Flash News

KRYESORE

Përfundon mbledhja 3 orëshe e ‘Bindjes Demokratike’. Patozi: Nuk kemi asgjë për të fshehur

Përfundon mbledhja 3 orëshe e ‘Bindjes Demokratike’.

Pas 3 orëve, ka përfunduar mbledhja e parë e partisë Bindja Demokratike, ku pjesë e takimit ishin 26 persona. Astrit Patozi, ne nje prononcim per gazetaret u tregua i rezervuar për forcën e re që pritet të regjistrohet nesër në Gjykatë dhe më pas në KQZ.

“Ju falenderoj për vëmendjen kaq të madhe. Ju kërkoj ndjesë që nuk ua shuaj dot kërshërinë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe asgjë për të treguar sot. Nesër do të kemi një komunikim për të gjithë”, sqaroi shkurtimisht Patozi.

Sipas informacioneve, partia  nuk do të ketë një kryetar por do të drejtohet nga një bord me disa anëtarë. Deri tani, grupi parlamentar demokrat me 7 deputetë ka refuzuar të bëhet pjesë forcës së re politike.

Të fundit