Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Rasti i 17-vjeçarit në Gjermani - Rreziku i radikalizimit islamik mes shqiptarëve
Enver Robelli
Me vite të tëra kemi qenë një grup i vogël zërash pothuaj të vetmuar publikë që kemi paralajmëruar mbi rrezikun e radikalizimit islamist të shqiptarëve në diasporë dhe në Ballkan, veçanërisht në Kosovë e Maqedoni.
Sharjet, gënjeshtrat, shënjestrimi dhe kërcënimet kanë qenë çmimi që kemi paguar, por nuk jemi dorëzuar. Kur e shoh se një kosovar 17-vjeçar në Gjermani e ka qëlluar me thikë një arsimtare, duke i shkaktuar lëndime të rënda, i shtyrë me gjasë (dhe sipas autoriteteve gjermane) nga motivet ekstremiste fetare, nuk ndiej asnjë dëshirë t’ju them: “Ju kam paralajmëruar”.
E vërteta e hidhur është se shoqëria e gjerë nuk po e merr seriozisht këtë rrezik, politikanët nuk kanë guxim të prekin këtë hekur të nxehtë sepse kalkulojnë për vota dhe debati publik është i përqendruar kryesisht në ngatërresat toksike për pushtet. Përballë kësaj situate një grusht njerëzish - zëra të vetmuar në shkretëtirë - s’mund të bëjnë asnjë kthesë.
Rreziku i shkombëtarizimit i kërcënohet sidomos shqiptarëve në mërgatë. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë të paintegruar, madje refuzojnë të integrohen. Ky fakt nuk mund të mbulohet me prezantimin inflacionar të shembujve të mirë. Lum mërgata për ta! Por realiteti është edhe ky: te komuniteti shqiptar në një trevë zvicerane, për shembull, më lehtë i gjen 5 milionë franga për të ndërtuar një xhami se sa 500 franga për një aktivitet kulturor iluminist.
Komunitete të tjera janë aq të organizuara, saqë paguajnë bursa për shkollim të të rinjve, në komunitetet e mëdha shqiptare në Zvicër, Gjermani e Austri lehtë i gjen qindra e mijëra njerëz që entuziazmohen me marrëzitë paramesjetare të ndonjë tik-tok-imami. Të tillët janë idhujt e rinj, jo më Naim Frashëri, jo Esad Mekuli, jo Azem Shkreli, jo Martin Camaj, jo Gazmend Zajmi.
Andaj jemi këtu.
Sulmi i parë me motive islamiste në Gjermani është kryer në vitin 2011 nga Arid Uka. Një kosovar. I rritur në Gjermani. Në aeroportin e Frankfurtit ai vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi rëndë dy të tjerë! Goditje më të tmerrshme s’mund t’i bësh kombit dhe atdheut tënd. Uka u dënua me burg të përjetshëm.
Në fillim të nëntorit të vitit 2020 Kujtim Fejzulai, një simpatizant i grupit terrorist “Shteti Islamik”, vrau në Vjenë 4 njerëz dhe plagosi pjesërisht rëndë 23 të tjerë. Me origjinë nga Maqedonia, shqiptar me nacionalitet, ai u eleminua nga policia austriake para se të bënte një kërdi edhe më të madhe.
Rastet e tjera janë më pak ekstreme, por prapëseprapë të përbuzshme. Ka gra që qëllimisht pushtojnë hapësirën publike të veshura me burka, ndonëse e dinë se maskimi i tillë në Zvicër është i ndaluar me ligj. Për këtë shkelje së fundi u dënua një grua kosovare në Bern. Shpesh xhamitë funksionojnë të izoluara në zona të braktisura industriale të qyteteve perëndimore dhe askush nuk e di se çka predikohet në këto mjedise. Për një shtresë shqiptarësh të qenmit shqiptar me gjasë është ngarkesë, ata më shumë e shohin veten pjesëtar të ymetit islamist mbarëbotëror. (Sa i përket burkës, e cila nuk ka asnjë lidhje me fenë islame, por është simbol prapambeturie dhe i shtypjes së grave nga burrat, mund të shtrohet pyetja: ku është ai politikan shqiptar në Kosovë që ka guximin të dalë e të kërkojë e propozojë një ligj për ndalimin e saj edhe në Kosovë?).
Është e drejtë e secilit të besojë në çfarë të ketë dëshirë, por kur feja keqpërdoret për beteja kulturore dhe ideologjike, atëherë thika dhe armë të tjera nuk janë larg. Siç e pamë këto ditë në Essen të Gjermanisë. Frika se ky nuk është krimi i fundit nga këto qarqe është më shumë se e bazuar. Fatkeqësisht.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14