Flash News

KRYESORE

Opozita përshëndet opinion e Venecias: Rrëzoi propagandën e Edi Ramës për shkarkimin e Presidentit

Opozita përshëndet opinion e Venecias: Rrëzoi propagandën e

Opozita e bashkuar me një deklaratë të përbashkët përshëndet opinionin e Venecias për presidentin Meta.

Duke vlerësuar dhe mbështetur Presidentin, opozita e bashkuar thekson në deklaratë se “Venecia pohon se qeveria e Edi Ramës nuk ka ndjekur rrugën kushtetuese për kundërshtimin e Dekreteve të Presidentit. As Qeveria dhe as Parlamenti monist nuk kanë sfiduar përpara asnjë gjykate Dekretet Presidenciale.”

 “Kjo nënkupton se Dekretet e Presidentit për anullimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve janë edhe sot në fuqi”-vazhdon reagimi.

Po ashtu opozita e bashkuar shpreh se opinioni i Venecias është final për të rrëzuar propagandën e Edi Ramës.

“Opinioni konfirmoi edhe njëherë se qëllimi i vetëm i Edi Ramës është kapja e të gjitha pushteteve, rrënimi i shtetit ligjor dhe parimit të ndarjes e balancimit të pushteteve, me qëllimin e vetëm të mbrojtjes së krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Opinioni Final i Komisionit të Venecias rrëzon propagandën e Edi Ramës për shkarkimin e Presidentit, propagandë e cila mbahet në këmbë nga një komision parlamentar me mision të dështuar antikushtetues”-thuhet në deklaratën e përbashkët.

Komisioni i Venecias ka publikuar opinionin final për presidentin Ilir Meta, ku theksohej se presidenti ka shtyrë zgjedhjet lokale pa një bazë ligjore ad hoc, dhe se një vendim i tillë duhej të merrej vetëm në raste shumë urgjente.

Por gjithashtu është konkluduar se edhe nëse ka tejkaluar kompetencat kushtetuese, kjo nuk do të thotë se me domosdoshmëri presidenti duhet të fajësohet.

‘Venecia’ publikon opinionin final për Metën: Shtyu zgjedhjet pa bazë ligjore, por presidenti nuk fajësohet me domosdo

Të fundit