Flash News

KRYESORE

Pas dorëzimit të mandateve, mblidhen në selinë blu kandidatët pasardhës për deputetë në listat e PD

Janë mbledhur në selinë blu kandidatët pasardhës në listat e PD-së, pas dorëzimit të mandateve nga deputetët aktualë.

Mbledhja nis në orën 18:00 dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me kandidatët, nëse do zëvendësojnë të larguarit, apo do të tërhiqen.

Pak minuta më parë Këshilli Kombëtar i PD-së votoi unanimisht për djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike.

Burime bëjnë me dije për Politiko.al se në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu, asnjë nga të pranishmit nuk është shprehur kundër propozimit të Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për të bërë nul mandatet e ligjvënësve të saj.

Këshilli i PD voton për djegien e mandateve; Basha: Vendimi ka efekt të menjëhershëm; betejën do e çojmë deri në fund

Të fundit