasi SPAK-u kontrollohet nga amerikanët dhe nuk do të ketë proces ndaj Ramës. Por Rama vetë do i kërkojë amerikanëve për këtë shërbim mbyllje goje, një favor, imunitet për veten për më vonë. Imunitetin e gëzon për aq kohë sa mban dhe pushtet, por Rama s’mund të rri pa fund Kryeministër sidomos me gjithë këto afera korrupsionesh në qeveri. Atëherë mund të imagjinohet që amerikanët mund ta kompensojnë Ramën duke i dhënë postin e Presidentit. Por Rama nuk mund të ketë garanci me një titull që s’ka pushtet. Aty ndoshta duhet kërkuar domethënia e propozimit të papritur të Lulzim Bashës për një president të zgjedhur nga populli i cili si i tillë nuk mund të jetë me honorifik. Ky propozim i Bashës mund të rezultojë të jetë skemë e amerikanëve. Kështu një Ramë president nga populli do të ketë fuqi absolute, jo vetëm mbi ushtrinë dhe punët e jashtme, por dhe mbi drejtësinë, kjo varet se si do të hartohen kompetencat e një presidenti nga populli. Vetëm në këtë mënyrë Rama dhe administrata demokrate fitojnë garanci se kryeministri shqiptar që do ta zëvendësonte Ramën më 2025, nga PS-ja, apo Basha, nuk do ta rihapin dosjen McGonigal që sipas ligjeve tona nuk mund të parashkruhet, e pakta para 10 vjetëve. Gjithë këtë kohë duhet ta kemi pra sërish Edi Ramën si të parin e vendit, vetëm nëse republikanët rikthehen në pushtet në SHBA dhe gjithë skenarët rifillojnë nga e para.
Të fundit


Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08



Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët
10 Korrik 2025, 11:33

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet
10 Korrik 2025, 11:11
23-vjeçari në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 të dyshuar
10 Korrik 2025, 10:58
35-vjetori i rënies së dëshmorit Josif Budo, Berisha i pranishëm në ceremoni
10 Korrik 2025, 10:49
Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:30
BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur
10 Korrik 2025, 10:29
Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:16
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës
10 Korrik 2025, 10:01
Inceneratori nuk ekziston, por qeveria vijon te shtojë fondet
10 Korrik 2025, 09:51
Shqipëria po plaket me ritme të shpejta! 30% e popullsisë mbi 60 vjeç
10 Korrik 2025, 09:46
Fundi i një epoke, Modric i thotë 'lamtumirë' Real Madridit
10 Korrik 2025, 09:36
Mali i Dukatit prej 6 ditësh në flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
10 Korrik 2025, 09:27

“Varfëria në rritje”/ DW: Shumë njerëzve në Gjermani nuk u del rroga
10 Korrik 2025, 09:08
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Korrik 2025, 08:51
Këmbimi valutor 10 Korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
10 Korrik 2025, 08:51

Foto/ Shkrumbohet gjatë natës restoranti në Theth, zjarri vihet nën kontroll nga banorët
10 Korrik 2025, 08:21

Rikthehet e nxehta përvëluese, termometri ngjitet deri në 40°C
10 Korrik 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Korrik 2025, 07:46
Operatori turistik në Theth: Po na shembin shtëpitë pa paralajmërim
9 Korrik 2025, 22:54
Malltezi akuza Gabriel Escobar: U kërkoi prokurorëve të veprojnë ndaj Sali Berishës
9 Korrik 2025, 22:33
Trump dhe komandanti izraelit paralajmërojnë: Armëpushimi në Gaza mund të jetë pranë
9 Korrik 2025, 22:13
Zjarri në Landfillin e Elbasanit, pedagogu: Është një kancer dhe krim mjedisor
9 Korrik 2025, 21:54
Ndodh në Kukës, gruas me tetë fëmijë i marrin lekët e raportit të lindjes
9 Korrik 2025, 21:38
Beleri në PE: Raporti për Shqipërinë i zbukuruar, realiteti flet për dështime
9 Korrik 2025, 21:28
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë
9 Korrik 2025, 21:22
Berisha apelon sërish: Stop terrorit shtetëror mbi banorët e Thethit!
9 Korrik 2025, 21:15
Virusi i 'sëmundjes së puthjes' lidhet me disa forma kanceri
9 Korrik 2025, 21:04
Malltezi rrëfen pas lirimit: Drejtësia është kthyer në armë politike
9 Korrik 2025, 20:51
Vokshi: Ka ngecur integrimi i Shqipërisë në BE, shkak mungesa e zgjedhjeve të lira
9 Korrik 2025, 20:37