Flash News

KRYESORE

Paketa anti-shpifje, OSBE paralajmëroi Ramën: Nuk tolerojmë kufizimin e lirisë së mediave

Paketa anti-shpifje, OSBE paralajmëroi Ramën: Nuk tolerojmë

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias në Vjenë, Harlem Desir në një takim me kryeministrin Rama më datë 20 Nëntor paralajmëroi kreun e ekzekutivit shqiptar të jetë i kujdesshëm më paketën e re ant-shpifje.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga OSBE-ja, Desir theksoi se ligji nuk duhet të cënojë kurrësesi lirinë e mediave.

“Bashkëpunimi ynë për paketën e re anti-shpifje dhe rregullat për mediat në internet janë shumë e rëndësishme për të siguruar që dispozitat në legjislacionin e ardhshëm të mos jenë kufizuese për lirinë e shprehjes, lirinë te medias dhe qasjen në internet ", i tha ai kryeministrit Rama, duke shtuar se: “Kjo është një nga çështjet më komplekse dhe më të ndjeshme për lirinë e shprehjes në epokën dixhitale”.

Dy projektligjet e propozuara nga Këshilli i Ministrave janë hartuar pa përfshirjen e grupeve të interesit, si: Mediat online dhe shoqëria civile.

Poropozimi, i cili prek vetëm mediat online, jo televizionet dhe gazetat e printuara vjen në një kohë që portalet po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi nga lexuesit.

Paketa anti-shpifje kundërshtohet nga Qendra Europiane e Mediave: Qeveria të ndalojë procedimin e projektligjeve

Mbërrin në zyrën e Ramës kërkesa e organizatave ndërkombëtare: Tërhiq paketën anti-shpifje

Të fundit