Flash News

KRYESORE

Parapaskenat e përplasjes te ‘Krimet e Rënda’; Hajdarmataj kërkoi të vijonte përballjen me Shullazin, Prela dhe Marku nuk pranuan

Parapaskenat e përplasjes te ‘Krimet e Rënda’; Hajdarmataj

Në letrën e bërë publike sot nga 10 prokurorë të ‘Krimeve të Rënda’ zbulohen edhe disa detaje nga prapaskenat e përplasjes së tyre me drejtuesen Donika Prela dhe kryeprokuroren Arta Marku.

Prela kërkoi hedhjen e shortit për zëvendësimin e Eneid Nakuçi, i larguar befas nga dosja, por prokurorët e kanë kundërshtuar këtë procedurë. Në letër sqarohet se prokurori Besim Hajdarmataj i ka shprehur Prelës, përmes një akti me shkrim, më 18 shtator, vullnetin për të vazhduar përfaqësimin e çështjes Shullazi dhe dhënien e pretencës për tre të akuzuarit, çka do të shmangte ngërçin në këtë institucion.

“Nga pjesa më e madhe e prokurorëve të pranishëm në mbledhje, u paraqitën pretendime në lidhje me kërkesën për hedhjen e shortit dhe ligjshmërinë e tij, pasi prokurorët e çështjes Elisabeta Ymeraj dhe Ened Nakuçi, vazhdonin të ishin prokurorë të çështjes, përfshirë këtu edhe prokurorin Besim Hajdarmataj, i cili në fakt, jo më herët se data 18 Shtator 2018, përmes një akti me shkrim, i kishte shprehur drejtueses së komanduar të PKR vullnetin e tij, për të vazhduar përfaqësimin e çështjes në fjalë, pranë gjykatës kompetente”, thuhet në letër.

Arsyet përse Donika Prela dhe Arta Marku nuk kanë pranuar që të ishte Hajdarmataj prokurori që do lexonte pretencën në sallën e gjyqit për Emiljano Shullazin, nuk u bënë të ditura as në kundërpërgjigjen që kryeprokurorja lëshoi në publik ndaj vartësve të saj.

Të fundit