Flash News

KRYESORE

Paralajmërohet publikimi i disa përgjimeve në korrik: Ka ministra e kryetarë bashkish

Paralajmërohet publikimi i disa përgjimeve në korrik: Ka ministra

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka pohuar se mazhoranca nuk do të ketë një verë të qetë pasi sipas tij në korrik do të dalin në dritë disa dosje të tjera që implikojnë zyrtarët e lartë të shtetit.

I ftuar në emisionin ‘Politika Online’, Salianji shtoi se skandalet do te jenë më të mëdha se ato të publikuar nga PD-ja deri tani, pavarësisht se nuk përmendi emra.

“Nuk ka diskutim që edhe rasti i përfshirjes së vëllait të ministrit i përfshirë në trafik droge, PD i verifikon të dhënat. Dhe ka të dhëna, i ka Rama dhe ndërkombëtarët, ka regjistrime të ministra dhe kryetarë bashkish aktualë që janë përfshirë në raste të rënda korrupsioni. Këto i di Edi Rama dhe organet ligjzbatuese. Do të ketë rast pas rasti, sapo ne t’i verifikojmë. Do të jetë një verë përvëluese për qeverinë. Do të thotë se qeverisë po i plasin skandale dhe do të ketë edhe më të mëdha gjatë këtij sesioni parlamentar.” theksoi Salianji

Si anëtar i Komisionit të Sigurisë, demokrati shprehet se nuk u është dhënë asnjë sqarim për çështjen e refugjatëve dhe luftëtarëve të ISIS që mund të vijnë në Shqipëri.

Ndërkohë edhe vetë lideri demokrat, Lulzim Basha të enjten e kaluar në studion e emisionit ‘Opinion’ paralajmëroi mazhorancën se i pret  një suprizë e madhe, e cila do u vijë andej nga ata nuk e presin.

Të fundit