Flash News

KRYESORE

Paralajmëroi tubim më 2 mars, reagon qeveria: Presidentin nuk e ndihmon dot as Luli, populli jo e jo

Ministrja socialiste Elisa Spiropali i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili sot deklaroi se më 2 mars, do të firmosë dekretin e parë kundër asaj që ai e quan grusht shteti.

Presidenti ftoi qytetarët në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për të lidhur me ta sipas një një besëlidhje kundër grushtit të shtetit.

Përmes një postimi në Twitter, Spiropali shkruan se Metën nuk e ndihmon dot as Basha dhe as populli dhe shton se  grushti i shtetit ka nisur në kokën e Ilir Metës që prej nisjes së Reformës në Drejtësi.

Me ironi, Spiropali thotë se Metës i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe priti Konferencën e Donatorëve për ta ‘ribërë veten leckë’.

“Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën.Kjo dihet.Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin!Keqardhja për Presidentin ka sosur.Ajo për I.Metën s’ka të sosur!

Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit,ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta.”- shkruan Spiropali.

Të fundit