Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Skandali ndërkombëtar me Amant Josifin, ish-ortak i vëllait të Ramës një tjetër dështim për SPAK-un

Nga Genc Burimi
Pas aferës Mac Gonigal, afera Josifi, është skandali me tronditës që përfshin Shqipërinë në vorbullën e kriminalitetit ndërkombëtar me dijeninë e Shtetit shqiptar dhe të drejtësisë “së re” shqiptare.
Heshtja e kësaj të fundit për një skandal të përmasave të tilla i shton edhe më shumë dyshimet tek sinqeriteti i SPAK-ut kur bëhet fjala për hetime tek personat më të afërt tek rrethi i ngushtë i Edi Ramës. Personazhi në fjale Amant Josifi ka qenë këshilltar në kabinetin e ministres Olta Xhaçka, ashtu si Dorian Duçka i skandalit Mac Gonigal ka qenë këshilltar në qeverinë Rama ku çuditërisht SPAK insiston të mos hetojë.
Amant Josifi ka dhe një karakteristike suplementare, ai ka qenë ortk në biznes me Olsi Ramën , vëllain e Kryeministrit. Të dy , Amant Josipi dhe Olsi Rama kishin në bashkëpronësi firmën shqiptare te telekomunikacionit Pegasus Communications Shpk deri me 2017.
Por karriera e Amant Josifit do të marrë me pas një kthesë tjetër, që do ta kthejë atë në një ekuivalent të të famshit Madof me fitime kriminale që dhe vetë Madof do t’ja kishte patur zili, pasi janë gati 2,5 miliard euro te grabitura me mashtrime që e bëjnë sot Amant Josifin të ekstradohet nga Dubai në Spanjë.
Artikulli shokues i rrjetit investigativ ndërkombëtar mbi pasivitetetin e Shqipërisë në dosjen Josifi
Në origjinë të plasjes së skandalit është i famshmi rrjet investig ndërkombëtar OCCPR, të njëjtët gazetare që bënë të plaste dhe skandali i Panama Papers. Janë të njëjtët që do i “qepen“ që me 2020 Amant Josifit dhe grupit kriminal ndërkombëtar ku ai bën pjesë me emrin Milton Group.
Investigimet thelbësore fusin në lojë dhe shtypin spanjoll (gazeten kryesore El Pais) pasi Spanja është vendi me i prekur nga skema e mashtrimit me përmasa halucinante.
Lajmet sot bëjnë të ditur se shqiptari me emrin Amant Josifi është arrestuar në Dubai pikërisht me kërkesë të Spanjës.
U desh të cenoheshin interesat e shtetasve spanjolle domethënë europiane, që Dubai vend mik i Kryeministrit Edi Rama t’ja lëvrojë Spanjës shqiptarin që Dubai duhet t’ja kishte lëvruar me kohë Spak-ut .
Po si mund t’ja dorëzonte Dubai Amant Josifin Shqipërisë, vendi që po i fal Emirateve të Bashkuara arabe portin e Durrësit, dhe për më tepër kur Shqipëria as urdhër arresti ndërkombëtar nuk kishte nxjerrë në adresë të autoriteteve në Dubai? A mund të këtë lidhje kjo “mbyllje sysh” shqiptare me faktin që Amant Josifi ka qenë ortak me vëllain e Kryeministrit dhe këshilltar në qeverinë e tij e pikërisht në shërbim te ministres Olta Xhaçka kur kjo ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes? Ishte kjo që shokoi më shumë gazetarët e huaj.
Kjo jetë e dyfishtë e një përfaqësuesi në qeverinë shqiptare i lidhur njëkohësisht me krimin e organizuar ndërkombëtar. Për çfarë akuzohet konkretisht Amant Josifi? Ndërkohë që paguhej nga taksapaguesi shqiptar, ai mbante në këmbë një mega-piramidë financiare ndërkombëtare.
Një rrjet call centerash me emrin Milton Group i shtrirë nga Ukraina ne Gjeorgji duke përfshirë Shqipërinë.
Nga 15 Call Centerat e rrjetit 6 ndodheshin në Shqipëri. Nga 5 të arrestuarit e operacionit EUROJUST para disa kohesh qe shpartalloi këtë “piramide financiare” botërore e shtrirë në 10 vende 4 u arrestuan ne Shqipëri.
Vendi ynë mbante peshën kryesore. Por mungonte “koka” , Amant Josifi qe fshihej në Dubai ndërkohë që Dubai si për ironi te fatit , ose si kompensim qe mos ta dorezonte, bente marrëveshje me qeverinë shqiptare që t’i dhurohej porti i Durrësit. Grupi kriminal ndërkombëtar ku ne rolet kryesore luante shqiptari Josifi, arriti qe ne tre vjet ekzistence te fitoje pra mbi dy miliard dollarë me metoda komerciale shitje në telefon për produkte financiare ne kriptomonedha.
Viktimat e Amant Josifit qe punësonte mbi 500 te rinj e të reja në Shqipëri që mashtronin në telefon, ishin mbi 200 mijë qytetarë të thjeshtë në BE, nga Spanja, në Itali e në Gjermani .
Viktimave, shpesh në moshë të thyer , u premtoheshin fitime të shpejta e super të majme. Kjo afere kaq e rëndë, kaq e shëmtuar, kaq barbare dhe kaq e papranueshme në Europën e civilizuar vuri në lëvizje jo vetëm shërbimet spanjolle për të mbrojtur qytetaret e saj, por, çoi dhe rrjetin e famshëm të gazetareve investigative OCCRP te beje një sërë artikujsh publik te konsultueshëm në websitin e tij.
Gazetaret ne fjale vendosen t’i shtrinin investigimet dhe ne Shqipëri. Aty ata do te zbulojnë një heshtje të pazakonte nga policia shqiptare dhe nga SPAK.
Me 15 dhjetor 2022, rrjeti investigativ hedh ne internet shkrimin me titull “Kërkohet ish-zyrtar shqiptar në lidhje me mashtrimin në Call Center” .
Gazetaret e rrjetit investigativ vendosin te shpalosin aty gjithçka qe i kishte shokuar në mungesën e kooperimit nga autoritetet shqiptare qe i shmangnin pyetjet e tyre.
Artikulli lë te kuptojë se Amqant Josifi gëzonte një mbrojtje “nga lart”. Ja shkrimi i plotë i rrjetit investigativ ndërkombëtar OCCRP:
“Spanja ka lëshuar një urdhër arresti për një ish-zyrtar të lartë qeveritar në Shqipëri, i ekspozuar nga rrjeti ynë i gazetareve investigative si pronar i një qendre telefonike që dyshohet se mashtronte viktimat në mbarë botën duke i drejtuar në investime të rreme.
Amant Josifi, një ish-këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë me lidhje të ngushta biznesi me vëllain e kryeministrit Edi Rama, akuzohet për mashtrim dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, sipas burimeve pranë hetimit të policisë në Spanjë.
Nuk dihet vendndodhja e Josifit. Josifi, i cili ka mohuar në të kaluarën se qendra e tij kishte ndonjë lidhje me mashtrimin, u largua nga puna e tij në qeverinë shqiptare menjëherë pasi u publikua historia e tij e mashtrimit nga rrjeti ynë investigativ OCCRP.
Nëna e Amant Josipit, Pranvera Strakosha, ka një pozitë të spikatur në Shqipëri si kryesuese e një organi që mbikëqyr shërbimin civil shqiptar. Edhe ajo nuk mund të arrihet për te na dhënë një koment.
Në një seri të koordinuar bastisjesh në të gjithë Evropën më 8 dhe 9 nëntor 2022, policia nga shumë vende – duke përfshirë Gjermaninë dhe Spanjën, ku jetonin shumë viktima – arrestuan të paktën katër persona dhe mbyllën 15 qendra telefonike në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoninë e Veriut. , dhe Ukrainë. Dy nga partnerët e biznesit të Josifit në Shqipëri, Bernardo Saraçaj dhe Erindi Pysqyli, u arrestuan dhe do të ekstradohen në Spanjë. Më 10 nëntor, policia shqiptare dhe prokurorët e krimit të organizuar mbajtën një konferencë për shtyp duke shpallur suksesin e operacionit, por nuk përmendën emrin e Amant Josifit.
Autoritetet shqiptare refuzuan gjithashtu t’u përgjigjen pyetjeve të shumta nga rrjeti ynë investigativ OCCRP, duke thënë se ishte e pamundur të jepeshin detaje për njerëzit e kërkuar në lidhje me call-centerat , sepse ishte një “sekret hetimor”.
Vetëm pasi një gazetar i rrjetit tone bëri tre kërkesa, njërën në Prokurorinë e Posaçme shqiptare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe dy në polici, atëherë prokurorët shqiptare lëshuan një deklaratë ku konfirmonin se Spanja kishte lëshuar një urdhër arresti për Amant Josifin.
Prokuroret shqiptare konfirmuar se Shqipëria nuk kishte lëshuar urdhër arresti , por shtuan: “Përderisa një shtetas shqiptar kërkohet ndërkombëtarisht nga autoritetet e huaja, ai person kërkohet patjetër në Shqipëri”.
Policia shqiptare nuk iu përgjigj pyetjeve tona të OCCRP-së se çfarë po bëhet për gjurmimin e Amant Josifit.
Sali Berisha, i cili është lideri kryesor i opozitës në Shqipëri, bëri thirrje për një hetim nëse qendrat e thirrjeve të Josifit ishin mbrojtur nga kryeministri dhe vëllai i tij, Olsi, i cili më parë ishte bashkëpronar i një firme telemarketing me Josifin. Rrjeti i mashtrimit të qendrave të thirrjeve “është një grabitje monstruoze e qytetarëve europianë në Gjermani, në Spanjë”, tha Berisha gjatë një konference për shtyp më 18 nëntor. Pak ditë më vonë, kryeministri shqiptar Rama mohoi çdo lidhje me Josifin – edhe pse nuk e përmendi me emër – dhe këmbënguli se qeveria nuk po e mbronte nga ndjekja penale.
“Sa i përket personit për të cilin po flasim, nëse shteti do ta kishte mbrojtur, ai nuk do të kërkohej sot”, u tha ai gazetarëve.
“Sa i përket emrit të vëllait tim, i cili është përmendur në lidhje me këtë rast, kjo është pjesë e thashethemenajave në gropëzën tonë politike”, shtoi ai.
Nga Dubai në Spanjë pa kaluar nga Shqipëria
Në artikullin e mësipërm, momenti me interesant është kur prokuroret shqiptarë konfirmojnë se nuk kishin lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Josifin edhe pse e pranojnë rrezikshmërinë e tij të lartë meqenëse kërkohet ndërkombëtarisht.
Është interesante po ashtu një tjetër fakt. Disa muaj nga publikimi i këtij shkrimi të rrjetit investigativ ndërkombtare kundra korrupsionit dhe krimit te organizuar, Drejtuesi i SPAK – ut, Altin Dumani e përgatiti opinionin publik shqiptar me një deklaratë të pazakonte se mos të presin nga Spak-u që të kërkojë kriminelet që fshihen në Dubai, sepse gjoja Dubai nuk ia dorëzon jo vetëm Shqipërisë, por as dhe vendeve të BE-së.
Por ja që mjaftoi një kërkese e Spanjës , dhe Dubai e dorëzoi pa problem Amant Josifin.
Atëherë a gënjeu apo mbuloi dike, Altin Dumani kur u prononcua kështu ne fillim te qershorit 2023 :
“Prokuroria e Posaçme ka transmetuar pranë Ministrisë së Drejtësisë katër kërkesa për ekstradimin e shtetasve shqiptarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë akoma në proces shqyrtimi nga autoritetet arabe. Ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk është një problem vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Unë e kam adresuar këtë problem në raport, ju takon autoriteteve të tjera për ta ndjekur në vijim.”
Drejtuesi i Spak-ut u thotë shqiptareve se pret nga vete qeveria Rama që të bëje presion mbi Dubain që ky vend te dorëzojë persona që rezultojnë të lidhur me qeverinë e Ramës apo me të afërm te Ramës.
Sa gjatë do kishim pritur po mos të kish ndërhyrë vetë Spanja që të behet drejtësi. A do të jetë ndonjëherë eficent SPAK vetë pasi gjithë peshqit e mëdhenj që kapen në Shqipëri janë fryt i këmbënguljes së shërbimeve të huaja.
Një pyetje e fundit për SPAK: A ka dijeni ku ndodhet Ahmetaj apo pret që dhe atë ta gjejë qeveria Rama…
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14