Flash News

KRYESORE

“Partia e Patozit financohet nga Edi Rama; strategji për asgjësimin e opozitës”

“Partia e Patozit financohet nga Edi Rama; strategji për

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së deklaron se themelimi i partisë së re nuk është një zhvillim real, por i stisur.

Në emisionin ‘Open’ në Top Channel, megjithatë Nishani sqaroi se respekton vendimin e Patozit, që pritet të jetë në krye të forvës së re politike.

“Ne jemi vend i lirë dhe kushdo mund të përfshihet në politike, por këtu çështja është gjetkë. Edi Rama ka 20 vite në pushtet dhe nuk ka ofruar asnjë shërbim e kontribut publik”, tha ai gjatë një interviste televizive.

Sipas Nishanit, Rama ka vite që financon për asgjësimin e opozitës, siç po e bën sipas tij dhe me këtë lëvizje.

‘Bindja Demokratike’ do të regjistrohet nesër në gjykatë dhe me pas në KQZ. Pjesë e saj pritet të jenë: Andi Përmeti, Leonard Olli apo Fabian Topollaj, ndërsa emra të tjerë pritet të zbulohen në orët në vazhdim.

https://www.youtube.com/watch?v=wig3O9P-_MY

Të fundit