Flash News

KRYESORE

Pasi u bë e ditur në media, policia konfirmon përdhunimin e minorenes në Durrës pas dy javësh

Pasi u bë e ditur në media, policia konfirmon përdhunimin e

Sot në media u publikua një tjetër ngjarje e rëndë, e ndodhur prej dy javësh në Durrës.

Një vajzë 8-vjeçare është përdhunuar në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Myslim Hida” në fshatin Arapaj.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia deri sot kur u bë publike në media.

Reagimi i policisë Durrës:

Në datë 05.07.2019, Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në zbatim të urdhërit të Prokurorit, ndaluan 16-vjecarin A.R., pasi ky shtetas dyshohet të ketë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 108/a/2 dhe 110/2 të Kodit Penal. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.K., 13 vjeç. Për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Për ngjarjen ka pasur informacione koktradiktore, pasi raportimet nga dëshmitarë dhe banorë të zonës kanë thënë se vajza është dhunuar dhe është gjetur e lidhur në katin e katërt të shkollës.

Burime bëjnë me dije se janë sekuestuar kamerat rreth shkollës, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit