All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

OSBE ‘nxin’ 30 qershorin/ Rama e lexon ndryshe: Raporti certifikoi zgjedhjet, e kotë të ngemë furtunë mbi një gotë uji

All - Paragraf - 1

Edhe pse raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të 30 qershorit numëroi një sërë problemesh, kryeministri Edi Rama thotë se ky raport i ka certifikuar zgjedhjet si legjitime.

All - Paragraf - 3

Nëpërmjet disa postimeve në tëiter, Rama shprehet se është ‘e gabuar dhe e dëmshme për vendin, e në radhë të parë për opozitën joparlamentare që të ngrejë  një furtunë në një gotë me ujë’.

“Përpjekja për të ngritur një furtunë në gotë mbi Raportin e OSBE/ODHIR-it është e kotë, e gabuar dhe e dëmshme për vendin,e në radhë të parë për opozitën joparlamentare! Raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet”, shkruan  Rama.

Ai e vë theksin tek zgjedhjet e vitit 2021 dhe tek Reforma Zgjedhore, duke u shprehur se dora e tij është e shtrirë për dialog dhe bashkëpunim.

“Çdo vonesë e kotë sot e bën më të vështirë arritjen e një rezultati domethënës, në adresimin e problematikës së evidentuar përmes rekomandimeve”, thekson kryeministri.

Të fundit