Flash News

KRYESORE

Pagesa për televizionet, deputetja e PD: Lekët do u merren qytetarëve për të mbështetur propagandën

Pagesa për televizionet, deputetja e PD: Lekët do u merren

Deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu, ka akuzuar qeverinë se po zhvat qytetarët me iniciativën e fundit për të rritur taksën që paguajnë shqiptarët për Radio Televizionin Publik Shqiptar e për ta ndarë më pas me televizionet private.

Përmes një statusi të publikuar në profilin e saj në Facebook, Kadiu thekson se median e lirë nuk e ndan asgjë nga propaganda dhe se kryeministri Rama po përpiqet të grabisë çdo pasuri publike të mundshme, siç po bënë këtë herë edhe me frekuencat televizive.

Nga brenda mbledhjes, Edi Rama bën edhe reporterin; u shpërndan mediave fjalët e tij ku kritikon deputetët

Statusi i Kadiut në Facebook

Çfarë ndryshimi kanë frekuencat e transmetimeve televizive nga çdo pasuri tjetër publike?! ASGJË. Atëherë le ta zhvasim.

Çfarë e ndan sot median e lirë nga propaganda?! ASGJË. Atëherë ta suportojmë me lekët e qytetarëve. Atëherë le t’u marrim para shqiptarëve e t’ia japim këtyre mediave private.

A ka ndonjë ndryshim kjo e fundit nga të gjitha punët e qeverisë Rama?!! ASGJË. Karvani i babëzisë ecën përpara.

P.s. Mediat në Shqipëri janë të përjashtuara nga TVSH-ja e reklamës.

Të fundit