Flash News

KRYESORE

Parulla ndaj Borchardt, zv/ministri i Brendshëm gjen fajtorët imagjinarë

Parulla ndaj Borchardt, zv/ministri i Brendshëm gjen fajtorët

Zëvendës ministri i Brendshëm i Shqipërisë Julian Hodaj në një prononcim për emisionin “Dritare me Rudinën” ka komentuar parullën në pallatin ku jeton ambasadori Berndt Borchardt. Hodaj u shpreh se dihet se kush janë frymëzuesit e gjestit, duke nënkuptuar opozitën në një kohë që sqaroi nëse policia po kërkon për autorët e vërtetë të ngjarjes.

“Nuk besoj se ia vlen ta flasim nëse e kemi shoqëruar me polici apo jo. Mendoj se veprimi ka prapavijë. Një grup doli dhe ka brohoritur. Nuk na bën nder, aq më tepër që vitin tjetër Shqipëria kryeson OSBE-në. Ajo që ndodhi të them skandaloze më duket pak. E mbaj mend që Basha me nënqeshje e ka kujtuar. Edhe kjo dëshmon se kush janë frymëzuesit.

Shprehja e Lulzim Bashës, kur u pyet për këtë rast skandaloz, tregon se kush e ka bërë atë grafit. Grafiti ishte pasi OSBE tha se protesta e opozitës përmbante dhunë kriminale. Kjo është tepër e qartë tashmë”, mendon Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm.

Partia Demoktatike u distancua përmes ish-deputetit, Enkelejd Alibeaj që u shpreh se ndërkombëtarët janë partner të tyre.

Të fundit