Flash News

KRYESORE

Pas Metës, reagon Partia Demokratike për sulmet në Siri: Akt për të ndëshkuar krimet monstruoze

Pas Metës, reagon Partia Demokratike për sulmet në Siri: Akt

Për sulmet në Siri nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca ka reaguar Partia Demokratike.

“Partia Demokratike mbështet vendosmërisht goditjen ushtarake të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër armëve kimike të regjimit kriminal në Siri.

Përdorimi i këtyre armëve kimike rikonfirmoi  se regjimi i Asad-it është në gjendje të ndërmarrë veprimet më ç’njerëzore kundër popullsisë së pambrojtur, nëse nuk përballet me pasojat më të rënda.

Partia Demokratike e vlerëson si plotësisht legjitime ndërhyrjen e sotme ushtarake të aleateve tanë dhe shpreh mbështetjen e plotë dhe të vendosur për Presidentin Trump, Kryeministren May dhe Presidentin Macron, në aktet e ndërmarra për të ndëshkuar krimet monstruoze, për të mbrojtur popullsinë siriane nga sulmet me armë kimike dhe në perpjekjen për siguri dhe paqe në rajon dhe më gjerë”, shkruhet në deklaratën e PD-së për mediat.

Kujtojmë që dhe pak minuta më parë reagoi presidenti Ilir Meta, i cili mbështet ndërhyrjet ushtarake në Siri.

Të fundit