Flash News

KRYESORE

Pasi u pozicionua kundër Armenisë, presidenti Ilir Meta i kërkon takim homologut gjatë vizitës në Mynih

Pasi u pozicionua kundër Armenisë, presidenti Ilir Meta i kërkon

Presidenca njoftoi ditën e djeshme se Ilir Meta kishte zhvilluar një takim me homologun e Armenisë, Armen Sarkissian, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Kënaqësi të takoj në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian. Koha e duhur për të shtyrë përpara marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht në aspektin ekonomik e tregtar. Lidhjet historike midis dy kombeve dhe kontaktet njerëzore, duhen promovuar e inkurajuar nga të dyja palët”, shkruajti Meta në rrjetet sociale.

Ndërkohë, pala armene njofton se ishin shqiptarët ata që e kërkuan takimin.

Gjatë takimit, presidenti Sarkissian ka shprehur pakënaqësinë për qëndrimin e Metës sa i përket konfliktit në rajonin Nagorno-Karabakh.

“Deklaratat e cilido shtet në favor të cilësdo pale nuk mund të ndihmojnë në asnjë mënyrë në zgjidhjen paqësore të problemit. Ekziston një format, brenda të cilit po zhvillohen negociata”, ka deklaruar Sarkissian.

Gjatë një vizite të zhvilluar në Azerbajxhan, në mars të 2018-ës, presidenti Meta u pozicionua hapur në favor të këtij shteti, sa i përket konfliktit në Nagorno-Karabakh.

“Shqipëria qëndron me Azerbajxhanin në konfliktin Nagorno-Karabakh dhe rivendosja e paqes dhe stabilitetit është e një rëndësie të madhe”, deklaroi presidenti shqiptar gjatë asaj vizite.

Nagorno-Karabakh ka qenë një rajon autonom armen, brenda Bashkimit Sovjetik dhe në vitin 1991, me shembjen e komunizmit, shpalli pavarësinë edhe nga Azerbajxhani. Megjithatë, pavarësia e këtij rajoni nuk u pranua kurrë dhe ai u njoh më pas nga komuniteti ndërkombëtar si pjesë e Republikës së Azerbajxhanit. Gjithsesi, që prej vitit 1988, qeveria e Azerbajxhanit nuk ushtron asnjë funksion brenda territorit të Nagorno-Karabakh, i cili drejtohet nga qeveria e ‘Republikës së Artsakh’. Rajoni popullohet nga etnikë armenë dhe herë pas here konflikti me qeverinë azere përfundon në përdorimin e armëve.

-Të gjithë në Mynih të Gjermanisë, përveç Edi Ramës

Të fundit