“Turp të të vijë”, Partia Demokratike distancohet nga parulla anti- Borchardt

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është distancuar nga parulla kundër ambasadorit të OSBE-së, Bernard Borchardt. Në emisionin ‘Opinion’, Alibeaj duke folur në emër të Partisë Demokratike u shpreh se ata i konsiderojnë ndërkombëtarët si partner të tyre.

“Ndërkombëtarët janë pjesë e qenësishme e politikës në vend dhe ne i konsiderojmë ata partner. Jemi në kontakt me ta dhe i informojmë për situatën edhe pse e dimë fare investimin e Edi Ramës për të ndërtuar një realitet fasadë para tyre”, deklaroi Alibeja.

Të shtunën, në banesën ku banon ambasadori Borchard u shkruajt një parullë në anglisht: “Turp të të vijë”. Ajo ngjalli reagime të shumta brenda dhe jashtë vendit.